E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Admir Sinamati i koalicionit “BF” heq dorë nga zgjedhjet e pjesshme në Kukës, pas skandalit ‘Gjici’!

Korrieri nga Korrieri
23.08.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Admir Sinamati i koalicionit “BF” heq dorë nga zgjedhjet e pjesshme në Kukës, pas skandalit ‘Gjici’!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Admir Sinamati, i cili kandidoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Kukësit, ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në ripërsëritjen e zgjedhjeve më 24 shtator.

“I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh “në ring” një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga rradhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për pëfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim.

Duke i uruar secilit nga kandidatëve suksese në primare dëshiroj të përzgjidhet më i miri/a në mënyrë që jo vetëm të sigurohet fitorja e shumëpritur e Bashkisë por edhe të kemi garanci për një qeverisje të drejtë, të aftë e njerëzore, si dhe në karrigen e kryebashkiakut të ulet një person që nuk ka bërë apo nuk bën kompromise/pazare me mundin dhe djersën e demokratëve”, thuhet ne reagim.

Reagimi i plote

Të dashur drejtues dhe anëtarë të PD Dega Kukës!

Fillimisht shpreh kënaqësinë që prej kaq kohësh jemi bashkë të rreshtuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve kuksianë, duke bërë prezent situata dhe denoncuar hapur e me forcë fenomene të dëmshme të prodhuara nga korrupsioni, injoranca dhe përbuzja qeveritare. Ju falenderoj të gjithëve pa përjashtim për mbështetjen e dhënë edhe së fundmi që më keni propozuar unanimisht të jem kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore të 24 Shtatorit për kryetar në Bashkinë Kukës. Me mirnjohje të pakufijshme ndaj respektin dhe vlerësimin për secilin prej jush!

Të nderuar qytetarë banorë të Bashkisë Kukës dhe në veçanti ju që më mbështetët me votën tuaj më 14 Maj 2023!

Pavarësisht se unë nuk arrita të zgjidhem kryetar, vota juaj tregoi se në Kukës ende ka shpresë, ka rezistencë qytetare dhe besim në përmbysjen e regjimit të diktaturës së korrupsionit dhe krimit.

Me gjithë thirrjet dhe insistimin e pafundëm nga ju, vërejtjeve apo mosdakordësisë së një numri të kufizuar individësh (që militojnë një pjesë me shpirt e pjesa dërrmuese e tyre sa për t’u dukur në PD) për të kandiduar më 24 Shtator 2023; unë kam vendosur:

të mos garoj në këto zgjedhje.

Unë u përfshiva në betejën e 14 Majit 2023 në respekt të vetes, familjes time, Kukësit dhe Shqipërisë duke qenë i bindur se vetëm me aktivitet dhe kontribut proaktiv kundër së keqes dhe tiranisë së korrupsionit bëjmë detyrën patriotike, shërbimin intelektual dhe njerëzor, ndaj vendit dhe njerëzve tanë.

Isha koshient se kisha përballë një makineri të rëndë shtetërore dhe parapolitike pasi rivalizoja një nga njerëzit dhe strukturat më të favorizuara nga paratë e

pista të korrupsionit si dhe të mbështetur fuqimisht nga të gjitha qelizat e shtetit dhe pushtetit në qendër dhe bazë; megjithatë nuk u stepëm, u përballëm por devijimi kriminal e bëri të veten: grabiti fitoren e qytetarisë dhe nevojës ulëritëse të Kukësit për ndryshim. Ato që unë dhe bashkëpunëtorët e mi i thamë hapur dhe me gisht të drejtuar u vërtetuan shpejt dhe me një farë forme, atë që nuk e realizoi vota e devijuar e përfundoi vesi, pra 7 ditë pas riciklimit dhe 40 ditë pas konfirmimit devijant Kukësi u çlirua nga një pushtues që ia kishte vrarë demokracinë, fjalën dhe votën e lirë.

I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh “në ring” një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga rradhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për pëfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim.

Duke i uruar secilit nga kandidatëve suksese në primare dëshiroj të përzgjidhet më i miri/a në mënyrë që jo vetëm të sigurohet fitorja e shumëpritur e Bashkisë por edhe të kemi garanci për një qeverisje të drejtë, të aftë e njerëzore, si dhe në karrigen e kryebashkiakut të ulet një person që nuk ka bërë apo nuk bën kompromise/pazare me mundin dhe djersën e demokratëve.

Ftoj të gjithë demokratët dhe uroj që proçesi i primareve të na shërbejë për bashkim, konsolidim dhe energji pozitive.

Këtë vendim ia kam bërë të ditur edhe kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha të cilin e falenderoj pafundësisht për inkurajimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj meje dhe Kukësit në mënyrë të pandërprerë, si dhe e kam siguruar Atë që kontributi im nuk do t’i mungojë asnjëherë PD dhe vendit për asnjë arsye.

Nga zermra uroj që Kukësi më 24 Shtator të votojë kandidatin e PD!

Para

Detaje të REJA nga ÇMENDURIA në Tiranë/ “X6”-ta që fluturoi dje në liqen drejtohej nga kushëriri i Martinajt!

Pas

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, pas 4 orësh në Kapshticë kthehen mbrapsht zjarrfikësit shqiptarë

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.