E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Më erdhi djalli në kokë, kur pashë Masimon ulur në pragun e hyrjes sime”

Korrieri nga Korrieri
11.05.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
“Më erdhi djalli në kokë, kur pashë Masimon ulur në pragun e hyrjes sime”
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Më erdhi djalli në kokë, kur pashë Masimon ulur në pragun e hyrjes sime”

Kështu ka deklaruar në dëshminë e dytë për autoritet italiane 45-vjeçari nga Selenica e Vlorës, Taulant Malaj, autor i krimit makabër, ku vrau me thikë vajzën e tij, Xhesikën 16 vjeçe, plagosi gruan e tij, Teftën dhe vrau edhe shtetasin italian Massimo Desanties me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Taulant Malaj pretendon që e gjeti italianin tek dera, kohën kur kuptoi që bashkëshortja e tij po shkruante SMS në cel. Fillimisht e pyeti, çfarë do t’i tek pragu im. Shqiptarin nuk e bindi përgjigja e viktimës, i cili u justifikua se kishte ngatërruar hyrjen, por nxitoi dhe mori thikën në kuzhinë, e sulmoi atë dhe e qëlloi 20 herë në trup dhe në kokë.

I gjakosur, siç e përshkruajnë mediat vendase, Taulant Malaj futet brenda me thikë në dorë, me qëllimin për të vrarë gruan në dhomën e gjumit. Thotë se nuk e kuptoi kur e bija, Xhesika i doli para në mbrojtje të nënës së saj, dhe e goditi edhe atë disa herë me thikë.

“As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar.”- thotë ai.

Pasi mbaroi punë me Xhesikën, Taulanti nuk u ndal dhe donte të finalizonte misionin e tij për të vrarë grua. Të dy bashkë u kacafytën nga dhoma tek kuzhina, ku ndodhej edhe djali 5 vjeç. Kur pa Teftën të shtrirë dhe të mbuluar me gjak, mendoi se  vrau plotësisht.

Taulanti doli jashtë, dhe u kthye brenda duke filmuar masakrën. Në këtë moment kërkon të birin, të cilin avokatët mohojnë që kishte për qellim për ta vrarë. Në 01.52 e 7 majit, telefonata në 118 u bë nga Tefta Malaj. Në videot e filmuara nga autori Tefta shfaqet duke i thënë çfarë ke bërë, kurse ai ‘do tu vras të gjithëve duke e akuzuar për tradhti.

Taulant Malaj u tha hetuesve se kishte spiunuar me kamerat e shtëpisë takimet e gruas dhe fqinjit. Sipas tij nisi para një viti kur Tefta bëri një aksident rrugor me Massimon. Një ditë dëshmon Malaj, Massimo ma solli gruan tek furra duke thënë se ajo ishte e sëmurë, një ditë tjetër i bëri xhiro me Masserati, pastaj hanin dreka së bashku, e telefonoja dhe ajo nuk përgjigjej.

‘Një ditë tjetër gruaja ime dhe Xhesika shkuan në Termoli dhe makina e tyre u fik se kishte mbaruar bateria dhe ato thirrën për ndihmë Massimon dhe jo mua’, thotë Malaj. Të gjitha këto sipas tij, ngritën dyshimin për tradhti, por ende hetuesit dhe avokatët e Malaj nuk kanë vërtetuar zyrtarisht këtë lidhje që dyshohet se u bë shkak për tragjedinë.

Mbrëmjen e së mërkurës Tefta Malaj është takuar me djalin 5 vjeçar për herë të parë pas ngjarjes. Ndërsa pak ditë më parë Tefta Malaj foli për mediat shqiptare duke thënë se babai kishte ngacmuar seksualisht vajzën 15 vjeçare dhe prej dy vjetësh Xhesika nuk i fliste babait të saj. Xhelozia që ajo dilte argëtohej me miqtë e saj ishin shkaku që e vrau tha Tefta Malaj.

‘Nga shtrati, të dy vrapuan në kuzhinë ku unë vazhdova të godas. Pas gjysmë ore dola nga shtëpia, pikërisht në hyrje të godinës dhe kuptova se çfarë kisha bërë. Menjëherë më pas do të kthehesha në realizimin e videos”.- tha ai.

Hetuesit italianë kanë rishkuar të gjithë kronologjinë e krimit të dyfishtë të kryer nga shqiptari Taulant Malaj dhe e kanë lënë atë në arrest me burg.
Në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes është 24 orëshi mes 6 dhe 7 majit në godinën nr 32 në rrugën Palmiro Togliatti në Torremaggiore.

