E diel, 6 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Klinika KEIT dhe Skerdi Faria masakrojnë të renë që kreu operacion hunde: Nuk marr dot frymë

Korrieri nga Korrieri
09.05.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Klinika KEIT dhe Skerdi Faria masakrojnë të renë që kreu operacion hunde: Nuk marr dot frymë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Klinika KEIT dhe Skerdi Faria masakrojnë të renë që kreu operacion hunde: Nuk marr dot frymë

Pas bisedës me kirurgun italian ka qenë pronari i klinikës KEIT, Skerdi Faria, i cili ka telefonuar pacienten, pas ankesës që kjo e fundit ia ka adresuar avokates, e cila i ka kërkuar informacion zyrtar.

Gjatë bisedës, pasi e pranon gabimin që është bërë nga stafi mjekësor i klinikës së tij, Faria kërkon ta bind pacienten të rikthehet në klinikë për të kryer një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, ku në sallë do të jetë ai vetë edhe pse nuk është kirurg që mund ta realizoj operacionin.

Klinka KEIT dhe doktor Skerdi Faria masakrojnë të renë që kreu operacion hunde: Nuk marr dot frymë

Faria i premton pacientes sè gjymtuar pagesën e gjithë shpenzimeve të operacionit të dytë. Ai e kërcënon pacienten duke i ofruar këshillën për të hequr dorë nga avokatja pasi, sipas tij, nuk mund të fitoj gjë. Interesant është zbulimi i faktit që Ermira nuk është pacientja e parë me të cilën është abuzuar, Sipas Farisë fajin për zgjedhjen e stafit e ka ai vetë, ata janë ca “leshko” të cilët ja “heqin petullën”.

Skerdi– Si je?

Pacientja– Jo aq mirë. Besoj e ke marrë vesh, përderisa më telefonove. Unë kam ardhur edhe në klinikë direkt pasi kam pasur shumë dhimbje.

Skerdi– Më frymëmarrjen ke probleme?

Pacientja– Me frymëmarrjen e kam të gjithë problemin. Marr frymë me gojë. Tani unë kam kërkuar zgjidhje nga klinika.

Skerdi– Ke të drejtë, të kërkoj ndjesë. Kur e ke në plan të vish në Shqipëri, se do ta rregullojmë këtë problem e të marrësh frymë lirshëm. Do ta bëjmë fiks fare, si ta dëshirosh.

Pacientja– Unë nga ato që kam hequr, gabimet mundet të ndodhin, janë  njerëzore gabimet. Ajo që kam hequr. Të hyja prapë në klinike, që për një telefonat, për një takim për një konsultë, konsultat nuk janë respektuar fare kontrata, kur duhej ta kisha një herë në muaj. Mua një herë dhe gati bëj një vit vetëm, një herë i mora unë të flisja me doktorin.

Skerdi– Qoftë Dionën, qoftë Donatelen i kam hequr nga puna pikërisht për këtë problem. Dëmi më i madh është te ti, që ato të kanë lëne pas dorë ty, sepse mundet ta kishim zgjidhur këtë gjë në kohë. Do të doja të kishe pak besim tek unë, siç ke pasur besim edhe herën e parë. Unë do ta organizoj, do jem vetë në sallën e operacionit. Do të zgjidh problemin. Sepse, në radhë të parë, është të zgjidhet ty problemi, nuk mundet të qëndrosh kështu.

Pacientja– Në ditën e parë në muajt e parë nuk e kuptoja sa çfarë zhurme po bëja natën, derisa një natë më kanë filmuar. Nga ajo që nuk marr dot frymë bëj zhurmë. Nuk marrë dot frymë me hundë.

Skerdi– Në qoftë se ke humbur besimin te kirurgu i parë ne kemi 30 kirurgë. Mund të vëmë kirurgë të tjerë, otorino, që të zgjidhim problemin e frymëmarrjes.

Pacientja– Të them të drejtën e kam me shumë frikë.

Skerdi– Unë nuk po të them ty se do ta marrim përsipër dhe ta zgjidhim. Eja ta bëjmë një kontroll.

Pacientja– Problemi është edhe këtu, sepse ma keni ndryshuar kirurgun në momentin e fundit, pa dijeninë time. Emër tjetër më kanë dhënë dhe kur kam ardhur në momentin e fundit aty jam përballur me gjë tjetër, gjë që unë nuk isha në dijeni. Unë duhej të isha në dijeni të paktën dy ditë përpara.

Skerdi– Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur nuk kam qenë.

Pacientja– Ka ndodhur qe më kanë dhen një kirurg tjetër. Është e drejta ime ta pranoja, apo mos ta pranoja operacionin me një doktor tjetër.

Skerdi– Po mundet të thoshe këtë doktorin tjetër nuk e dua, po nuk ia vlente ajo se kishe ardhur nga Belgjika. Tani unë po të them këtë gjë, në qoftë se nuk e ke në plan të vish vetë po ta paguaj unë biletën. Hajde këtu të jem unë me kirurgët më të mirë që kam dhe ta zgjidhim problemin.

Pacientja– Tani unë nuk mundet të them kaq shpejt se do vij tani, duke ditur se sa kohë po vuaj. Imagjino që goja ime rri e thatë gjithmonë 24 orë në 24 orë.

Skerdi– Më vjen keq që ke futur në mes një avokate, por është e drejta jote.

