E hënë, 7 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ligji i ri për gazet serrë/ Pajisjet shtëpiake dhe industriale që do t’u kufizohet shitja

Korrieri nga Korrieri
18.10.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Ligji i ri për gazet serrë/ Pajisjet shtëpiake dhe industriale që do t’u kufizohet shitja
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Duke nisur nga fillimi i vitit 2024, Shqipëria do të zbatojë planin për reduktimin e gazrave që kanë fuqinë e ngrohjes globale (GWP) më të lartë se 2500, si një detyrim i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të vendit tonë me Bashkimin Europian.

Ky është një nga parashikimet më të rëndësishme të ligjit “Për gazet serrë të fluoruara”, i cili u miratua nga Parlamenti në janar të vitit 2023 dhe nis zbatimin në janar të vitit të ardhshëm.

Ligji i ri ka qëllim të shpallur reduktimin e shkarkimeve të gazeve serrë të fluoruara, me synim final mbrojtjen e mjedisit.

Në bazë të këtij ligji, duke nisur prej fillimit të vitit të ardhshëm do të aplikohen kufizime për vendosje në treg të një numri të konsiderueshëm pajisjesh, të cilat përdorin gazet serrë të fluoruara mbi normat e parashikuara në Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Ligji parashikon detyrime specifike për të gjithë operatorët ekonomikë, shtetërore ose privatë që përdorin gazrat R-404A dhe R-507A.

Ky ligj ndalon përdorimin e gazeve serrë të fluoruara, me një potencial të ngrohjes globale prej 2500 apo më tepër për shërbimin ose mirëmbajtjen e pajisjeve të ftohjes, me një masë mbushjeje prej 40 tonësh dioksid karboni ose më të mëdha.

Aktualisht, pjesa më e madhe e sektorit të ftohjes industriale (ku përfshihen frigorigerët industriale, në të cilat depozitohen ushqime që kërkojnë ftohje të thellë, si mishi, peshku, etj), punojnë me gazet R-404A dhe R-507A.

Me nisjen e zbatimit të ligjit të ri, këto sektorë duhet t’u përshtaten normave të reja ligjore.

Kufizimet për vendosjen në treg

Ligji i ri parashikon gjithashtu kufizim të hyrjes në treg të shumë pajisjeve që janë në konsum të gjerë, përfshirë nga ato më të thjeshtat, si dritare apartamentesh me gaz e fikëse zjarri, e deri tek aerosolët argëtues.

Në një Aneks të këtij ligji janë renditur pajisjet që do t’u kufizohet vendosja në treg pas hyrjes në fuqi të ligjit, si edhe për disa të tjera, që kufizimi do të zbatohet në fillim të vitit 2025.

Kufizim pas hyrjes në fuqi të ligjit:

Menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pra nga janari 2024, do të ndalohet përdorimi i;

– Kontejnerë jorimbushës për gaze serrë të fluoruara, që përdoren për shërbim, mirëmbajtje, ose mbushje e pajisjeve ftohëse, pajisjeve të ajrit të kondicionuar dhe pajisjeve ngrohëse, sistemeve të mbrojtjes nga zjarri ose kuti e shpejtësisë elektrike, ose për përdorim si solvent;

– Sisteme jo të kufizuara të avullimit në mënyrë direkte që përmbajnë HFC dhe PFC si ftohësimport

– Pajisje të mbrojtjes nga zjarri që përmbajnë PFC;

– Dritaret për përdorim shtëpiak që përmbajnë gaze serrë të fluoruara;

– Dritaret e tjera që përmbajnë gaze serrë të fluoruara;

– Këpucë që përmbajnë gaze serrë të fluoruara;

– Goma që përmbajnë gaze serrë të fluoruara;

– Shkumë me një përbërës, përveç kur kërkohet për të përmbushur standardet kombëtare të sigurisë, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara me GWP me 150 ose më tepër;

– Gjeneratorë aerosol të tregtuara dhe të destinuara për t’u shitur për publikun e gjerë për qëllime argëtimi dhe dekorative dhe buritë e sinjaleve, që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më tepër;

– Frigoriferë dhe ngrirës shtëpiakë që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më tepër;

