E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

INVESTIGIMI/ Skandal me higjenën te “ Ajka ” në Lushnje, gjobë e majme, BLLOKOHET 333 kg bulmet, AKU “fal” shkelësit (IV)

Korrieri nga Korrieri
21.09.2023
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
INVESTIGIMI/ Skandal me higjenën te “ Ajka ” në Lushnje, gjobë e majme, BLLOKOHET 333 kg bulmet, AKU “fal” shkelësit  (IV)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

INVESTIGIMI/ Skandal me higjenën te “ Ajka ” në Lushnje, gjobë e majme, BLLOKOHET 333 kg bulmet, AKU “fal” shkelësit (IV)

Inspektorët e AKU-së u nisen në një kontroll paraditen e datës 24 qershor 2023 në fabrikën e kompanisë Delta Doni & Ajka që bën përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa u përballen me një situatë të pazakontë të kushteve higjeno-sanitare.

Në përfundim, inspektimi u finalizua me tre gjoba nga 1 milionë lekë ndaj kompanisë (gjithsej 3 milionë lekë) dhe 333 kg gjalp lope dhe djath kaçkavall të bllokuar si edhe ultimatumin për të përmirësuar kushtet higjeno-sanitare të prodhimit. 

Skandal me higjenën te “ Ajka ” në Lushnje, gjobë e majme, BLLOKOHET 333 kg bulmet, AKU “fal” shkelësit (IV) Skandal Ajka AKU

Gazeta Korrieri vijon sot me serinë IV të investigimit mbi tregun e përpunimit të qumështit në vendin tonë, pas ankesave dhe denoncimeve të shumta për përdorimin masiv të vajit të palmës në produkte si djathi kaçkavall; kosi; gjalpi, etj., ndërkohë që qumështi pluhur dhe niseshteja është bërë normë tashmë.

Siç zbuloi Gazeta Korrieri më herët, analizat e mostrave që inspektorët e AKU-së marrin nëpër fabrika çohen dhe testohen në Maqedoninë e Veriut dhe jo në ndonjë vend të Bashkimit Europian sic ishte deklaruar më herët. 

Kushte higjeno-sanitare mizerabël, 3 milionë lekë gjobë për Delta Doni & Ajka në Lushnje, bllokohen 333 kg gjalp dhe djath kaçkavall

Gazeta mësoi përmes inspektorëve të ndershëm të AKU-së se krahas fabrikave të tjera (pjesë të publikimeve të mëparshme dhe që do të vijnë në vijim), AKU kishte kryer edhe një inspektim në kompaninë “Delta Doni & Ajka” në fund të qershorit 2023 duke vendosur një gjobë të majme për probleme të theksuara në kushte higjeno-sanitare të prodhimit dhe etiketat. 

Mësohet se gjoba në fjalë u vendos sipas Ligjit Nr 10433 date 16.06.2011 “Per Inspektimin ne Republiken e Shqiperise” dhe ligjit Nr 9863 date 28.01.2008 ” Per Ushqimin” I Ndryshuar.

Në total, të treja gjobat kanë një vlerë prej 3 milionë lekësh të vjetra. 

Kjo është një ndër gjobat më të mëdha të vendosura nga inspektorët e AKU-së gjatë periudhës së verës, krahas një fabrike në Korçë, e cila është gjobitur me 5 milionë lekë, ndërkohë që një fabrikë në Kavajë është dërguar për ndjekje penale në prokurori, për të cilat do të raportojmë gjatë ditëve në vijim, 

Po ashtu, burime i treguan gazetës së gjatë inspektimit te Delta Doni & Ajka ishin bllokuar edhe 333kg produkt nga kompania “Delta Doni & Ajka”, të cilat ishin konkretisht djath kaçkavall dhe gjalp lope. 

Mësohet se sasia e djathit kaçkavall është ende e bllokuar deri në daljen e analizave nga laboratori në Maqedoninë e Veriut. 

