E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

I “ulën pantallonat” para “Non gratas”, si u dorëzuan Bardhi, Mediu dhe të tjerët te Berisha, Luli pak me Ramën

Korrieri nga Korrieri
16.02.2024
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
I “ulën pantallonat” para “Non gratas”, si u dorëzuan Bardhi, Mediu dhe të tjerët te Berisha, Luli pak me Ramën
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Partitë opozitare u mblodhën këtë të premte për të krijuar “Federatën e opozitës”. Një formacion përbashkues që siç thonë vetë liderët opozitarë do të jetë përballë “regjimit të korruptuar të Edi Ramës”. Dhe pse u nis si një levizje përbashkuese brenda opozitës, sërish një pjesë e saj mbetet jashtë. Të kontaktuar një ditë më parë (të enjten) nga gazeta, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se ishte një nga iniciatorët e takimit. Por çfarë nuk e bindi Lulzim Bashën, Shpëtim Idrizin dhe Dashamir Shehin të ishin të pranishëm?

Basha, Idrizi dhe Shehi i thotë “JO” Federatës

Lulzim Basha, i cili mban vulën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare sot i tha “JO” ftesës së Fatmir Mediut për të ulur krah partive opozitare. Po ashtu, Dashamir Shehi, i cili një ditë më parë i kontaktuar nga Gazeta Korrieri u shpreh se nuk do të ishte dhe këtë të premte i qëndroi të njëjtit mendim. Ndërkohë një tjetër emër i rëndësishëm opozitar që nuk iu bashkua tryezës ishte Shpëtim Idrizi. Ky i fundit i pyetur nga ZËRI, deri në publikimin e këtij shkrimi nuk i është përgjigjur interesit tonë për një përgjigje nga ana e tij. 

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ftesa për Bashën ishte e hapur, por ai nuk preferoi të vinte. Këtu ka diçka, pasi vetë Sali Berisha, të cilin dhe Gazment Bardhi tashmë e njeh si kryetar të PD, i ka mbyllur derën në mënyrë të prerë Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Nuk dihet ende nëse Bardhi është konsultuar me Berishën për ftesën e hapur ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, apo se Lulzim Basha nuk preferoi të shkonte për shkak të “kakofonisë”, së të qënurit në një tavolinë me Flamur Nokën dhe Gamzent Bardhin, nën logon e dy PD-ve, që me sa duket nuk do të bashkohen.

Ilir Meta dërgoi Petrit Vasilin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta preferoi që në këtë tryezë të opozitës të përfaqësohej nga Petrit Vasili. Nuk dihet ende arsyeja e mungesës së Metës dhe nëse kishte të bënte me mungesën e Sali Berishës në tryuezë, ky i fundit ndodhet në “Arrest shtëpie”.

Berisha firmosi nga shtëpia

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili prej më shumë se një muaj është nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ka firmosur nga banesa e tij, dokumentin e “Federatës opozitare”. Nuk dihet ende se si arriti Sali Berisha të firmoste dokumentin ku nuk i lejohet kontakti me persona të jashtëm, kush ja dha ta firmoste? Dhe se me kë u konsultua?

Reforma Zgjedhore në “ngërç”

Një nga prioritetet kryesore të “Federatës opozitare” është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes Reformës Zgjedhore. Por kjo Reformë sot është dhe “molla e sherrit” mes dy Partive Demokratike. Enkelejd Alibeaj duket i palëkundur për t’u ulur krah Damian Gjiknurit, ndërsa Gazment Bardhi kërkon “kokën” e tij dhe ribërjen e komisionit.

Prandaj kjo dakortësi e arritur sot, mbetet e paqartë nëse është thjeshtë një fasadë për hapin e radhës apo është fakt, që do të shtrijë bashkëpunimin e opozitës dhe aksionit opozitar? Po ashtu zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm janë afër, a do të arrijë opozita të jetë e bashkuar 100% me të gjithë faktorët e saj? Këto do i tregojë koha…

Etiketat: non grataSPAK
Para

Lobi i koncensionarëve të makinave të reja në veprim, Balla i shpall “luftë” varrezave të automjeteve

Pas

Personazhi kontravers Dorian Duçka sponsorizon foto në portale, thotë se po zgjidh hallet e Amerikës: Skandali McGonigal dhe lidhjet e dyshimta..

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
ANALIZA: Putini ka “zgjuar” Gjermaninë. Një ditë Rusia do të pendohet për NATO-n 

Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman dhe i kujton Luftën e Dytë Botërore

27.09.2026
10.4k
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.