E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Makina “Ferrari”, “Lamborghini”, orë “Rolex”, apartament dhe toka, sekuestrohet pasuria “marramendëse” e fierakut!

Korrieri nga Korrieri
12.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Makina “Ferrari”, “Lamborghini”, orë “Rolex”, apartament dhe toka, sekuestrohet pasuria “marramendëse” e fierakut!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mijëra ha tokë, apartament, vendparkim, 13 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro janë sekuestruar me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit.

Pasuria marramendësi është në pronësi të një personi me inicialet A,M që dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës.

Mes pronave të sekuestruara janë dhe një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme e llogari bankare 120 mijë euro.

Bëhet fjalë për procedimin penal me  nr. 1162 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal

Pasuritë e sekuestruara janë:

Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,

Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.

Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m2.

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2.

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .

Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.

Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.

Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.

Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m2.

Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.

Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.

Automjeti i markës “Volksëagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.

Automjeti i markës “BMË”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.

Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.

Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.

Automjeti i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.

Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.

Automjeti i markës “BMË”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.

Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.

Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.

Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.

Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.

Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.

Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme

Një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro.

Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Njoftimi i prokurorisë Fier:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1162 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar në bazë të referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për shkak të dyshimit të krijuar se shtetasi A.M. është i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprimeve të kryera për të mbuluar origjinën reale të pasurive në zotërim të drejtpërdrejte apo të tërthortë prej tij.

Në funksion të procedimit penal, Prokuroria Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ka kryer verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit A.M. dhe/ose peronave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive. Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre.

Mbështetur në të dhënat e administruara për llogari të procedimit penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr. 3/2024.

Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e disa pasurive të paluajtëshme dhe të luajtëshme. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata, si e bazuar në ligj dhe prova.

Në vijim të vendimit të Gjykatës dhe urdhërit të Prokurorit, janë ekzekutuar nga policia gjyqësore një pjesë e sendeve të sekuestruara, si më poshtë:

Pasuritë e mësipërme janë një pjesë e pasurive që janë arritur të ekzekutohen nga policia gjyqësore pasi vijon puna për ekzekutimin e sekuestrimit të sendeve të tjera të cilat janë objekt i sekuestros.

Po ashtu, në funksion të procedimit penal nr. 1162, të vitit 2020, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal, mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës dhe vendimit të Gjykatës të datës 11.06.2024, është lejuar kontrolli i banesës apo ambjenteve të personave objekt i hetimeve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

– Një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro.

– Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Në total vlera e pasurive/aseteve të sekuestruara për llogari të procedimit pasuror dhe atij penal, shkon në vlerën rreth 1.8 milion euro.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Para

Orë, flori, parfum dhe sende me vlerë nga Franca/ SPAK mbyll hetimet për 12 persona, mes tyre dhe familja e shoferit të Ardi Veliut! 

Pas

Si dështoi plani për vrasjen e Dor Dulit në ceremoninë mortore të nipit të ish-deputetit të PS

Nga Kategoria

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Aktualitet

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja
Aktualitet

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.