E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Si nisi sherri mes familjeve, kush është porositësi nga Dubai , Aleksander Sadikaj , Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa

Korrieri nga Korrieri
22.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
DOSJA/ Si nisi sherri mes familjeve, kush është porositësi nga Dubai , Aleksander Sadikaj , Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

DOSJA/ Si nisi sherri mes familjeve, kush është porositësi nga Dubai , Aleksander Sadikaj , Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa

Ledjan Alushaj apo siç njihet ndryshe, Eldion Alushaj është me rreth të kuq nga hetuesit. Ose të paktën, kjo është ajo që pritet pas zinxhirit të hakmarrjeve që ka lënë shtatë të vdekur deri më tani e dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pa gjurmë.

Emri i tij është lakuar shumë herë në mediat shqiptare. Në vitin 2015, kur ishte 29 vjeç, Ledjan Alushaj u vu në pranga bashkë me babain e tij, Dashnor Alushaj, 55 vjeç. Të dy u akuzuan si pronarë të një magazine ku u gjetën 10 mijë rrënjë dhe kubikë kanabisi në Vrinë, zonë ku mendohet se janë vrarë e zhdukur Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari.

Familjet Kalemi dhe Papa , vrasjet nga Greqia në Shqipëri, konflikti me Edmond Papën dhe roli i Koçoles së zhdukur

Në rrethana të paqarta, të dy u liruan, por nuk hoqën dorë nga veprimtaria kriminale.

Në vitin 2021, Dashnor Alushaj, i njohur si Papi, u vu sërish në pranga me tre persona të tjerë, Gramoz Breshanaj, Esmeraldo Alushaj dhe Ermir Indrisllari. Edhe këtë radhë iu gjet një magazinë me 200 rrënjë kanabisi, sërish në fshatin Vrinë të bashkisë Konispol.

Ndërsa vitet e fundit, Alushaj është bërë protagonist në përplasjen e fortë Memaliaj-Athinë-Tiranë, pasi përmendur nga familja e Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me shpërthimin e një sasie lënde plasëse që iu vu në makinë dhe shpërtheu teksa i riu po udhëtonte në autostradë në Sauk.

Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa bëri një postim të gjatë në rrjetet sociale ku përmendi me emra personat, që sipas saj janë autorët e vrasjes së të vëllait. Sipas saj, njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë, Edmond Papa dhe Ledian Alushaj, që ishte gjithashtu dhe shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt.

“Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për t’i bërë disa servise tek daja i Edmond Papës, pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin mbrapa krahu, ndërkohë që hanin e pinin me të. Ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën, qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Alushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tokë. Këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tanimë. E di shteti gjithashtu. Ledjon Alushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tone, hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt, e përkëdhelte, e puthte, ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,”- shkruante në postimin e saj motra e të ndjerit, status ky që u fshi shumë shpejt.

Megjithatë, efektin e dha.

Emri i Ledjan Alushajt u përmend edhe më pas. Familjarët dhe të afërmit e Aleksandër Sadikajt ishin të bindur se mentori i vrasjes së njeriut të tyre ishte Edmond Papa, biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua 6 muaj më pas në zonën e Selitës në Tiranë, ndaj dhe në dëshminë e dhënë para grupit hetimor rrëfyen çdo gjë që dinin.

Nëna e 27-vjeçarit, kishte marrë rrugën dhe kishte shkuar vetë hotelin “Blu Sky” për të takuar Ledjan Alushajn, pikërisht në vendin ku dyshohet se është organizuar vrasja e Sadikajt.

DOSJA/ Si nisi sherri mes familjeve, kush është porositësi nga Dubai , Aleksander Sadikaj , Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa

Por, doli pa asnjë të dhënë.

Në rrëfimin për “Inside Story”, nëna e Sadikaj tregoi se si ekzekutorët e të birit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, një kamuflim perfekt i krimit të organizuar që e kemi parë edhe në dosjen e famshme “Metamorfoza”, ku Behar Bajri shkoi për ngushëllime në shtëpinë e Gjin Ndojit (Boriçi), pasi thuri planet për vrasjen e tij.

“Ne kemi dëshmitarë që dëshmojnë që i kanë çuar makinën tek dajua e Ledit në Cakran, më ka thënë dhe vetë djali dhe një shoqja e Aleksandrit, që e çoi për ta rregulluar. Pse duhej ta çonte në Cakran të Fierit kur ka plot servise në Shqipëri. E ka çuar te daja i tij që ka vetëm një me materiale ndërtimi atje. Atje është vënë eksplozivi,”- u shpreh Silvana Sadikaj.

Por, kjo nuk është e vetmja ngjarje në të cilën Alushaj dyshohet të ketë gisht.

I pakapshëm për autoritetet, ai duket se sa herë kërkon të sulmojë, organizohet mirë dhe vepron.

Policia beson se ai ka gisht edhe në rrëmbimin e Leonard Thodhorit të njohur si “Koçole” dhe mikut të tij Fatmir Sulovari, që janë zhdukur pa gjurmë që prej 6 prillit të vitit 2022.

Arsyeja?

“Në shënjestër” kur publikoi dosjen e plotë, raportonte se grupi hetues beson se Leonard Thodhori, kishte dijeni të plotë për atentatin me eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt si dhe njerëzit që e organizuan atë, mes tyre dhe Alushaj, e persona që ishin të lidhur me trafikun e drogës që kalonte nga Kanali i Çukës në Sarandë në drejtim të Greqisë.

