E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestohet bosi i pastrimit të parave në Tiranë, i shërbente grupeve kriminale, përfshirë dhe Çopjat

Korrieri nga Korrieri
02.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Arrestohet bosi i pastrimit të parave në Tiranë, i shërbente grupeve kriminale, përfshirë dhe Çopjat
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vrasje të rivalëve, urdhëra për vrasje me pagesë e tentativa të shumta për vrasje e pastrim parash, si dhe përfshirje në vjedhjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019.

Pas të gjitha këtyre qëndrojnë, sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme, vëllezërit nga Elbasani Franc dhe Hajdar Çopja, organizata e të cilëve ishte në qendër të operacionit të organizuar të mërkurën me 33 urdhëra arresti, nga të cilët u ekzekutuan 13 në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më herët jashtë vendit.

Pjesa tjetër e personazheve të përfshirë rezulton të jenë larguar prej kohësh nga Shqipëria.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme u çuan përpara falë bashkëpunimit me Eurojust,Europol dhe autoritetet holandeze, belge dhefranceze.

“Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj, qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare”, deklaron Prokuroria e Posaçme në një njoftim të shpërndarë të enjten, ku detajohet i gjithë historiku i saj, që nga vitet 2006 – 2007, kur nisën shpërndarjen e drogës në Itali, deri në fuqizimin shkallë-shkallë të organizatës, e cila vitet e fundit kishte arritur të pastronte paratë përmes skemave të sofistikuara.

“Me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi, pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve”, shpjegon Prokuroria e Posaçme, duke shtuar se “për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë”.

Vëllezërve Çopja iu atribuohet vrasja e trefishtë në dhjetor të vitit 2018, ku mbeti i vrarë dhe Endrit Alibej, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

“Qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm me të”, bën të ditur Prokuroria e Posaçme.

Sipas hetimit ka rezultuar se të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme, grupi i dy vëllezërve i ka investuar kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

“Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit. 

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal”, shpjegon Prokuroria e Posaçme sipas të cilës Franc Çopja, ”në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj”.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur emrat e personave të arrestuar, mes të cilëve mësohet se janë dhe zyrtarë e ish zyrtarë, përfshirë ish gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, ndaj së cilës është dhënë masa e arrestit në shtëpi, ndërkohë që mësohet të jetë arrestuar shefi i krimeve në Durrës Agustin Cinari si dhe nëndrejtori i Burgut të Bradasheshit Martin Musaj.

Urdhëra arresti ka patur dhe për dy punonjës të tjerë policie, ndërkohë që rezulton e përfshirë dhe një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit.

Ndërsa në një njoftim të Europol-it, flitet dhe për “arrestimin e një figurë të rëndësishme në pastrimin e parave me qendër në Tiranë, i cili i ka ofruar shërbimet e tij grupeve të ndryshme kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në rrafsh ndërkombëtar, në vrasje, korrupsion e trafik droge në shkallë të gjerë”.

Ka qenë Europoli që bazuar në analizat e komunikimeve në aplikacionin e koduar SKY, të përdorur gjerësisht nga organizatat kriminale, arriti të përftojë të dhëna të bësueshme mbi aktivitetin e grupit të dy vëllezërve nga Elbasani.

Falë këtyre të dhënave, Prokuroria e Posaçme hapi hetimet, duke patur mbështetje të vazhdueshme me ekspertizë ga qendra të specializuara të Europolit.

Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 42 pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4- katësh dhe katër llogari bankare, si dhe janë sekuestruar 1 milion euro cash të gjendura gjatë kontrollit në 8 banesa.

Para

EMRI/ Ekstradohet RIVALI i Ervis Martinajt nga Belgjika!

Pas

Nga “gjuetia” ndaj grupit të Vis Martinajt te lidhja me ish-missin: Kush është “Princi Damian”

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.