E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tre dokumentat “bombë” që nxjerrin me firmë Ilir Beqjan si “strumbullarin” e koncesionit të sterilizimit

Korrieri nga Korrieri
17.08.2023
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Tre dokumentat “bombë” që nxjerrin me firmë Ilir Beqjan si “strumbullarin” e koncesionit të sterilizimit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Janë 3 dokumenta “bombë”, ku Ilir Beqja në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, ka firmosur gjatë periudhës 2015, kohë kur zhvillohej procedura konçesionare për sterilizimin e paisjeve kirugjikale.

Dokumentat ngrenë dyshime të arsyeshme mbi përgjegjësinë penale të “Shpërdorimit të detyrës” nga ana e ish-ministri Beqja, për të cilin SPAK ka ndarë hetimet dhe kryen verifikime më të gjëra.

Tre dokumentat në ditët në vijim mund të sjellin ngritjen e akuzës zyrtare për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili 3 muaj më parë u paraqit në SPAK dhe dëshmoi për gati 9 orë.

“Ora News” ka siguruar dokumentacion e administruar në dosjen e SPAK, ku qartazi dhe dukshëm, Ilir Beqja ka firmosur tre dokumentat kryesorë të konçesionit 10 vjeçar të sterilizimit, biznes ky që i është dhuruar pikërisht mikut të ministrit Beqja, shtetasit Ilir Rrapaj.

Beqaj, është njeriu kryesor dhe “strumbullari” i kësaj afere korruptive që i hapi rrugën lejimit të procedurave të tjera konçesionare në Shëndetësi, si në shërbimin e Hemodializës, shërbimin e laboratorëve dhe shërbimin e analizave të “Check-up”.

Njeriu kryesor dhe që ka mashtruar përmes faturave fiktive, vlonjati Ilir Rrapaj, që prej ditës së djeshme është arrestuar nga SPAK së bashku zv/ministrin, Klodian Rrjepaj dhe 6 zyrtarë të tjerë të Shëndetësisë, që kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Dokumenti i parë që implikon dhe bën protagonist kryesor Ilir Beqjan në konçesionin e sterilizimit është pikërisht dokumenti që ministri ka firmosur, për hapjen e procedurës së konçesionit 10 vjeçar.

Në cilësinë e titullarit Beqja ka hapur procedurën dhe njëherësh përmes një urdhëri të brendshëm, ka formuan grupin e njerëzve me në krye Klodian Rrjepaj, për formimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.

Objekti i kontratës së partneritetit publik-privat kishte për qëllim ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve.

Sipas dokumentave me datën 4 Maj 2015, Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar procedurën e prokurimit për koncesionin dhe në datë 26 Maj, autoriteti kontraktues ka publikuar renditjen e operatorëve ekonomikë.

Sipas këtij dokumenti këtu, renditja e operatorëve konkurues dhe pikëzimi i tyre është firmosur nga titullari i Institucionit Kontraktues, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, që monitorohej nga Beqja ka shpallur konsorciumin e përbërë nga Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed të parët me 73.89 pikë dhe në vendin e dytë konsorciumin e përbërë nga “Action Laundry,” S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente” me 42.83 pikë.

Më 8 qershor 2015, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga kompania e “Action Laundry” e renditur e dyta paraqiti një ankesë në KPP duke kundërshtuar renditjen e operatoreve në procedurën e koncesionit si dhe kualifikimin e konsorciumit tjetër, të përfaqësuar nga “Servizi Italia S.p.a”.

Me datë 22 qershor 2015, KPP-ja pranon pjesërisht ankesën e “Action Laundry” dhe i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësojë ofertat, pasi vëren se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë ka gabime matematikore.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015, dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Por çuditërisht, këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë.

Nga 73.98 pikë që kishte në vlerësimin e parë, tani ishte vlerësuar me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më tepër.

Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga “Action Laundry” ka marrë 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.

Pas shpalljes së vendimit të KPP-së me datë 10 korrik, kompanitë Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed, kanë regjistruar një kompani të re për të operuar me koncesionin, të quajtur “Sani Service” Sh.p.k.

Edhe pse me shumë pak eksperiencë se partnerët e tjerë italianë, kompania e Rrapajt, Investital Llc merr 40 % të aksioneve të kompanisë së re SaniService Sh.p.k, Servizi Italia S.p.a 30 %, Tecnosanimed 15 % dhe U.Jet S.r.l 15 %.

Investimi i Rrapajt nëpërmjet e “Investital Llc” për të kontrolluar 40 % të kompanisë me koncesionin 100 milionë dollarësh, ishte vetëm 8 mijë euro.

Pas shpalljes fitues të grupit të kompanive të udhëhequr nga Ilir Rrapaj, dhe themelimit të kompanisë konçesionare “Sani Service”, është sërisht ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja që ka firmosur kontratën konçesionare 10-vjeçare.

Ilir Beqja ka firmosur për llogari të Autoritetit Kontraktual Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për kompanisë konçesionare ka firmosur, administratori i “Sani Service”, Admir Daca.

Para

Rama ndan fotot nga pushimet dhe falenderon Melonin: Motra e Shqipërisë dhe vëllai i Italisë

Pas

Yuri Kim takon zyrtarin e lartë që merr detyrën e rëndësishme në Shqipëri

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.