Fakti që Thodhori kishte dijeni e informacione për ekzekutimin me eksploziv të ‘Sanços’ në Tiranë, duket se i ka frikësuar keqasi autorët që kanë arritur të mendojnë, planifikojnë e ekzekutojnë rrëmbimin e tij bashkë me shokun e tij të ngushtë.

Por ndërkohë që grupi hetues i ngriti të gjitha dyshimet mbi një konflikt të mundshëm për drogën midis ‘Sanços’ dhe Papës, nëna e Aleksandër Sadikajt solli në vëmendje edhe një tjetër pistë.

Bëhet fjalë për një tokë që djali i saj kishte blerë pranë TEG-ut në Tiranë, por që e pretendonte edhe Ledjani. Mosdakortësia për këtë tokë mund të ketë lënë të pakënaqur Ledjanin dhe njerëzit e tij përreth, në këtë rast edhe Edmond Papën.

Por Ledjan Alushaj, nuk mendohet të jetë i vetëm që rrëmbeu ‘Koçolen’ dhe mikun e tij, pasi policia mendon se pjesë e grupit kriminal është edhe një shtetas nga veriu i vendit, i dënuar me burgim të përjetshëm që ka drejtuar nga qelia operacionin për rrëmbimin e dy personave në Sarandë, por që emri i tij nuk është zbardhur.

Përveç dijenisë për atentatin ndaj Sadikajt, konflikti mes Alushajt dhe “Koçoles”, thuhet të jetë bërë një tokë që i zhdukuri kishte shitur në Sarandë.

Bëhet fjalë për një parcelë me një vlerë të konsiderueshme, për të cilën ai thuhet se ka kërcënuar personat me të cilët ishte në këtë marrëdhënie se nëse nuk do t’i jepnin paratë, do të rrëfente krimet që kishin kryer. Mes këtyre personave dyshohet se ka qenë dhe Ledjani që njësoj si në rastin e Sadikajt, ka pasur pretendime për tokën e “Koçoles”.

Dyshimet e policisë janë se dy të rrëmbyerit janë vrarë dhe trupat e tyre janë fshehur në fshatin Vrinë, por deri më tani, pavarësisht kërkimeve nuk ka pasur asnjë gjurmë prej tyre.

Armiqësia nuk është shuar mes palëve dhe kjo gjë u vërtetua dhe nga fakti që Adriatik Kalemit iu bënë dy atentate, një teksa pushonte me familjen në Paxos të Greqisë dhe një tjetër brenda në qelinë e burgjeve greke, ku u qëllua me thikë nga një egjiptian i paguar për ta vrarë.

Vetë Adriatik Kalemi shpëtoi, por familjen siç duket e kishte lënë të pambrojtur.

Hasmi hyri dhe në zonën e tyre!

Teksa konsumonte pije në orët e vona të 20 korrikut, babai i tij Shyqyri Kalemi u vra me breshëri plumbash në një lokal në Memaliaj. Të vrarë mbetën dhe Marsel Çela, një klient rastësor dhe Gledio Muka, kamerieri i lokalit, ndërsa u plagos Artur Kalemi, xhaxhai i Adriatik Kalemit.

Ekzekutorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, pasi raportimet e bëra së fundmi, si nga gazetari Igli Çelmeta dhe “Në Shënjestër”, tregojnë se vetë Ledjan Alushaj është strehuar në Dubai, vendi që e bën të paparekshëm nga autoritetet shqiptare.

Babai i tij, nga ana tjetër pretendon se i biri ndodhet në Britaninë e Madhe, pavarësisht se i habitshëm mbetet fakti që nuk di të thotë qytetin ku jeton.

Në një rrëfim për “Në Shënjestër”, ai tregoi: Djali është i martuar me shtetasen K.S, kanë dy fëmijë dhe jetojnë në Sarandë. Nusja e djalit ka probleme shëndetësore dhe prej muajit Janar ata janë larguar në drejtim të Anglisë ku ajo po kurohet. Nuk e di qytetin e saktë ku janë vendosur, pasi më tepër me ta komunikon bashkëshortja. Për herë të fundit me djalin kam folur para rreth 6 ditësh. Ai po fliste me nënën e tij dhe ma ka kaluar dhe mua në telefon.

Ndërkohë që autoritetet nuk kanë zbardhur asnjë prej këtyre ngjarjeve makabre, thellimi i këtij kalvari hakmarrjeje duket se nuk do të ndalet deri në eliminimin e armikut më të fundit. DOSJA/ Si nisi sherri mes familjeve, kush është porositësi nga Dubai , Aleksander Sadikaj , Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa DOSJA/ Si nisi sherri mes familjeve, kush është porositësi nga Dubai , Aleksander Sadikaj , Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa

Etiketat: aleksander sadikajedmond papakocoljaledjan alushajSPAK
Para

Kush është Adriatik Kalemi, i ka mbijetuar disa atentateve përfshirë dhe një me predhë 

Pas

Kurth ndaj Nuredin Dumanit apo ai ka dorë vërtetë? Artan Hoxha zbulon DOSJEN e tritolit ndaj motrave Nikolli

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.