Pacientja– Avokaten sigurisht se unë e pashë, nuk e di se si e keni marrë vesh. I keni parë kamerat e sigurisë, nuk e di i keni parë apo jo? Duket edhe filmimi aty që sigurimi më bllokonte, nuk më linte të prisja aty ulur për të marrë kontratën.

Skerdi– Ti atë suportin plastik ku e ke hequr?

Pacientja– E kam hequr këtu, se aty më thanë qe mundet ta heqësh vetë.

Skerdi– Leukoplastet mund ti heqësh vetë, po suportin plastik nuk mundet ta heqësh as ti dhe as ndonjë tjetër.

Pacientja– Pse më thanë hiqe vetë?

Skerdi–  Në qofte se e ke mesazhin ta heqësh vetë e ik nga Shqipëria është një gabim jashtëzakonisht i rëndë.

Pacientja– Ua vë në dispozicion unë të gjitha mesazhet që kam. Suportin më ka thënë infermierja mundet ta heqësh vetë, mundet ta tregoj edhe me fytyrë infermieren.

Skerdi– Operacioni është jashtëzakonisht serioz, nuk është ndërhyrje kirurgjikale dhe do ndjekësh të gjithë këshillat e mjekëve.  Ato të dyja që kanë bërë në kokën e tyre i hoqa nga puna. Kë të drejtë, ca është bërë u bë, tani unë po të them hajde ta zgjidhim problemin.

Pacientja– Nuk më qas njeri lart mua ( në klinikë).

Skerdi– Po hajde moj xhan.

Pacientja– Hundët, më ka thënë, pas një viti, më ka thënë doktori.

Skerdi– Të kaloj një vit është më mirë akoma sepse shërohen më mirë indet. Tani ne presim më mirë të bëhet viti.

Pacientja– Tani, duke qenë se unë nuk jam me ju në kontakt direkt, kam vendosur avokaten, e kam vendosur se unë nuk merrem dot vesh aty edhe kur i marr në telefon thonë po, po dhe s’më marrin më.

Skerdi– Unë tani, po flasim në telefon nga numri i drejtoreshës së koordinimit që është Kamela, drejtoresha e re. Do të komunikosh gjithmonë me të, do e organizojmë ne këtu, do ta pres unë biletën me shpenzimet e mia, mos e prish terezinë. Kur të më thuash ti, gjejmë gjuhën e përbashkët me kirurgët më të mirë që kam këtu e do jem vetë në sallën e operacionit. Po duhet zgjidhur problemi tani. Bëj vizitën ti me kirurgun tënd (në Belgjikë) dhe kthej përgjigje Kamilës.

Të lutem merre këshillën time. Lëri avokatët, avokatët lekë duan e para punës, e dyta nuk zgjidh gjë. Ti kur të bësh vizitën, kaloja Kamilës dhe ajo do ma kalojë mua direkt. Do ta shoh unë që të organizojmë vizitën dhe operacionin. Këtu do jem edhe vetë prezentë. Vizitën edhe operacionin do ta paguaj unë. Më vjen keq që ke kaluar gjithë këto probleme. Më vjen keq e të kërkoj ndjesë për stafin tim.

Kur i zbulova i hoqa, se më tepër s’kam ç’bëj. Për fat të keq është edhe përgjegjësia ime në radhë të parë, i kam zgjedhur  njerëzit jo të duhur për të bërë atë punë delikate ndaj dhe ndodhi problemi me ty, siç ka ndodhur edhe me pacientët e tjerë.  I zbulova në kohë i hoqa nga puna. Por edhe pacientëve të tjerë, kur i shikoja që ato u përgjigjeshin si leshko, nuk dua të flas i përgjigjeshin si kafshë pacientëve të rinj. Më ka ikur petulla. Po pres përgjigjen e ORL, kur e ke?

Pacientja– Më datën një e kam.

Skerdi– Okay

faxweb

Klinika KEIT Skerdi Faria Klinika KEIT Skerdi Faria Klinika KEIT Skerdi Faria Klinika KEIT Skerdi Faria

Etiketat: klinika keitskerdi faria
Para

Burri i vrau vajzën dhe e plagosi/ “Kamera në shtëpi prej 1 viti”, shokon me deklaratën gruaja: E ngacmonte seksualisht

Pas

Rama flet për fotot e bujshme nudo në plazh: Më kërkuan lekë

Nga Kategoria

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur 
Aktualitet

Alimehmeti vazhdon të besojë se Berisha do ta zgjedhë kandidat për Tiranën

05.09.2026
10.3k
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata
Aktualitet

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata

05.09.2026
10.3k
Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku
Aktualitet

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

05.09.2026
10.3k
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

05.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Grantet e Startup Albania/ Miliona për kompani që nuk plotësonin kriterin, mes përfituesve edhe Noizy

Kur Delina Ibrahimaj gjen edhe “humbës të lumtur” për të justifikuar garën e 6 milionë eurove për startup-et

31.08.2026
10.4k
Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë

03.09.2026
10.4k
Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

05.09.2026
10.3k
Himara kalon një natë tmerri, zjarri djeg 7 banesa, evakuohen banorët dhe turistët

Himara kalon një natë tmerri, zjarri djeg 7 banesa, evakuohen banorët dhe turistët

05.09.2026
10.3k
Ishte në kërkim nga SPAK për pastrim parash: Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

Ishte në kërkim nga SPAK për pastrim parash: Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

01.09.2026
10.4k
Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

03.09.2026
10.3k

Boom-i Javës

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

31.08.2026
10.4k
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

29.08.2026
10.4k
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29.08.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.2k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.