E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA njofton planet për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Rripin e Gazës

Korrieri nga Korrieri
08.03.2024
në Aktualitet, Slider
A A
SHBA njofton planet për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Rripin e Gazës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten se i ka kërkuar ushtrisë amerikane të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Rripit të Gazës.

Kjo është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për krijimin e një rrugë detare të dërgimit të ushqimit dhe ndihmave të tjera, ndërsa zyrtarë të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara paralajmërojnë se civilët palestinezë, të bllokuar nga lufta Izrael-Hamas, së shpejti mund të vuajnë nga uria.

“Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision emergjent për të krijuar një port të përkohshme në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë dhe ilaçe. Asnjë çizme (ushtarë) amerikane nuk do të jetë në tokë. Një port i përkohshëm do të mundësonte një rritje masive të sasisë së ndihmës humanitare që hyn në Gaza çdo ditë.”

Njoftimi sinjalizon thellimin e mëtejshëm të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në konflikt dhe përshkallëzimin e tensioneve dhe luftimeve në rajon. Kjo gjithashtu është një shenjë se administrata e Presidentit Biden po përdor një zgjidhje të pazakontë për të dërguar ndihma për 2.3 milionë banorët e Gazës, ndërsa merret me kufizimet që aleati i Shteteve të Bashkuara, Izraeli ka vendosur mbi dërgesat e ndihmave tokësore, dhe me kritikat në rritje ndaj vetë Uashingtonit për mënyrën se si po trajtohet ky konflikt.

Ndërkohë, shpresat për arritjen e një armëpushimi përpara muajit të Ramazanit, i cili fillon më 10 mars, duket se janë venitur. Hamasi tha të enjten se delegacioni i tij ishte larguar nga Kajro, ku po zhvilloheshin bisedimet. Korniza e armëpushimin parashikonte një plan për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

Një krizë humanitare e zgjeruar në të gjithë Gazën gjatë pesë muajve të luftës dhe kontrolli i rreptë nga Izraeli i kamionëve me ndihma ka lënë pothuajse të gjithë popullsinë me mungesa të mëdha ushqimore, thonë zyrtarët e OKB-së. Punonjësit shëndetësorë në Gazën veriore javën e kaluar raportuan 15 fëmijë të vdekur nga uria atje dhe gjashtë fëmijë të tjerë në prag të vdekjes.

Në një takim me ambasadorin izraelit në Uashington, drejtorja e Agjencisë Amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar, Samantha Power, paralajmëroi se Gaza e bllokuar “përballej me një rrezik të vërtetë nga uria”, tha zyra e saj të enjten.

Izraeli akuzon Hamasin për kontrollimin një pjese të ndihmave humanitare.

Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se operacioni i planifikuar për ndërtimin e portit të përkohshëm nuk parashikon dërgimin e trupat amerikane në terren për ta bërë këtë. Ndërtimi i portit të përkohshëm ka për qëlllim të lehtësojë transferimin e më shumë ndihmave ushqimore, ilaçeve dhe gjërave të tjera thelbësore nga një port i Qipros në Mesdhe.

Zyrtarët amerikanë thanë se mund të duhen disa javë përpara se porti i përkohshëm të funksionojë.

Një nga opsionet që po shqyrtohet është dërgimi nga ushtria i një skele lundruese, të quajtur “JLOTS”, tha një zyrtar tjetër amerikan në kushte anonimiteti. Një port i madh lundrues eliminon nevojën e dislokimit të trupave në bregdet. Anijet mund të lundrojnë në skelë, e cila mund sigurohet nga spirancat, dhe të ankorohen atje.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Gjeneral Majori Pat Ryder tha në një deklaratë të enjten se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë po shqyrtonin një numër alternativash, duke përfshirë përdorimin e kompanive tregtare dhe kontraktorëve për të ndihmuar në dërgimin e portit të përkoshëm.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, Izraeli dhe Lindja e Mesme janë tashmë të përfshirë në diskutime dhe përgatitje për mundësinë e hapjes së një rruge detare për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. /VOA

Para

“Menduam të sistemohej me familje”/ Ish-këshilltari mbretëror: Princ Lekës i gjetëm nuse vajzën e…, por ai donte Elia Zaharinë

Pas

Makina përplas punonjësen e bashkisë së Delvinës, humb jetën 58-vjeçarja (EMRI) 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.