E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga burgu për mashtrim te autobusët e Tiranës Green Line , akrobacitë e famozit Nadir Causholli dhe CFO Pharma

Korrieri nga Korrieri
07.12.2022
në Aktualitet, Investigim
A A
Nga burgu për mashtrim te autobusët e Tiranës Green Line , akrobacitë e famozit Nadir Causholli dhe CFO Pharma
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nadir Causholli i CFO Pharma u arrestua për mashtrim duke vjedhur nga xhepat e shqiptarëve 2 milionë euro përmes skemës së barnave të rimbursueshme, gjë për të cilën bëri dhe burg .

Kur në Dhjetor të vitit 2017, Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë shpallën kompaninë “CFO Pharma” si “biznesin e vitit”, për shumëkënd që ka njohuri në botën e biznesit u duk e habitshme.

Aksidentet me autobus , Veliaj fsheh oligarkun Nadir Causholli : Rrugëtimi nga qelia në burg për mashtrim te transporti publik në Tiranë

Pronari i kompanisë, Nadir Çausholli, sapo kishte dalë nga një kalvar gjyqësor, i cili e dërgoi pas hekurave për disa muaj, në vijim të një hetimi për mashtrim financiar me vlerë mbi 2 milionë euro.

Nga ai moment, “CFO Pharma”, nëpërmjet disa “akrobacive”, ka arritur të konsolidojë pozitën në tregun farmaceutik dhe, në mënyrë të habitshme, ka fituar edhe një lloj primati në biznesin e transportit urban të kryeqytetit, falë mbështetjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Nadir Çausholli u arrestua më 31 tetor të vitit 2015, pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma” ka arritur të përfitoi me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme.

Nga burgu për mashtrim te autobusët e Tiranës Green Line , akrobacitë e famozit Nadir Causholli dhe CFO Pharma

Pas arrestimit të tij, kompania ndryshoi emër, duke u quajtur “CFO Pharma”, ndërkohë që drejtimi i kaloi babait të Nadir Çaushollit.

Dy muaj më pas, kur Nadiri ishte ende në qeli, Ministria e Financave, e drejtuar në atë kohë nga Shkëlqim Cani, i dërgoi një letër kompanisë, ku shprehte “..mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri”. Kjo letër duket se krijoi premisat për vijimin e çështjes penale ndaj Nadir Çaushollit.

Gjyqësori, nën ethet e Vetingut, e kishte të qartë që nuk duhet të ngacmonte aty ku qeveria i trajtonte biznesmenët e pandehur si miq të saj, duke u shprehur vlerësime publike. Nën këtë situatë, Nadir Çausholli u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dhe, në vitin 2017, rikthehet si pronar i kompanisë së krijuar prej tij, tashmë me emrin “CFO Pharma”.

Në këtë pozicion e gjeti edhe vlerësimi i bërë nga Erion Veliaj, si një prej bizneseve më të mira të vitit 2017. Çausholli i kishte lënë pas krahëve sikletet me burgun dhe tashmë po shihte përpara, nëpërmjet mbështetjes së kryebashkiakut të Tiranës.

Kompania e tij gjendej herë pas here në eventet publike të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës apo në shfaqje bamirësie, ku logo e tij shoqërohet gjithnjë me atë të institucionit të drejtuar nga Veliaj.

Nga ilaçet tek autobusët

Në fund të vitit 2021, kompania “CFO Pharma” blen për 100 mijë euro aksionet e shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës së autobusëve urbanë të Kasharit.

Pronarët e kompanisë së mëparshme kishin vështirësi financiare, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 milionë euro. Çausholli bleu kompaninë e linjës së autobusëve për 100 mijë euro, ndërkohë që mori përsipër edhe shlyerjen e borxhit 2 milionë euro që “Gerard-A” u kishte bankave të nivelit të dytë. Në vitin 2020, kur ishte dorëzuar Bilanci Tregtar, kompania “CFO Pharma” rezultonte me një fitim prej 3 milionë euro.

Nadir Çausholli vendosi të shpenzojë pjesën më të madhe të fitimit për blerjen e kompanisë së autobusëve e, bashkë me të, edhe licensën për linjën urbane të Kasharit.

Kontrata e shit-blerjes mes “Gerard-A” dhe “CFO Pharma”

Transferimi i licensës është bërë në heshtje të plotë, ndërkohë që nuk rezulton asnjë akt i bërë publik nga Bashkia e Tiranës për të vendosur zhvendosjen e të drejtës për shërbim urban nga “Gerard-A” tek “CFO Pharma”. Por, po ashtu, nuk ekziston asnjë lloj akti i publikuar nga Bashkia e Tiranës, që të dëshmojë se Nadir Çausholli dhe “CFO Pharma” e tij kanë fituar licensën për të operuar në linjën e autobusëve urbanë të Unazës së kryeqytetit.

Në Shtator të vitit 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi t’i hiqte licensën e kësaj linje kompanisë që e kishte mbajtur prej shumë vitesh, “Ferlut”, në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi. Veliaj u deklarua në atë kohë shumë i pezmatuar me shërbimin e transportit urban në Unazë dhe mori vendimin për shkëputjen e raporteve financiare ndërmjet institucionit dhe sipërmarrësit Ibrahimi.

Kryebashkiaku i Tiranës u premtoi banorëve të kryeqytetit një shërbim më cilësor dhe vetëm një muaj më pas, prezantoi një flotë me autobusë hibridë, ekologjikë, të cilët, sipas Veliajt, do të mbanin një qytet më të pastër. Veliaj nuk përmendi emrin e asnjë personi dhe të asnjë kompanie që kishte marrë licensën për të operuar në Unazë.

Por, në aktivitetin e prezantimit të flotës së autobusëve hibridë, mediat fiksuan Nadir Çaushollin, i cili qëndronte disi në hije dhe në periferi të objektivëve mediatikë e propagandistikë. E, me të drejtë, prozhektorët i nevojiten Erion Veliajt, ndërsa fitimet i duhen Çaushollit, i cili nuk ka nevojë për shumë drita blicesh.

Thuajse një vit pas ndryshimit të licensës së Unazës, nuk ekziston asnjë akt i publikuar nga Bashkia e Tiranës që të konfirmojë se linja e autobusëve urbanë po menaxhohet nga Nadir Çausholli dhe kompania e tij, “CFO Pharma”.

Megjithatë, shumëçka është e kuptueshme, mjafton t’u hidhet një sy autobusëve që udhëtojnë në këtë linjë gjigande të Tiranës. Në trupin e mjeteve gjenden reklamat e produkteve farmaceutike të kompanisë “CFO Pharma”.

Nadir Causholli CFO Pharma

Para

Adoleshenti telefonoi shqiptarin Rezart Balesi në Angli , i tha “merr avokat”. Mediat britanike rikthejnë historinë e arrestimit në Shqipëri

Pas

Notere Anila Haxhiu dhe burri rrahin grupin e xhirimit të STOP në Fier : Gjithçka ndodhi

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.