E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestohet në Francë i shumëkërkuari Behar Bajri 

Korrieri nga Korrieri
04.09.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Arrestohet në Francë i shumëkërkuari Behar Bajri 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Është arrestuar në Francë Behar Bajri, i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që operonte kryesisht në veri të vendit.

Mësohet se Bajri është prangosur gjatë një operacioni nga policia franceze të organizuar në bashkëpunim me palën shqiptare.

Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza” që çoi në pranga biznesmenin e njohur Pëllumb Gjoka dhe drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Oltian Bistri.

Bajri, së bashku me 8 persona të tjerë akuzohet se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kanë porositur si dhe realizuar një sërë ekzekutimesh dhe atentatesh mafioze kundrejt grupeve rivale.

Ngjarjet e rënda kriminale dhe komunikimet mes tyre u zbuluan nga çkodimi i aplikacionit “Sky”.

Sakaq, Interpol Tirana ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e Bajrit me qëllim ekstradimi në Shqipëri:

Vijon operacioni policor i koduar “Metamorfoza”.

Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze.

Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore  të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e  dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit.

Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Para

Kush është Igli Hasani, diplomati i ‘panjohur’ që do të drejtojë Ministrinë e Jashtme 

Pas

Hashim Thaçi flet për herë të parë nga burgu i Hagës për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.