E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mister kush e porositi Kobaltin te Onkologjiku! Mjekët druhen se janë prekur nga tumori (MESAZHET) 

Korrieri nga Korrieri
27.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Mister kush e porositi Kobaltin te Onkologjiku! Mjekët druhen se janë prekur nga tumori (MESAZHET) 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mjeku radiolog Adrian Hoti, ishte i pari që ngriti shqetësimin e rrezatimit të kobaltit në kabinetin e brachyterapisë, lëndë radio-aktive që po mbahej prej vitit 2021 në kushte të papërshtatshme në ambientet e Spitalit Onkologjik në QSUT, duke rrezikuar shëndetin e pacientëve dhe të vetë personelit mjekësor.

Fillimisht me një mesazh të gjatë drejtuar të gjithë kolegëve në grupin në “Uhatsapp” me emrin “Shërbimi Onkologjik”, në të cilin janë të gjithë, mjek dhe drejtues, ai kërkon të dijë më shumë për standardet e këtij kabineti.

“Problemi i ngritur nga unë lidhet me dhomën, e cila nuk ka mbrojtjen e duhur për shëndetin e të gjithëve. Kush të ketë informacion të na e thotë. Nëse nuk kemi standarde në mbrojtje nga rrezatimi, kush më shumë e kush më pak, jemi të dëmtuar”, shkruan Hoti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi zinxhirë i mjekëve të tjerë pjesë e grupit, të cilët kërkojnë informacion më të detajuar.

“Mendoj se duhet të paktën të jemi në dijeni të nivelit të rrezatimit aktual të matur nga autoriteti përkatës i certifikuar. Kjo shifër nuk besoj se është një sekret ushtarak”, shkruan Bledi Kreko, Mjek Onkolog

“Nuk mund të mos bëhen transparente vlerat e rrezatimit, kjo është shqetësuese me pasoja dëmtimin e shëndetit të stafit. Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi ka detyrim të na informojë me transparencë”, shkruan Fatjona Kraja, mjeke Onkologe.

Një ndërhyrje e mjekut Orges Spahiu thotë se rrezatimi është zero, njëjtë si i mjekes Silvana Çeliku shefe e shërbimit të Onkologjisë, e cila për ta bërë më të besueshëm qëndrimin e saj thotë se u beson strukturave të vendit dhe se e do jetën e saj dhe të vajzës.

Një tjetër mjek që kërkon përgjigje sa më të shpejtë është mjeku kirurg Helidon Nina, drejtues mjekësor i Onkologjikut.

“Uroj të kemi sa më shpejt një raport dhe duhet që brachyterapia të vendoset në funksion”, shkruan Nina.

Emri i Helidon Ninës në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, përmendet mes kolegëve të bluzave të bardha, si mjek tek i cili nuk mund të ndërhyhet për radhën e pacientëve apo për paligjshmëri të tjera, pasi ai etiketohet si strikt në punë.

Rrezikun e mundshëm nga rrezet e lëndës kimike kobalt 60, e ndjen edhe vetë mjekja Alketa Pere, me masë sigurie nga Prokuroria.

Në bisedat mes kolegëve në grupin e Uhatsapp, ajo thotë se ka të dhëna që tregojnë numër të lartë të personave me sëmundje malinje në Onkologjik. Në prill 2022 nga Njësia e Radioterapisë është konstatuar rrjedhje e rrezatimit në ambientet e tjera, thuhet nw dosjen e Prokurorisw.

Pasi zëri i tij nuk u dëgjua radiologu Adrian Hoti la punën 24 vjet pasi kishte venë këmbë për herë të parë si mjek në spitalin Onkologjik.

Në dosjen e Prokurorisë së kryeqytetit thuhet se është e paqartë se kush e porositi kobaltin në kushtet kur spitali nuk kishte krijuar mjetet për ruajtjen e tij, pasi brachiterapia nëse do të vihej ndonjëherë në funksion, duhej në një dhomë të tillë si një bunker, me mure të betonizuara e të trasha në mënyrë që rrezet e rrezikshme të mos përhapen në ambiente të tjera të spitalit. Por kjo dhomë sigurie – thonë hetuesit nga vëzhgimi në terren – nuk u ndërtua kurrë.  Nëse lënda e kobaltit nuk vihet në përdorim për terapinë me rreze, atëherë jo vetëm që vetitë e tij për trajtimin e pacientit bien, por rreziku i përhapjes në ambient të rrezeve radio-aktive shtohet.

Personi që mund të ketë dijeni mbi sjelljen e kobaltit mund të jetë Drilona Kishta, ish-specialistja e zyrës së rrezatimeve në QSUT, e cila aktualisht jeton në Amerikë dhe ndaj saj ka masë detyrim paraqitje për të cilën do të njoftohet në kufi. Ajo dyshohet se ka bërë ekspertizën që garantonte se ishin kushtet për një bunker anti-radioaktiv por organi i akuzës thotë se një sërë matjesh nga ekspertë të huaj, ngritën alarmin se rrezatimi nëpër korridoret e onkologjikut nga burimi i kobaltit që u la sheshit pa kushte, ishte 20 herë më i lartë se normat, por të dhënat e ekspertit gjerman thuhet se janë fshehur.

Për mos funksionin e kobalto terapisë duke lënë pa këtë shërbim pacientët ndër vite, është në hetim edhe zv/drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi, me masë sigurie. Sipas një raporti të KLSH-së në 2023, 200 pacientë të prekur nga tumori i lëkurës nuk e kanë marrë shërbimin me radioterapi./shqiptarja.com

Para

Pse është shumë vonë për ta ndaluar Luftën e Tretë Botërore 

Pas

Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve në Bruksel, raportohet për masakër me dy viktima dhe tre të plagosur (Detajet) 

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k
Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.4k
Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.