Bazuar në dëshminë e Taulant Malajt, të premten e 5 majit ishte grindur me gruan për fqinjin pasi e kishte parë të dilte me të. Të shtunën pasdite ka rrëfyer Malaj unë isha duke pirë kafe me miqtë kur telefonova gruan time dhe mësova se ajo ishte në një festë me fëmijët, por unë mendova se me Massimon. Mbrëmjen e të shtunës shkuam për të fjetur pasi kishim ngrënë darkë dhe një moment u ngrita pashë që ajo po bisedonte me fqinjin.

Foggia Today ka zbardhur dëshminë e plotë të Taulant Malaj ku në vijim thotë se: U ngrita, dola në shkallët sepse e dija se Massimo ishte gati të mbërrinte dhe në fakt ai u ndal në dyshemenë time në ashensor. E pyeta se çfarë po bënte me dyshemenë time dhe ai tha se ishte drejtuar në shtëpinë e gabuar, aty jemi grindur dhe i përsërita që nuk duhet të ketë lidhje me gruan time. Më erdhi djalli në kokë thotë shqiptari, dhe shkova të marr thikën duke e kapur italianin nëpër shkallë drejt shtëpisë së tij ku e goditi 20 herë.

Më pas u ngjita në shtëpi, hyra në dhomën e gjumit ku ishte gruaja, e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika duke dashur të mbronte nënën e saj. unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava.. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Nga shtrati, të dy vrapuan në kuzhinë ku unë vazhdova të godas. Pas gjysmë ore dola nga shtëpia, pikërisht në hyrje të godinës dhe kuptova se çfarë kisha bërë. Menjëherë më pas do të kthehesha në realizimin e videos”.

Në 05.52 mbërrin telefonata në 118 nga Tefta Malaj, e cila me zë të dobët i pohon policisë se i shoqi i kishte goditur me thikë duke veçuar edhe vajza ime. Në videot e filmuara nga autori Tefta shfaqet duke i thënë çfarë ke bërë, ndërsa i shoqi thotë do tu vras të gjithëve duke e akuzuar për tradhti dhe thërret ku është djali.

Përveç videos së bërë nga autori pas krimit, hetuesit kanë administruar edhe tre video të tjera të krimit nga kamerat që ishin brenda apartamentit të shqiptarëve. Policia ka marrë dëshmitë vëllai dhe kunata e autorit, tre vëllezërit e Tefta Malaj, dy kolegë bukëpjekës me shqiptarin dhe tre fqinjë të tyre.

Taulant Malaj u tha hetuesve se kishte spiunuar me kamerat e shtëpisë takimet e gruas dhe fqinjit. Të dy kishin filluar të flisnin prej një viti kur Tefta kishte bërë një aksident rrugor me Massimon. Një ditë dëshmon Malaj, Massimo ma solli gruan tek furra duke thënë se ajo ishte e sëmurë, një ditë tjetër i bëri xhiro me Masserati, pastaj hanin dreka së bashku, e telefonoja dhe ajo nuk përgjigjej.

Një ditë tjerë gruaja ime dhe Xhesika shkuan në Termoli dhe makina e tyre u fik se kishte mbaruar bateria dhe ato kishin thërritur për ndihmë Massimon dhe jo mua, thotë Malaj. Të gjitha këto prentendime që shqiptari ngritën dyshimin e tij për tradhti, por ende hetuesit dhe avokatët e Malaj nuk kanë vërtetuar këtë lidhje intime ndërsa vijon hetimet për këtë tragjedi. Mbrëmjen e së mërkurës Tefta Malaj është takuar me djalin 5 vjeçar për herë të parë pas ngjarjes.

Ndërsa pak ditë më parë Tefta Malaj foli për mediat shqiptare duke thënë se babai kishte ngacmuar seksualisht vajzën 15 vjeçare dhe prej dy vjetësh Xhesika nuk i fliste babait të saj. Xhelozia që ajo dilte argëtohej me miqtë e saj ishin shkaku që e vrau tha Tefta Malaj.

Para

Rama flet me emra: Këta janë dy sekserët e Fredi Belerit që po kërcënojnë emigrantët, do merrem personalisht me ta 

Pas

VIDEO Basha-Balla u bë në banesën e saj? Reagon Desada Metaj: Më zhgënjeve doktor, na premtove gjëra erotike 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
PARADOKSI/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve (Kostoja e korrupsionit?)

Modeli kaotik i zhvillimit të hotelerisë, Tirana treg i maturuar, ç’do të ndodhë me kullat që u nisën për hotele?

27.09.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
Aksident i rëndë në Cërrik, humb jetën një 21-vjeçar, plagoset një i mitur

Aksident i rëndë në Cërrik, humb jetën një 21-vjeçar, plagoset një i mitur

27.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.