E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vranë Gjin Boriçin dhe i shkuan në varrim. Gjoka, oficerit të policisë: Si duket si dorë? Këta të vrasin e të vijn me u pjek…

Korrieri nga Korrieri
04.08.2023
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Vranë Gjin Boriçin dhe i shkuan në varrim. Gjoka, oficerit të policisë: Si duket si dorë? Këta të vrasin e të vijn me u pjek…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një bisedë të zhvilluar mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe punonjësit të policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, i cili ndiqte hetimin për vrasjen e Gjin Boriçit, Gjoka e pyet se çfarë ishte ajo e mbrëmshmja.

Qëllimi i pyetjes ishte për të marrë informacion të përgjithshëm nga policia, ku  hetuesi e informon Gjokën duke i thënë se “…nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi…”.

Pëllumbi e pyet që: “Si duket si dorë…?

Ardriti i përgjigjet që: “…ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy autorë ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka…”

Pëllumbi i thotë që, “lëreni në kollaren e vet….”.

Në orën 17:09 Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet: “nëse, ky e njihte D.D sepse vëllai i këtij ka takuar Dor Dulin…?”

Pëllumbi i shprehet që, “këta të vrasin dhe të vijnë edhe me u pjek…”. Pëllumbi i shkruan Ardritit “nëse ke info për Dorin më thuaj”.

Ndërkohë siç del edhe në biseda, pas vrasjes viktimës i kanë marrë njërin prej telefonave duke ja shkrirë me zjarr. Ndërsa rrobat e përdorura autorët i kanë djegur më pas.

Në orën 02:57 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, “…Po vlla “Sky”. Jo s’ia gjetëm. Atë tjetrin ja thymë edhe e tretëm. Fshihen vlla. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se menduam se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. Ska ken me ken. Makina u djeg, teshat i djegëm. Se pyta mo vlla, veç i thash ça bane…”.

Në orën 03:03, Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan, “…cil targa, se di për fjalë vëlla, jan dieg krejt. O vlla a djeg makina, se smë tha kush gja, është bo zhari makina. Si kena pa hiç, të fala të bën “kapedani”. Jo jo, kismet nesër, po ja fusim gjumë, rrim nesër.

Në orën 03:13, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan dhe e pyet: “…nëse ka dhënë gjë televizori…”, gjithashtu i kërkon që “…të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballë këtij që na morri. Mirë shife vetë po sjena mirë këtu, po tu bëshim bashkë dhe të kishim edhe cel. Mendoje vetë, po veç se jena afër makinës…”.

Në orën 03:45 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan “Visi më shkruajti, a po vini këtej ose vi tju marrë unë, se i thash të fala ke nga ti. Thot vij t’ju marr dhe rrim ka shpia. I thash, jo jo, nesër me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër…”.

Në orën 09:11 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjellë tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj.

Në orën 09:29 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin  Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan dhe i kërkon “që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të “Samos” në çantë”.

Në orën 11:47 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Klodori i shkruan që “jam duke ardh me “V” andej se don me ardh të telefonoj, direkt tani po nisem”.

Ndërkohë në orën 12:28 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka, të cilit i tregon që është duke ardh “Lopata” (Behari).

Pellumbi i thotë “po rrim te ara thuj se ktu ka shumë njerëz…”

Edmondi dakordësohet dhe i kërkon Pëllumbit që ti thoj që “‘ato’ duan çelsat. (telefonat)”.

Pëllumbi i shkruan që “po shkon “Zeqo” ti marri se jemi bashkë”.

Po kështu në orën 22:35 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka, të cilit i tregon që ai “Dori” (Dorjan Duli) “tan ditën ka nejt aty, paska pas shumë muhabet me të (me viktimën Gjin Ndoj)”.

Pëllumbi e pyet se “me kë rrin “Dori” aty…?

Behari i tregon që “rrin me vëllain e Sandër Matis dhe me një magjyp…”

Pëllumbi shprehet “i bie që do të shkoj edhe në varrim”.

Behari shprehet që, “nuk jam duke ik se veç ma e vra aty…”.

Ndërkohë në 10 gusht 2020 ora 09:34, Klaodor Haka, duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj, ku së bashku flasin për një makinë që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Gjin Boriçit.

Në orën 12:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Gjoka tregon që “isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori (Dorian Duli) nuk ishte”.

Në orën 15:01 Behar Brajoviq, duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i tregon që, “…ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm…”

Pëllumbi i tregon që, kam folur me dikë dhe “i kam thënë që janë bërë dy vjet nga vrasja e Bardh Licit dhe mos e kanë vrarë Lict, kry me kry, kështu i thash.”

Behari i thotë që “mirë ke bërë”.

Pëllumbi shprehet që “duhet me shpërnda tym”./Ora News

Para

Përveç Durrësit, edhe shumë kompani me humbje masive, ujësjellësit në prag falimenti në masë

Pas

Historia e kullës “përbindësh” 58 kate të Rama-Veliaj që bëri politikën shurdh-memece

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

13.11.2026
10.4k
“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

13.11.2026
10.4k
A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.