E premte, 11 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bedri Islami: Unë e kuptoj opozitën pse nuk e do Edi Ramën, po Shqipërinë a e duan?

Korrieri nga Korrieri
23.09.2023
në Aktualitet
A A
Bedri Islami: Unë e kuptoj opozitën pse nuk e do Edi Ramën, po Shqipërinë a e duan?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Unë e kuptoj opozitën kur nuk do Edi Ramën. Në fund të fundit, ai është shefi i shumicës që i ka mundur tri herë rresht, edhe kur kanë qenë në pushtet, edhe kur kanë qenë kështu si janë. Opozita nuk ka dashur asnjërin nga liderët e së majtës, pavarësisht se nga cili është drejtuar. Kështu që as Rama nuk përbën ndonjë përjashtim.

Unë e kuptoj opozitën kur ajo kërkon me ngulm rikthimin në pushtet. Është në të drejtën e saj. Për më tepër, një opozitë në më shumë se dy dekada e ka lodhur atë, që, e mësuar të bëjë gjëmën, nuk ka pësuar asnjë ndëshkim, çka shpreson se kështu do të ndodhë edhe një herë, në pushtetin e mundshëm në të ardhmen.

Unë e kuptoj opozitën kur të keqen e gjen jashtë vetes, kur zhurmon dhe sulmon edhe të vetët; e kuptoj kur nuk merren vesh për një kryetar grupi parlamentar, ashtu si i kuptoj edhe lëvizjet nga njëri prehër në tjetrin, gjithnjë brenda vathës së vet, ashtu si i njoh edhe staturat e pakta, por të forta njerëzore dhe qytetare, që pakësohen për ditë e më shumë.

E kuptoj opozitën edhe kur bën thirrje për revansh, hedhje në lum, tërheqje zvarrë të pushtetarëve të sotëm, sidomos shefit të tyre; e kuptoj kur lëshon kumtet e saj himnoide ndaj shefit të tyre, edhe kur ai është i shpallur “non grata” për korrupsion madhor.

Ajo që nuk kuptoj në një pjesë të saj, vërtet nuk e kuptoj është pse nuk e duan Shqipërinë! Të paktën, pse nuk bëjnë sikur e duan!

E çuditshme është se ata që më së shumti nuk e duan, janë pikërisht të njëjtët që nuk e kanë dashur kurrë, që deshën t’i venë flakën në vitin 1997, që u vet shpallen të kundërt me idetë dhe vizionet perëndimore, që, në një çast u vërsulën kundër shefit të tyre dhe u kthyen më pas si djemtë plagnprishës; befasia ime qëndron se përsëri janë krejt gjakftohtë, duke synuar të përhapin gati rrufeshëm mes shqiptarëve kumtin e zisë, të keqes, dështimit, humbjes, rënies në humnerë.

Prirja e tyre e natyrshme drejt së keqes nuk është paradoksi i vetëm, mes paraqitjes si bartës të idesë nacionaliste dhe otomanizmit të tyre politik.

Thelbi i çështjes është se ata e duan Shqipërinë vetëm kur e shesin!

Në ditët e fundit Shqipëria ka fatin e madh të jetë kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është një shans që vështirë të vijë më. Për më tepër kur në rendin e ditës është agresioni rus ndaj një vendi të lirë, si Ukraina.

Të gjithë shtetet e vegjël do e kishin ëndërr këtë fat. Pa asnjë përjashtim. Për Shqipërinë ky ishte fati i bardhë. Kronika e diplomacisë shqiptare rrallë herë do të ketë një shembull të tillë. Befas, brenda pak çasteve Shqipëria dhe kreu i saj i qeverisë u bënë kryelajm në mediat botërore.

Me përjashtim të shteteve që mbështesin Rusinë në agresorin e saj, gjithë shtetet e tjera vlerësuan atë që është më themelore: në kryesinë e diplomacisë së një shteti të vogël u bë gjyqi i madh publik i një shteti të madh, të fuqishëm dhe u përkrah lufta e drejtë e një populli që nuk dëshiron të jetë rob i ëndrrave pansllaviste.

Kaq i fortë është paragjykimi i opozitës sa që gjithë çfarë ndodhi për të ishte veçse një skandal. Një zonjë, që dikur kishte qenë zëvendës ministre e jashtme e këtij shteti e quajti përplasjen mes shefit të qeverisë shqiptare, që nuk ishte aty në këtë rol, me ambasadorin rus në Këshillin e Sigurimit si ajo që kishte ndodhur disa dekada më parë mes Enver Hoxhës dhe kreut të bolshevikëve rusë.

