E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Policët parkojnë makina private kudo duke shkelur rregullat, shmangin gjobat me simbolet e Policisë 

Korrieri nga Korrieri
18.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Policët parkojnë makina private kudo duke shkelur rregullat, shmangin gjobat me simbolet e Policisë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Policët parkojnë automjetet private kudo që të mundin edhe pse shkelin rregullat. Ata përdorin stema, tabela, kapele, simbole të policisë së shtetit madje edhe numrat e telefonit që nisin me 41, vetëm e vetëm për të shmangur gjobat.

Fiks Fare bëri një vëzhgim nëpër rrugë të Tiranës kryesisht pranë komisariateve, rrugëve përreth tyre, si dhe parkingjeve të rezervuar për rezident.

Mbrapa Komisariatit Nr. 4 në Tiranë sinjalistika tregon se është një rrugë me dy kalime dhe është e ndaluar pushimi i mjetit apo edhe parkimi. Ndërkohë që është plot me mjete private të punonjësve të policisë, të cilët për mos u gjobitur përdorin stema, tabela të policisë. Nuk mungojnë dhe rastet që kanë vendosur numrin e telefonit në xham, numra telefoni që përdoren nga polica e shtetit pasi janë me 41, për të treguar se janë punonjës policie.

Mjeti me targë AB704FA pikërisht në xhamin e parë ka vendosur stemën e policisë, pas tij është një tjetër mjet me targë AB232LP, i cili krahas tabelës së policisë ka vendosur një fletë gjobe fiktive, si për të treguar se është gjobitur.

Në të gjithë rrugën ku ndalohet parkimi vërehen makina private të policisë siç është edhe një mjet me targë AB557MZ dhe tjetri me targë AB898FC i cili ka vendosur pikërisht një simbol të policisë.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës janë makinat personale të punonjësve të policisë të parkuara në mënyrë të gabuar në kundërshtim me rregullat dhe të gjitha kanë emërues të përbashkët një simbol të Policisë së Shtetit për të shmangur gjobat, ndryshe nga qytetarët e tjerë.

Dhe qëllimi është arritur pasi asnjë nga këto automjete nuk është gjobitur as nga policia bashkiake dhe as nga policia rrugore edhe pse janë kokë e këmbë në kundërshtim me sinjalistikën e vendosur. Shkelja shkon edhe duke parkuar në vijat e bardha të këmbësoreve, duke e bllokuar komplet kalimin e këmbësoreve. Madje makinës që është parkuar në këtë mënyrë nuk ka as targën e përparme, por ka simbolet e policisë.

E njëjta situatë është edhe në rrugicën ku tabela shënon se parkimi është vetëm për rezidentët. Sheh makina të parkuara që nuk mbajnë stemën e rezidentit, por atë të policisë së shtetit. E njëjta situatë është edhe në rrugën kryesore para komisariatit edhe pse tabela thotë ”Ndalim parkimi”.

Por përveçse parkohen mjetet e punonjësve të policisë, kamera e Fiksit kapi edhe një automjet me targa të huaja që kishte tabelën shitet, por me stemën e policisë për mos u gjobitur.

Vëzhgimi i Fiksit shtrihet edhe pranë Komisariatit Nr. 2 në Tiranë , situata është e njëjtë në çdo rrugë, rrugicë madje edhe mbi trotuare përreth këtij komisariati. Konstatohen mjete private të punonjësve të policisë, të cilët parkojnë kudo dhe në çdo mjet vërehen simbole të policisë.

Edhe pranë Komisariatit Nr.1 , shihen mjete private të punonjësve të policisë të parkuara kudo kundra tabelë. Madje këtu kamera e Fiksit kap një automjet me targë AA477OD që ka parkuar në vendin e rezervuar për invalid duke përdorur tabelën e policisë.

Situatë mjaft kaotike Fiks Fare konstatoi edhe pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, përgjatë Bulevardin “Bajram Curri” dhe nëpër rrugicat e lagjes përreth,ku tabelat vertikale tregojnë qartë: Ndalim parkimi, rrugë kalimi e dedikuar për autobusë, por e gjithë korsia është e zënë nga mjete private të punonjësve të policisë.

Pas vëzhgimit Fiksi kontaktoi me policinë rrugore, ku pranë grupit të xhirimit të Fiks Fare erdhi një patrullë. Së bashku me inspektorët u bë verifikimi i mjeteve të punonjësve të policisë të cilët kishin parkuar në kundërshtim me rregullat e kodit rrugor. Drejt tyre u morë masë administrative gjobë 3.000 lekë. Dy automjete u konstatuan me targa të huaja po të punonjësve të policisë, ku inspektorët njoftuan policinë bashkiake të cilët vendosën bllokues gome. U hoqën edhe targat e këtyre dy mjeteve dhe u morë edhe masë administrative. Njëri prej inspektorëve pohoi për Fiksin se parkimet e këtyre mjeteve në vend të palejuar bëhen shkak edhe për rëndimin e trafikut.

Ligji është i barabartë për të gjithë, prandaj për të gjithë shkelësit e tij pavarësisht detyrës që kanë duhet të penalizohen.

Para

This is Bond, James Bond!! Kulla e çuditshme e njeriut të Metës Fatmir Merkaj , Redi Strugës dhe blogeres Ersi Ngjela

Pas

E enjtja e ferrit, temperaturat arrijnë 43 gradë celsius, rrebeshe në disa zona 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.