E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK shpëtoi Ilir Beqajn dhe arrestoi zëvendësin e tij

Korrieri nga Korrieri
17.08.2023
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
SPAK shpëtoi Ilir Beqajn dhe arrestoi zëvendësin e tij
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj u arrestua sot me urdhër të SPAK. Arrestimi lidhet me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.

Po ashtu janë edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: Është marrë masa e “detyrim paraqitje” për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Shef i Kirurgjisë në QSUT), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”.

Dy ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike). Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura.

Pra, nga të gjithë të ndaluarit mungon “peshkaqeni” i madh, Ilir Beqja

Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 pikërisht nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService.

Tashmë ajo që përflitej në rrethe të ngushta në Tiranë se SPAK nuk do të godiste lart, duke arrestuar Ilir Beqjan që është edhe mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama është vërtetuar sot. SPAK është mjaftuar duke goditur ish-zëvëndësin e Beqjas dhe disa zyrtarë, por jo “arkitektin” e këtij koncesioni.

Por si shpëtoi Beqja?

Një ndër faktorët ishte edhe “shitja” që Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i bëri ish-zëvendësministrit të tij, Klodian Rrjepaj.

Në dëshminë e dhënë para disa kohësh në SPAK, Ilir Beqaj, ia ka shkarkuar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave përgjegjësinë në lidhje me koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kanë qenë ata që kanë përzgjedhur fituesin.

Gjatë dëshmisë së tij prej 9 orësh para një viti, Beqaj është justifikuar duke thënë se ministri ka pasur rol vetëm në nxjerrjen e urdhrit për hapjen e procedurës koncesionare. Edhe pse ka pranuar se firmën mbi kontratë e ka hedhur vetë ai, Beqaj ka thënë se kushtet dhe përmbajtja e marrëveshjes koncesionare janë përcaktuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë dhe bashkimit të kompanive fituese.

Ilir Beqja ka mohuar të ketë shkelur ligjin në asnjë moment, pasi ai thjesht ka vepruar në anë procedurale, duke treguar se gjithçka ka qenë në duart e personave përkatës. Ai po ashtu ka folur gjatë mbi ekzistencën e konfliktit të interesit me njohjen e procedurave ndaj Ilir Rrapajt, biznesmenit përfitues të kontratës, por Beqja sërish ka mohuar të ketë njohje apo lidhje me të, ndonëse përfituesi e ka pritur edhe në Itali, e konkretisht në Peruxha ish-ministrin.

Por cilat janë lidhjet midis Ilir Rrapajt dhe Ilir Beqajt

I lindur në vitin 1972, Rrapaj ka emigruar në Itali në vitet 90’ dhe është vendosur në rajonin e Umbrias. Më 17 prill 2000, ai regjistron në Peruxhia kompaninë Ali Pashë Tepelena SAS, një kompani në kategorinë e “artizanatit” me vetëm një të punësuar dhe një kapital prej 3 milionë liretash, të cilat më vonë konvertohen në 1549, 38 euro.

SPAK shpëtoi Ilir Beqajn dhe arrestoi zëvendësin e tij,

Ilir Beqja me biznesmenin Ilir Rrapaj (ngjitur me ish-ministrin)

Lidhja e Rrapajt me fushën e shëndetësisë është e paqartë, edhe pse ai pretendon të këtë mbaruar studimet për mjekësi. Megjithatë, më 22 nëntor të vitit 2013, Rrapaj merr pjesë në nismën “Thuaj Po Shqipërisë”, të mbajtur në pallatin e Brigadave në Tiranë. Në këtë konferencë që mblidhte profesionistët shqiptarë të shëndetësisë në vende të ndryshme të botës, Rrapaj përveç ish-ministrit Beqaj ka takuar dhe kryeministrin Edi Rama.

Mbas konferencës në nëntor të vitit 2013 dhe shpalljes së koncesionit për sterilizimin e seteve dhe sallave kirurgjikale në shkurt të këtij viti, Rrapaj dhe përfaqësues të kompanive të tjera italiane, pjesë të konsorciumit fitues kanë pasur një numër takimesh në Tiranë dhe Itali me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj.

SPAK shpëtoi Ilir Beqajn dhe arrestoi zëvendësin e tij,

Ilir Beqja, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish.zvministri i arrestuar Klodian Rrjepaj

Në dhjetor të vitit 2013, Beqaj dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj vizitojnë rajonin e Umbrias në Itali me ftesë Qarkut të Umbrias dhe Universitetit Shtetëror të Peruxhias.

Gjatë vizitës, Beqaj nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Peruxhias, po ajo që ra në sy është prezenca e Ilir Rrapajt dhe e ortakëve të tij italianë gjatë takimeve.

Beqaj e viziton disa herë rajonin e Umbrias në vitin 2014. Në dhjetor të këtij viti ai nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me Qarkun e Umbrias, ku Rrapaj është gjithashtu prezent në takimet zyrtare, në krah të ministrit Ilir Beqaj.

Vijon hetimi për Ilir Beqajn?

Ndërkohë përflitet se hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn vijon, por çështja për të është ndarë dhe po hetohet më vete. Po ashtu vijon hetimi ndaj ish-ministrit edhe për tenderin e Check-Up me vlerë 130 mln euro dhe hetimet pritet të mbyllen brenda muajit gusht.

Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.

Para

Skandali me Kadastrën/ Drejtoresha e Veriut, Kiara Haskaj pezullon lejet e punonjësve (Dokumenti)

Pas

Ish-ministri Cani flet pas dëshmisë në SPAK për “Sterilizimin”: Punët e mia janë në bazë të…

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.