Një tjetër, që edhe ai ka qenë ministër i jashtëm  i opozitës shkoi edhe më tej. Vërtet, i thashë vetes, këto e kanë bërë politikën e jashtme të këtij shteti? Pastaj u kujtova se zonja, që bënte krahasime me zjarr të madh, dikur kishte qenë kundër politikës së Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa tjetri, nuk kishte pasur kurrë ide të veta, dhe, nuk kishte përse të ndodhte ndryshe tani.

Nëse Shqipëria u bë qendër e një mendimi politik në Këshillin e Sigurimit, ajo që ishte më e rëndësishme nuk është në debatet mes drejtuesit, në këtë rast shefi i ekzekutivit shqiptar dhe ambasadorit rus, por sepse, edhe një herë, u për shfaq fort orientimi deri në fund i politikës së jashtme të këtij shteti që për dekada kishte qenë me kokën në Lindje, që nga fqinji i afërt, Jugosllavia, deri në Lindjen e Largët, shtetin kinez.

Shqipëria gjeti rastin të afishojë edhe një herë vendosmërinë e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, duke shikuar të ardhmen, mbështetur te e tashmja. Nëse nuk do e kishte bërë këtë, atëherë mallkimi ndaj saj do të ishte i furishëm, i vazhdueshëm dhe i përhershëm.

Shqipëria u shfaq, ashtu si duhet të jetë dhe ashtu si është: me orientimin dhe qëndrimin e qartë pro perëndimor. Nuk është “non grata” në tryezën e kësaj politike, por e pranuar dhe e mbështetur.

Një pjesë e opozitës nuk e do këtë. Ata, më lehtë do të pranonin mjerimin e politikës shqiptare, keq drejtimin e saj, se sa gëzimin për faktin se përmes një ngjarje madhore, Shqipëria u bë e pranishme në kahun që është.

Opozita dëshiron që gjithçka të nis nga e para, dhe, për më tepër, të nisë vetëm prej tyre. Edhe kur është e gabuar, e mjerë dhe fat kobe për vendin. Mjafton të mos jetë e kundërshtarit as gëzimi, as triumfi, as paraqitja e dinjitetshme, as mbështetja, as politika e rreshtuar krah demokracive të fuqishme perëndimore.

Naim Frashëri, poeti ynë kombëtar, në njërin nga vargjet e tij të famshëm, thoshte se “Gjithë kombetë gëzojnë, ti Shqipëri përse nuk gëzon?

Te ne opozita nuk gëzon, edhe kur duhet gëzuar. Ndodh kështu, sepse një pjesë e saj nuk e do këtë vend. Për ta është vetëm një fabrikë parash e asgjë më shumë. Ndryshe, të paktën do të kishin heshtur!/ DITA

Para

Arratisi të kërkuarin, arrestohet efektivi i policisë

Pas

Iku në lule të rinisë! I vuri pistoletën vëllait në gjoks, por erdhi i vogli dhe hëngri plumbat

Nga Kategoria

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

11.09.2026
10.3k
Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%
Aktualitet

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

11.09.2026
10.3k
Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK
Aktualitet

Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK

11.09.2026
10.3k
Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!
Aktualitet

Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

11.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur 

Alimehmeti vazhdon të besojë se Berisha do ta zgjedhë kandidat për Tiranën

05.09.2026
10.4k
Mashtrime me call center/ SPAK godet grupin në Tiranë! (Ekzekutohen 8 masa sigurie, 3 në kërkim)

Mashtrime me call center/ SPAK godet grupin në Tiranë! (Ekzekutohen 8 masa sigurie, 3 në kërkim)

10.09.2026
10.4k
Edi Rama është shkaktari i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë

Kadastra kujtohet për Palasën pas skandaleve: kontroll “derë më derë” aty ku shteti ka humbur çelësat e pronësisë

08.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë

Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë

07.09.2026
10.4k
Gjithë jetën ishte e qetë, në moshën 82-vjeçare u bë influencuese mode dhe tani e njohin në rrugë

Gjithë jetën ishte e qetë, në moshën 82-vjeçare u bë influencuese mode dhe tani e njohin në rrugë

10.09.2026
10.3k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

05.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.