E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja për 1 vit shkon 1.5 milionë euro 

Korrieri nga Korrieri
27.09.2023
në Aktualitet
A A
Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja për 1 vit shkon 1.5 milionë euro 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen.

Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë.

Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.

Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël. I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).

Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69.

Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.

Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal. E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.

Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione.

Koncesioni i aeroportit të Kukësit

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve). dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro. Fluturimet nga aeroporti i Kukësit nisën zyrtarisht në korrik 2021 me disa destinacione ku fillimisht Zvicra dhe më pas nga Londra.

Para

Dalin pamjet: Momenti kur Policia e Kosovës kap të gjallë terroristin serb të plagosur 

Pas

U tha se janë zënë gjatë xhirimeve? Regjisori i filmit flet për raportin Olta-Luiz

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

27.09.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.