E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kurtulaj “fshin” çdo gjurmë në internet, SASPAC: Gruaja iu punësua me konkurs, nuk e pamë të arsyeshme ta shkarkonim 

Korrieri nga Korrieri
22.01.2024
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Kurtulaj “fshin” çdo gjurmë në internet, SASPAC: Gruaja iu punësua me konkurs, nuk e pamë të arsyeshme ta shkarkonim 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ermal Kurtulaj, vartësi kryesor i ish-ministrit Ilir Beqaj, tashmë protagonist i dosjes ‘GZONA’, ku Kurtulaj po hetohet si mbulesa e tij në çështjen e faturimeve fiktive nga Agjencia SASPAC për një sërë subjektesh përfshirë edhe vetë restorantin e ish-ministrit është në liri dhe në përpjekje për të fshirë çdo gjurmë që e lidh me Beqajn. 

Gazeta zbuloi disa ditë më parë një rrethanë edhe më shqetësuese. Edhe pse SPAK po e heton Kurtulajn në dosjen e Beqajt, ai ende vazhdonte të shkonte në punën e tij si koordinator i programit Eusair në SASPAC. Redaksia raportoi për faktin se bashkëshortja e tij, edhe pse e punësuar në rrethana në një skemë tërësisht nepotike, vazhdonte të ishte pjesë e Agjencisë ku Beqaj ishte titullari kryesor.

Por çfarë ka ndodhur? Kush e punësoi familjen Kurtulaj në SASPAC

Mediat u interesuan zyrtarisht pranë agjencisë ku deri në nëntor titullari kryesor ishte Beqaj. Në përgjigjen që ky institucion na jep, sqarohet se gruaja e Kurtulajt është punësuar nga DAP e jo nga titullari i Agjencisë.

“Znj. A.Z është emëruar pranë SASPAC nga Departamenti i Administratës Publike pasi rezultoi fitues në procesin e konkurrimit me lëvizje paralele në pozicionin Specialist në Sektorin e Mbështetjes së Strategjive Sektoriale dhe Ndërsektoriale, në Drejtorinë e Programimit Strategjik. Pozicioni i punës konsiston në kontributin për hartimin e dokumenteve strategjikë, sektorialë dhe ndërsektorialë me qëllim harmonizimin e objektivave dhe rezultateve me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim si dhe mbështet strukturat përgjegjëse politikëbërëse, në përputhje me fushat e tyre të përgjegjësisë, për përcaktimin e drejtimeve kryesore të zhvillimit të vendit dhe hartimin e prioriteteve të qeverisë. “-sqaron SASPAC, duke mos sqaruar sesi një lidhje familjare, burrë dhe grua mund të punonin në të njëjtin institucion, apo sesi bashkëshortja e Kurtulajt vazhdon ende të jetë pjesë e institucionit.

Sipas Agjencisë, në përgjigjen që na është kthyer, deklarohet se titullari nuk ka përse ta shkarkojë gruan e Kurtulajt nga puna, pasi sipas tyre, nuk ka një shkak të sanksionuar “shprehimisht” me ligj. Dhe pikërisht te fjala “shprehimisht” ky institucion kapet duke u përpjekur ti sqarojë publikut në këtë kthim përgjigje, se edhe pse gruaja e Kurtulajt punon në SASPAC, ajo është e pavarur. Por a mund të jetë vërtetë e pavarur kur i shoqi është në hetim pikërisht për mbarëvajtjen dhe shpërdorimin e fondeve të kësaj agjencie?

“Sipas nenit 63 të ligjit 152/2013, marrëdhënia në shërbimin civil përfundon nëpërmjet: a) lirimit nga shërbimi civil; b) largimit nga shërbimi civil, si masë disiplinore; c) pranisë së një shkaku të parashikuar nga neni 65 i këtij ligji. Për sa më lart, titullari i institucionit nuk mund të shkarkojë nga detyra nëpunës civilë, për raste që nuk janë të sanksionuara shprehimisht në ligj, me qëllim garantimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike.”-thuhet më tej.

Po aq i habitshëm është edhe sqarimi i SASPAC për faktin sesi Kurtulaj nuk u shkarkua apo pezullua pasi SPAK nisi hetimin për të deri në masën e kontrollit të të gjithë veprimtarisë së tij. Ky institucion mbrohet duke thënë se deri më sot, Kurtulaj nuk ka një akuzë penale por është vetëm në hetim.  

“Ndërsa në lidhje me z. E.K, sqarojmë që marrëdhënia e tij e punës në SASPAC si koordinator i Zyrës Facility Point për projektin EUSAIR, rregullohet nga Kodi i Punës dhe jo nga kuadri përkatës rregullator i shërbimit civil. Për këtë arsye, duke qenë se deri më sot ai ka vetëm statusin e “personit nën hetim” dhe jo statusin e “personit ndaj të cilit është komunikuar ndonjë akuzë penale” dhe as SPAK dhe as Gjykata e Posaçme nuk kanë kërkuar nga SASPAC marrjen e ndonjë mase konkrete paraprake në lidhje me pezullimin apo ndërprerjen e marrëdhënieve të tij të punës, titullari i SASPAC nuk ka evidentuar asnjë arsye të ligjshme për pezullimin apo ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të tij të punës para se z. E.K të jepte vetë dorëheqjen e tij përmes shërbimit postar që më datë 29.12.2023.”-thuhet në emailin dërguar ZËRI-t.

Ky ‘normalizim’ i rrethanave për Ermal Kurtulajn është përveçse i habitshëm edhe i dëmshëm. Ai është sot një ish-zyrtar në hetim dhe rezultati që kjo dosje do të prodhojë mund të varet edhe nga veprimet që një person nën hetim mund të ndërmarrë. Për ta kuptuar më mirë, mjafton të përmendim se që prej momentit kur Kurtulaj u zbulua në këtë hetim e deri më sot, ai ka fshirë çdo gjurmë të tijën në rrjet. Të gjitha profilet e tij në Facebook, Instagram dhe X janë mbyllur duke mos u privatizuar por ç’aktivizuar. A lidhen këto me hetimin dhe zbulimin e rrethit të të besuarve?

Para

Shembet skela në kullën e Arlis / Plagosen dy qytetarë, dërgohen me urgjencë në spital

Pas

‘Do të të lemë sakat’, ish-bashkëshorti i Ledjonës tregon mesazhet kërcënuese që ka marrë 

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.