E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Adoleshenti telefonoi shqiptarin Rezart Balesi në Angli , i tha “merr avokat”. Mediat britanike rikthejnë historinë e arrestimit në Shqipëri

Korrieri nga Korrieri
20.11.2022
në Aktualitet
A A
Vdekja e të dënuarit në Fier, të afërmit: Djalë më të mirë në fisin tonë atë kishim! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Adoleshenti telefonoi shqiptarin Rezart Balesi në Angli , i tha “merr avokat”. Mediat britanike rikthejnë historinë e arrestimit në Shqipëri

Mediat angleze kanë vijuar të gjejnë histori që lidhen me emigrantët shqiptarë që mbërrijnë në brigjet e tyre.

Ditën e shtunë, ata i janë referuar një historie që lidhet me rrugëtimin e një të riu, i cili për të mos rënë në duart e përpunuesve të të dhënave për ta çuar në azil, ka zgjedhur të hyjë në një shtëpi, ku ka gjetur derën hapur. Brenda asaj banese ka qenë një grua në moshë, e cila është frikësuar.

40 vjecari Rezart Balesi arrestohet më një thes me para në Fier, policia e procedon penalisht për pastrim parash

Trondit Daily Mail: Adoleshti telefonoi shqiptarin Rezart Balesi në Angli , i tha "merr avokat". Mediat: Me Çfarë lidhet emri i vëllezërve "kriminelë" nga Shkodra
Adoleshenti telefonoi shqiptarin Rezart Balesi në Angli , i tha “merr avokat”. Mediat britanike rikthejnë historinë e arrestimit në Shqipëri

Djali, siç është mësuar edhe më herët, pasi mediat angleze i janë rikthyer disa herë historisë së tij, si për të dëshmuar, se sa të rrezikuar janë qytetarët e Doverit nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë, ka kërkuar të bëjë një telefonatë. E, është pikërisht personi që djali ka dashur të telefonojë që ka bërë që në skenë të dalë emri i një personi, që sipas medias dhe autoriteteve angleze, rezulton të jetë me precedentë kriminalë. Madje, “Daily Mail”, në një shkrim të gjatë të saj, tregon se ky ‘kriminel’ është arrestuar së fundmi nga Policia e Shqipërisë për shkak se ka qenë duke pastruar para!

Shqiptari Rezart Balesi ne Angli

‘Një emigrant ilegal shqiptar, adoleshent, u fut me forcë në shtëpinë e një gruaje në Dover të Britanisë, përdori telefonin e saj për të kontaktuar një kriminel të dënuar. Ky është hetimi i bërë nga “Daily Mail”, i cili zbuloi se adoleshenti kishte hyrë në shtëpi menjëherë pasi kishte mbërritur në plazhin e Doverit mes rreth 40 azilkërkuesve me një gomone të vogël që kishte kaluar Kanalin e La Mansh. Me një anglishte të dobët ai kërkoi që 59-vjeçarja Sue Doyle ta çonte në Londër ose Mançester dhe i rrëmbeu dy telefonat celularë.

Kështu e nis shkrimin media britanike duke pretenduar se ka kryer një investigim teksa kanë zbuluar se personi, të cilit i ka telefonuar shqiptari në moshë adoleshencë, ka qenë i rrezikshëm në tokën e tyre e këtë e mbështesin edhe tek arrestimi që Policia jonë i ka bërë në fundin e shtatorit këtij personi. Bëhet fjalë për Rezart Balesin, një shkodran që ka jetuar dhe punuar prej vitesh në Angli, ndërkohë që drejtësia britanike e ka dënuar atë dhe të vëllanë e tij për një sherr. Madje, sherri ka ndodhur pikërisht në biznesin që kishin dy vëllezërit shkodranë.

Vetë media britanike bën me dije se adoleshenti shqiptar ka kontaktuar këtë person për t’i ofruar ndihmë që mos të binte në duart e Policisë: “Është vërtetuar se adoleshenti ka kontaktuar Rezart Balesin, 40 vjeç, një shqiptar që jeton pranë Burry, Manchester, i cili është dënuar për konflikte të dhunshme në MB dhe është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash prej gati 50,000 paundësh. “Mendoj se më kanë kapë. Merr një avokat. Policia erdhi në shtëpinë ku jam”, është mesazhi i fundit i adoleshentit dërguar Balesit. Zbulimet vijnë mes shqetësimeve në Dover lidhur me dështimin e Policisë për të mbrojtur banorët nga emigrantët e paligjshëm”, vijon zbulimin e vet media britanike.

Arrestimi me 44 mijë paund

Duke iu referuar të dhënave të shkrimit për emrat e shqiptarëve, të cilët konsiderohen problematikë për sigurinë e Britanisë, mësohet se Rezart dhe Refail Balesi rezultojnë të dënuar nga ana e një gjykate për një sherr të dhunshëm që është bërë në ambientin e biznesit të tyre në Britani 7 vite më parë. Madje, dënimi është dhënë për ta me kusht dhe është dhënë në vitin 2017, pasi djemtë prej Shkodre drejtonin një bar në zonën Lord Raglan. Por dy shqiptarët me sa duket nuk janë dënuar me burg, po vetëm kanë plotësuar kushtin e vënë nga gjykata në një masë 18- mujore, por emrat e tyre ruhen me kujdes në regjistrat e autoriteteve të Britanisë.

Emri i Rezart Balesit u bë i njohur në vendin tonë në fundin e shtatorit të këtij viti. Ai u arrestua me një shumë të konsiderueshme parash në zonën e Fierit. Policia e Fierit ia bllokoi paratë shkodranit dhe shpërndau një njoftim për media, në të cilin lihet të kuptohej se do të kryhej verifikimi i të shkuarës së personit që iu kapën rreth 50 mijë euro në makinë duke hyrë në Fier. Policia e Fierit bëri me dije se paratë ishin bllokuar pasi i zoti i tyre nuk i tregonte dot burimet, ndërkohë që nuk u mor vesh më se çfarë ndodhi me shkodranin dhe paratë e tija të bllokuara nga policia.

Por ajo që bie në sy është fakti, që mediat britanike i referohen policisë sonë për arrestimin e shkodranit, e madje tregojnë se ‘krimineli’ që u telefonua nga adoleshenti që donte të shmangte azilin është arrestuar në Shqipëri duke pastruar para. Në fakt, edhe policia e Fierit në reagimin e 29 shtatorit foli për të njëjtën vepër penale, ndonëse pa shpjeguar asnjë fakt se ku po pastroheshin paratë, ndërsa poseduesi i tyre po udhëtonte me to në mjetin e tij.

Etiketat: adoleshentiangliarrestohet me 44 mije paundarrestohet rezart balesirezart balesishqiptari
Para

40 vjecari Rezart Balesi arrestohet më një thes me para në Fier, policia e procedon penalisht për pastrim parash

Pas

Nga burgu për mashtrim te autobusët e Tiranës Green Line , akrobacitë e famozit Nadir Causholli dhe CFO Pharma

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.