– Frigoriferë dhe ngrirës për përdorim tregtar (pajisje hermetikisht të mbyllura) që përmbajnë HFC-të me GWP prej 2 500 ose më tepër;

– Pajisje ftohëse të palëvizshme, që përmbajnë, ose funksionimi i të cilave mbështetet në, HFCs me GWP prej 2 500 ose më tepër, me përjashtim të pajisjeve të destinuara për aplikim të projektuar për të ftohur produktet në temperatura nën 50°C;

– Pajisjet e lëvizshme të ajrit të kondicionuar (pajisje hermetikisht të mbyllura që lëvizin midis dhomave nga përdoruesi fundor) që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më tepër;

– Shkuma që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më tepër, përveç kur kërkohet të përmbushin standardet kombëtare të sigurisë (Polistireni i shtrydhur-XPS dhe shkuma të tjera);

– Aerosolet teknike që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më tepër, përveç kur kërkohet të plotësojnë standardet kombëtare të sigurisë ose kur përdoren për aplikime mjekësore.

Kufizim nga 1 janari 2025

– Pajisje të mbrojtjes nga zjarri që përmbajnë HFC-23;

– Frigoriferë dhe ngrirës për përdorim tregtar (pajisje hermetikisht të mbyllura) që përmbajnë HFCs me GËP prej 150 ose më tepër;

– Paketa e sistemeve të centralizuara të ftohjes për përdorim komercial me një kapacitet prej 40 kW ose më tepër që përmbajnë, ose funksionimi i të cilave mbështetet në gaze serrë të fluorinuar me GWP prej 150 ose më tepër, përveç në qarkun primar i ftohjes së sistemeve kaskadë, ku mund të përdoren gaze serrë të fluorinuar GWP prej më pak se 1 500;

Kufizim nga 1 janari 2030

– Sistemet e veçanta të ndara të ajrit të kondicionuar që përmbajnë më pak se 3 kg gaze serrë të fluorinuar, që përmbajnë, ose funksionimi i të cilave mbështetet në gaze serrë të fluorinuar me GËP prej 750 ose më shumë

Para

Sulmi në Kosovë, Milanoviç: Terroristët u stërvitën në poligon ushtarak, Vuçiç të flasë!

Pas

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 38-vjeçari shqiptar, policia gjen mallra të dyshimtë në makinë

Nga Kategoria

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur 
Aktualitet

Alimehmeti vazhdon të besojë se Berisha do ta zgjedhë kandidat për Tiranën

05.09.2026
10.3k
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata
Aktualitet

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata

05.09.2026
10.3k
Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku
Aktualitet

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

05.09.2026
10.3k
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

05.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

05.09.2026
10.3k
“Ka ardhur në adresën e gabuar” – Putin refuzoi takimin me shefin e CIA-s pasi mësoi qëllimin e vizitës në Moskë

“Ka ardhur në adresën e gabuar” – Putin refuzoi takimin me shefin e CIA-s pasi mësoi qëllimin e vizitës në Moskë

03.09.2026
10.4k
Në Tropojë, çdo tender i bashkisë përfundon te kushëriri i Rexhë Byberit: Skualifikohen ofertat më të lira, qeveri dhe SPAK heshtin

Në Tropojë, çdo tender i bashkisë përfundon te kushëriri i Rexhë Byberit: Skualifikohen ofertat më të lira, qeveri dhe SPAK heshtin

02.09.2026
10.4k
Këshilltarët bashkiakë të PS firmosën shkarkimin, Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë 

Anuela Ristani jep dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, pas heqjes së kompetencave nga Veliaj

01.09.2026
10.4k
“Pasqyrë Albania”: një premtim, pesë emra, 13 vjet

“Pasqyrë Albania”: një premtim, pesë emra, 13 vjet

04.09.2026
10.3k
“Kërkova pagën, ata…”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare: Më kërcënonin se do të më vrisnin dhe do më zhduknin trupin!

“Kërkova pagën, ata…”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare: Më kërcënonin se do të më vrisnin dhe do më zhduknin trupin!

01.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

31.08.2026
10.4k
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

29.08.2026
10.4k
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29.08.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.2k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.