AKU Fier po mban një heshtje varri për këto bllokime dhe problemeve të theksuara që po shkaktojnë stabilimentë të tilla për shëndetin e qytetarëve. Rezulton se në Fier probleme të theksuara janë konstatuar edhe te Lufra, Feaksi, etj. 

Ndërkohë, i kontaktuar nga Gazeta, një ndër pronarëty e kompanisë Delta Doni & Ajka, Edmond Gjata pranoi problematikat e konstatuara nga AKU duke theksuar se “bëhej fjalë për një pakujdesi njerëzore në prodhimin e etiketës”. 

Gjata konfirmoi edhe sasinë prej 333kg produkt të bllokuar duke theksuar gjithashtu se përgjigjet e analizave për djathin kaçkavall nuk kishin dalë dhe ata ishin të detyruar ta mbanin ende të bllokuar në magazinë. 

Përgjigja e z.Gjata për Gazeta Korrieri pas zbulimeve tona:

Sa i perket gjobes se vendosur nga AKU dua t’ju sqaroj se eshte marre per shkak te pakujdesise njerezore kur eshte bere dizajni i etiketes, sic mund ta verefikoni dhe me poshte tek dokumenti i bashkengjitur ne attach.

Ndersa sasia e produktit ”Djath kackavall” vazhdon te jete e bllokuar ne fabrike ne pritje te pergjgjes se analizave nga laboratori ne Maqedonine e Veriut ku AKU ka derguar mostrat. Me te ardhur pergjija produkti mund te tregtohet lirisht. 

Pikëpyetje të mëdha mbi vërtetësinë e analizave

Pikëpyetja më e madhe në gjithë këtë histori nuk janë vetëm vërtetësia e rezultatit të analizave, por edhe procesi i marrjes së mostrave teksa kemi një nivel korrupsioni kapilar dhe që shumë inspektime në këto fabrika deri më tani siç mëson Gazeta Korrieri janë “zgjidhur” me gjoba mininale, kurse produkti i bllokuar është hedhur në treg për t’u ngrënë prej popullatës. 

Në fakt, janë të dhënat statistikore të INSTAT ato që përforcojnë idenë se me shëndetin e shqiptarëve po luhet keqaz. 

Vetëm në një vend si Shqipëria mund të ndodhë që ulja e numrit të krerëve të kafshëve të imta të përkthehet me rritje të sasisë së qumështit të prodhuar! 

Ose delet e dhitë janë bërë lopë, ose esencat që e kthejnë qumështin pluhur në qumësht deleje apo dhie po përdoren masivisht në Shqipëri.

Kanceri si grip në Shqipëri 

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri krahas kancerit duke u bërë të dy vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve gjatë dekadave të fundit sipas të dhënave të INSTAT. 

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen prej problemeve të ndryshme, përfshi edhe ushqimin, ashtu si edhe kanceri. 

Kequshqyerja është kthyer në një problem të madh në Shqipëri për shkak të mungesës së kontrollit dhe nivelit të lartë të korrupsionit ku institucionet inspektuese më shunë shihen si një vend ku mund të bësh para se sa se si mund t’i shërbesh qytetarëve. 

LEXONI TRE PUBLIKIMET E PARA

Lexoni PUBLIKIMIN nr.1:

INVESTIGIMI/ AKU bllokon 383 kg prodhime te “Erzeni” shpk dhe gjobë. Probleme me etiketat, produkti u hodh në treg. Të pathënat e inspektimit në Korrik (I)

Lexoni PUBLIKIMIN nr.2:

INVESTIGIMI/ Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra ! Të pathënat e aksionit të AKU . Kanceri si grip në Shqipëri, zbulohet kush i certifikon analizat… (II)

Lexoni PUBLIKIMIN nr.3:

INVESTIGIMI/ Gjobë dy milionë dhe 183 kg produkt të bllokuar! AKU bastis kompaninë  Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

VIJON…

NDALOHET RIPRODHIMI PA CITUAR ME LINK SIPAS RREGULLAVE NË FUQI. ÇDO SHKELJE DO TË TRAJTOHET SIPAS PARASHIKIMEVE LIGJORE NË FUQI PËR TË DREJTËN E AUTORIT.

