E premte, 11 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Slider

​Terroristët serbë mund të dënohen nga 25 vite deri në burgim të përjetshëm 

Korrieri nga Korrieri
27.09.2023
në Slider
A A
​Terroristët serbë mund të dënohen nga 25 vite deri në burgim të përjetshëm 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, thotë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas tij, të njëjtit për veprën e rëndë penale të terrorizmit do të gjykohen në Kosovë, derisa është e pamundur që ata të ekstradohen në Serbi për shkak të mungesës së marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Po ashtu, Shala thotë se nuk pret nga Serbia që t’i dorëzojë në Kosovë kriminelët e arratisur në veri, përkundër thirrjeve të djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shala nga IKD thotë për KosovaPress se në bazë të Kodit Penal të Kosovës vepra penale e terrorizmit është ndër veprat më të dënueshme dhe të rënda në Kosovë.

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me vepra penale të terrorizmit. Veprat penale të terrorizmit janë ndër veprat më të dënueshme dhe më të rënda të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Nëse e definojmë realisht se çka nënkuptojmë me terrorizmin i bie kryerja e veprimeve të përcaktuara me ligj të veprave penale të llastuara të cilat kanë për qëllim destabilizimin e vendit, krijimin e frikës në popullsinë e gjerë dhe të tjera. Nëse e shohim dënimet e përcaktuara me Kodin Penal atëherë fillimisht prej më të ulëtave dënime janë deri në 25 vjet. Ndërkaq në situata të caktuara nëse një sulm terrorist përfundon me vdekjen e ndonjë personi pastaj dënimet janë deri në burgim të përjetshëm. Mos ta harrojmë faktin se me qëllim të parandalimit të terrorizmit sipas Kodit Penal janë përcaktuar edhe një sërë veprash të tjera që inkriminojnë veprimet e ndryshme në mënyrë që të parandalohet terrorizmi. Siç është përgatitja e veprave penale të terrorizmit, ndihma pas kryerjes së veprave penale dhe të tjera”.

Sipas tij, të gjithë personat që kanë kryer veprën penale të terrorizmit dhe kapen në territorin e vendit duhet të gjykohen në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre.

“Vepra penale është kryer në Republikën e Kosovës dhe tek definimet për vendin e kryerjes së krimit dhe çështjes së kompetencës, në rastin konkret nuk kemi as marrëveshje për bashkëpunim juridik-ndërkombëtar me Serbinë. Kjo i bie se personat që kryer këtë vepër penale dhe kapen në Republikën e Kosovës ata duhet të gjykohen në Kosovë pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Në rastin konkret e mira që mbrohen është e Republikë së Kosovës dhe vepra është kryer në territorin e Kosovës”.

Ai e sheh të vështirë që edhe të arratisurit në Serbi, disa prej tyre që po mjekohen edhe në spitalin rajonal në Novi Pazar të ekstradohen në Kosovë nëse të njëjtit arrestohen nga autoritetet serbe.

“Me Serbinë ne nuk kemi as marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Në mungesë të kësaj marrëveshje në disa raste aplikohet reciprociteti që nuk ekziston po ashtu në rastin konkret. Tash i bie që në këtë situatë, nisur nga këto dy aspekte dhe nga mënyra si ka vepruar Serbia në të kaluarën nuk kemi mundësi që t’i ekstradojmë të njëjtit. Mbetet të shihet sesi Serbia do të veprojë me ata persona me sistemin e saj dhe institucionet e saj të sistemit të drejtësisë. Mirëpo në këtë situatë çfarë jemi Kosova nuk mund të ekstradojë personat që tashmë janë larguar nga Kosova, përjashtimisht nëse të njëjtit kapen në një shtet të tjetër që ka ndonjë marrëveshje”, përfundoi Gëzim Shala.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zvecanit.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore, për t’u strehuar më pas në Manastirin e Banjskës.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona.

Para

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, shoqërohen në komisariatin e Lezhës anëtarë të fisit Reçi 

Pas

Vrasja e nipit të “Arapit të Sukthit”, flet kushëriri i 38-vjeçarit: Ishte baba i dy fëmijëve, vëllain e ka… 

Nga Kategoria

Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK
Aktualitet

Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK

11.09.2026
10.3k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?
Fokus

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.3k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?
Aktualitet

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
Rama si trajner basketbolli, nxjerr Lamallarin nga fusha dhe fut Ervin Demon: Ndryshon ministri i Brendshëm
Aktualitet

Rama si trajner basketbolli, nxjerr Lamallarin nga fusha dhe fut Ervin Demon: Ndryshon ministri i Brendshëm

11.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

11.09.2026
10.3k
Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, 1 i vdekur

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, 1 i vdekur

07.09.2026
10.4k
Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

07.09.2026
10.4k
Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

10.09.2026
10.3k
Para dhe karrierë/ Çfarë parashikojnë yjet për këto shenja të horoskopit në 2026-ën

Kush do të shkëlqejë dhe kush duhet të bëjë kujdes? Ja çfarë sjell shtatori për të gjitha shenjat e zodiakut

10.09.2026
10.4k
Dy ushtarakë në përplasjen Bedini-Muça në Vlorë, pezullohen të dy; ministri Ermal Nufi justifikohet: Ishin jashtë shërbimit

Dy ushtarakë në përplasjen Bedini-Muça në Vlorë, pezullohen të dy; ministri Ermal Nufi justifikohet: Ishin jashtë shërbimit

04.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

05.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.