E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Miliardat e sauditëve do investohen në Sazan? Dhoma e Përfaqësuesve kërkon hetime mbi lidhjet e dhëndrit të Trump me Princin e Kurorës

Korrieri nga Korrieri
18.03.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Miliardat e sauditëve do investohen në Sazan? Dhoma e Përfaqësuesve kërkon hetime mbi lidhjet e dhëndrit të Trump me Princin e Kurorës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve po kërkon dokumente në lidhje me investimin prej 2 miliardë dollarësh nga një fond saudit në firmën me kapital privat të themeluar nga Jared Kushner, dhëndri dhe njëherësh ish-këshilltari i Donald Trump, shkruan The New York Times.

Gjatë periudhës kur shërbeu si këshilltari i Presidentit, Jared Kushner krijoi një raport të ngushtë me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite.

Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve pohoi javën e shkuar se po hetonte nëse Jared Kushner, dhëndri dhe ish-këshilltari i ish-presidentit Donald J. Trump, negocioi pozicionin e tij qeverisës me sauditët për të marrë mbrapsht një investim prej 2 miliardë dollarësh në firmën e tij të re me kapital privat.

Përfaqësuesja Carolyn B. Maloney që drejton Komitetin e Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Reformën, i dha Kushner një afat dy-javor për të dorëzuar dokumentet në lidhje me investimin e fondit saudit në firmën e tij “Affinity Partners”. Ajo gjithashtu kërkoi çdo korrespondencë personale midis Kushner dhe udhëheqësit de fakto të mbretërisë saudite, princit të kurorës Mohammed bin Salman, gjatë ose pas administratës Trump.

Në letrën e saj drejtuar Kushner, Maloney i shkruan se komiteti po heton “nëse interesat tuaja personale financiare ndikuan në mënyrë të pahijshme në politikën e jashtme të SHBA-së gjatë administrimit të vjehrrit tuaj, ish-presidentit Trump“.

Në një deklaratë, një zëdhënës i zotit Kushner tha: “Gjatë arritjes së gjashtë marrëveshjeve të paqes në Lindjen e Mesme, zoti Kushner iu përmbajt plotësisht të gjitha udhëzimeve ligjore dhe etike si gjatë shërbimit të tij qeveritar ashtu edhe pas tij.”

“Ai është krenar që është një prej shumë aktorëve të  sektorit privat që çojnë përpara lidhjen midis amerikanëve, izraelitëve dhe arabëve për të inkurajuar përparimin e vazhdueshëm rajonal”, vazhdoi deklarata.

Një zëdhënës i qeverisë Saudite dhe Fondit të Investimeve Publike Saudite, që është subjekti që bëri investimin prej 2 miliardë dollarësh, nuk i është përgjigjur kërkesës.

Letra e Maloney i referohet zbulimeve, të publikuara për herë të parë nga The New York Times në fillim të prillit, se fondi kryesor i pasurisë sovrane i qeverisë saudite investoi 2 miliardë dollarë në firmën e Kushner, pavarësisht kundërshtimeve nga një prej komiteteve të saj të brendshme për mungesën e përvojës në investime të rëdnëishsme. Ky investim erdhi më pak se gjashtë muaj pasi Kushner la detyrën në Shtëpinë e Bardhë – një rol që i kishte dhënë atij mbikëqyrje të gjerë të marrëdhènieve diplomatike të administratës në Lindjen e Mesme.

Gjatë kohës së tij në qeveri, Kushner krijoi një raport të ngushtë me Princin Mohammed, edhe pse princi u përball me kritika për të drejtat e njeriut dhe luftën e Arabisë Saudite në Jemen.

Më vonë, edhe kur investimi i planifikuar prej 2 miliardë dollarësh në firmën me kapital privat të Kushner hasi skepticizmin e zyrtarëve të Fondit të Investimeve Publike, bord i udhëhequr nga Princi Mohammed votoi për ta miratuar.

  • FOTO/ Dhëndri i Trump nxjerr pamjet, projekti turistik ne bregdetin shqiptar!

Ekspertët e etikës kanë ngritur shqetësime për investimin e fondit saudit në firmën e Kushner, e cila sipas dosjeve duket se përbën shumicën dërrmuese të aseteve prej 2.5 miliardë dollarësh. Senatorja Elizabeth Warren, demokrate e Masaçusets, i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë që “të hedhë një vështrim të ashpër” nëse Kushner ka shkelur ndonjë ligj penal.

Në letrën e saj, Maloney vuri në dukje se kompania mëmë e “Affinity Partners” ishte themeluar më 21 janar 2021, një ditë pasi Kushner u largua nga Shtëpia e Bardhë. “Marrëdhënia juaj e ngushtë me Princin e Kurorës bin Salman, pozicionet tuaja pro-Saudite gjatë administratës Trump dhe vendimi i PIF për të financuar pjesën më të madhe të sipërmarrjes suaj të re, vetëm gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit tuaj në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi ajo “jep përshtypjen e një marrëveshjeje përfitimi që lidhet me punën tuaj në politikën e jashtme”

Në vend që të pretendonte shkeljen e ndonjë ligji ekzistues, Maloney shkroi se hetimi do të kërkonte të mblidhte informacion nëse nevojiten ligje më të rrepta për të frenuar ish-zyrtarët publikë që të bëjnë biznes me ish homologët e tyre.

  • Projekti 1 mld dollarë për Sazanin. Dhëndëri i Donald Trump do të investojë në Shqipëri

Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve ka shqyrtuar si administratën Trump ashtu edhe marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite në të kaluarën. Në vitin 2019, ajo hetoi dhënien e lejes së sigurisë nga Shtëpia e Bardhë për Kushner, pavarësisht flamujve të kuq të ngritur nga zyrtarët e inteligjencës, dhe lëshoi raporte mbi gatishmërinë e administratës për të ndarë teknologjinë e energjisë bërthamore me mbretërinë.

Shënim: Në një deklaratë, një zyrtar i “Affinity Partners” (Kompania që pritet të investojë në Sazan) tha se nuk ishte përcaktuar nëse fondet saudite mund të jenë pjesë e ndonjë projekti që Kushner po shqyrton në Ballkan.

Para

Shpërthimi në Lushnje ku humbën jetën babë e bir, GJKKO liron sipërmarrësin

Pas

SPAK nis HETIMET për drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi! 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.