E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA: Izraeli bie dakord për pauza katër orëshe gjatë luftimeve në Gaza

Korrieri nga Korrieri
10.11.2023
në Aktualitet, Botë
A A
SHBA: Izraeli bie dakord për pauza katër orëshe gjatë luftimeve në Gaza
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli ka rënë dakord të zbatojë pauza humanitare katër-orëshe gjatë sulmeve ndaj Hamasit në Gazën veriore duke filluar të enjten.

Presidenti Joe Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të zbatonte pauza ditore gjatë sulmeve në një telefonatë të hënën. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se pauza e parë humanitare do të shpallej të enjten dhe se izraelitët ishin zotuar t’i shpallnin ato të paktën tre orë përpara hyrjes së tyre në fuqi. Izraeli tha se po hapte gjithashtu një korridor të dytë për civilët që të largoheshin nga zonat që janë objektiv aktual i fushatës ushtarake kundër Hamasit, përmes një rruge bregdetare që lidhet me autostradën kryesore veri-jug në Rripin e Gazës.

Presidenti Biden u tha gjithashtu gazetarëve se ai u kishte kërkuar izraelitëve një “pauzë më të gjatë se tre ditë” gjatë negociatave për lirimin e disa pengjeve të mbajtura nga Hamasi, megjithëse ai tha se “nuk kishte asnjë mundësi” për një armëpushim të përgjithshëm. I pyetur nëse ai ishte i zemëruar nga Netanyahu për vonesat në fillimin e pauzave humanitare, Presidenti Biden tha: “U desh pak më shumë kohë nga sa shpresoja”.

Kirby u tha gazetarëve të enjten se pauzat mund të jenë të dobishme për “kthimin e 239 pengjeve tek familjet e tyre, përfshirë më pak se 10 amerikanë që ne e dimë se po mbahen peng. Pra, nëse ne mund t’i nxjerrim të gjitha pengjet, ky është një qëllim i mirë me kufizim kohor.”

“Pauzat humanitare mund të jenë të dobishme për procesin e transferimit (të pengjeve)”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Izraelin javën e kaluar se po rrezikonte të dëmtonte një mundësi për paqe në një të ardhme të afërt, nëse nuk vepron me shpejtësi për të përmirësuar kushtet humanitare për civilët palestinezë në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelit po intensifikon luftën kundër Hamasit.

Në një thirrje të hapur drejtuar Izraelit për një pauzë të operacionet ushtarake në Rripin e Gazës për të lejuar mbërritjen e ndihmavehumanitare atje, Sekretari Blinken tha se situata e rëndë do t’i shtyjë palestinezët drejt një radikalizimi të mëtejshëm, që mund t’i japë fund perspektivave për rifillim të bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten hapi një konferencë për mbledhjen e ndihmave për Rripin e Gazës me një apel që Izraeli të mbrojë civilët, duke thënë se “të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë” dhe se lufta kundër terrorizmit “nuk mund të kryhet pa një respektim të rregullave”.

Para

Kampe apo burgje? Zyrtari italian: Emigrantët mund të qëndrojnë deri në 18 muaj paraburgim në Shqipëri

Pas

Operacioni i fundit/ Emrat e 16 prej 15 të arrestuarve për vrasje, armë dhe drogë

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.