Çfarë parashikon ligji Nr.9863, datë 28.1.2008 PËR USHQIMIN, mbi bazën e të cilit është gjobitur kompania Delta Doni & Ajka për probleme me kushtet higjeno sanitare të prodhimit: 

Neni 26 

Kërkesat për sistemin e vetëkontrollit 

1. Operatori i biznesit ushqimor, me përjashtim të prodhimit primar, siguron kontroll të rregullt të kushteve higjienike të prodhimit, në çdo objekt, nëpërmjet zbatimit të procedurave parandaluese të sistemit të vetëkontrollit, sipas parimeve të sistemit të analizës së riskut dhe pikave kritike të kontrollit (më poshtë HAÇP), duke: 

a) identifikuartë gjithë dëmtuesit, të cilët mund të parandalohen, eliminohenose reduktohen në një nivel të pranueshëm; 

b) identifikuar pikat kritike të kontrollit;
c) përcaktuar limitet kritike në pikat kritike të kontrollit;
ç) përcaktuar procedurat efektive të monitorimit sistematik të pikave kritike të 

kontrollit;
d) përcaktuar veprimet korrigjuese, kur sistemi i monitorimit paralajmёron se

pika kritike e kontrollit nuk është nën kontroll;
dh) përcaktuar nëse procedurat e verifikimit të masave, të përcaktuara në

shkronjat “a” deri në “d” të kësaj pike, janë efektive; 

14 

e) mbajtur dokumente dhe regjistra të përshtatshëm për identifikimin e zbatimit efektiv të masave të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “dh” të kësaj pike. 

2. Operatori i biznesit ushqimor, në nivelin primar të prodhimit, përcakton dhe vë në zbatim kontrollin e rregullt të kushteve higjienike të prodhimit në çdo objekt që ka nën kontroll, nëpërmjet zbatimit të procedurave parandaluese të vetëkontrollit, sipas modelit të praktikave të mira të prodhimit. 

3. Verifikimi fillestar i përshtatshmërisë së planeve të HAÇP-së, për objektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, kryhet nga AKU-ja. 

4. Në rast se rezultatet e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, tregojnë ekzistencën e rreziqeve shëndetësore për njerëzit, atëherë vlerësohet se ushqimi nuk plotëson kërkesat e sigurisë ushqimore dhe operatori i biznesit ushqimor merr masat e pёrcaktuara nё nenin 24 të këtij ligji. 

5. Kushtet për zbatimin e sistemit të vetëkontrollit në objektet e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 

6. Operatori i biznesit ushqimor mban dokumentacion pёr zbatimin e sistemit tё vetëkontrollit dhe e pёrditёson atë. Me kёrkesёn e AKU-së dhe Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,operatori jep tё dhёna pёr pёrputhjen e veprimtarisё sё tij me kёrkesat e pёrcaktuara nё pikat 1 e 2 tё kёtij neni. 

7. Përjashtime nga zbatimi i sistemit të vetëkontrollit, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhen për operatorë të veçantë të biznesit ushqimor, veçanërisht për operatorë të vegjël, kategori të veçanta operatorësh, në shitjen me pakicë dhe të prodhimit të produkteve tradicionale, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, nëse garantohet arritja e një niveli të pranueshëm higjienik në zbatimin e sistemit të procedurave të vetëkontrollit, sipas praktikave të mira të prodhimit.  –Gazeta Korrieri Skandal Ajka AKU

Etiketat: ajkaAKUdelta donierzeni shpkFeaksifshatceKlegenluframirelishaka boboshticeSPAK
Para

“Britma, gjak dhe viktima…”! Si ra autobusi me 30 pasagjerë në humnerë?

Pas

I futi dy plumba policit! Si u arratis agresori me armë në dorë në rrugicat e Tiranës?

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.