E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si futet në Shqipëri kanabisi për “VIP-at” me anë të postave nga Amerika! 

Korrieri nga Korrieri
04.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Si futet në Shqipëri kanabisi për “VIP-at” me anë të postave nga Amerika! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ilir Sefa, nga qyteti i Tiranës u arrestua nga policia, pasi u kap duke marrë një pako me drogë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të postës.

Në dëshminë e 27 vjeçarit para gjykatës tha se: “Drogën nuk e prisja unë. Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”.

Kjo linjë e re e trafikut të lëndëve narkotikeme anë të postës ka lindur si ide e trafikantëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

Momenti i kapjes së kanabisit në postë, video e publikuar nga policia

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2024 ka patur 4 tentativa të trafikimit të kanabisit me anë të postë nga SHBA, nga ku janë arrestuar 6 persona dhe sekuestruar 10 kilogramë kanabis të një cilësie shumë të lartë.

Rasti më i fundit i tentativës së trafikimit të kanabisit me postë nga SHBA ishte (29 mars 2024), kur Policia kapi 3.2 kilogramë kanabis, për të cilën në pranga ranë Jurgest Luzi 24 vjeç dhe Skënder Vata 27 vjeç.

Administratori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri tha për VoxNews se rastet e arrestuara nga Policia e Shtetit nuk janë kapur nga institucioni që ai drejton.

“4 rastet që janë kapur nga policia nuk kanë ndodhur në zyrat e postës Shqiptare por në postat private”, tha për VoxNews administratori i Postës Shqiptare.

Droga me çmim marramendës që po hyn në Shqipëri nga SHBA

Kanabisi që vjen me anë të postave nga SHBA është me përmbajtje të lartë THC, një cilësie shumë të lartë, ndër llojet më “premium” të kësaj lënde narkotike.

Kanabi “Premium” i ardhur nga SHBA

Kjo ka ardhur sipas ekspertëve për shkak të kërkesës së konsumatorëve në Tiranë dhe jo vetëm janë gjithnjë e në rritje.

Ky lloj kanabisi që vjen nga SHBA është i destinuar për tregun vendas, për shitje, dhe vetëm një gram kap vlerën e 50 eurove në treg.

Kjo lloj droge blihet me çmim të ulët në SHBA, me 10 mijë dollarë kilogrami, por kur sillet në vendin tonë shitet me vlerë marramendëse që shkon deri në 50 mijë euro kilogrami.

Skema si sillet droga me kanabis nga SHBA në Shqipëri

Trafikantët kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së informacionit Antidroga e Tiranës, nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës.

Agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës, duke çuar dërgesën te porositësit dhe arrestuan në flagrance trafikantët.

Ekspert i sigurisë, Bashkim Selmani, ka thënë se trafikimi i drogës përmes postës është një fenomen i përhapur dhe institucionet kujtohen vetëm kur SHBA dhe BE i kap.

 “Aktualisht në Shqipëri edhe në rrjetet sociale ku bëhet tregtia e mallrave të ndryshme dhe posta është shumë aktive, por paralelisht jam shumë i bindur  se kjo formë tani është shumë aktive.  Posta është e siguruar nga privatësia, pasi pakoja është e ndaluar të hapet dhe pikërisht kjo është shfrytëzuar”, tha eksperti.

Kanabisi për “Vipat” që po vjen nga SHBA me anë të postave

Korridor i ri që është krijuar për të sjellë kanabis në tregun shqiptar me anë të postave nga SHBA vjen  me përqindje të lartë të THC që shërbehet për përdorues elite ose të njohur si personazh “VIP”, kjo për shkak të vlerës së lartë që mbart.

Përmbajtja e THC në kanabis, shoqërohet  me efekte anësore më të shpeshta dhe të pakëndshme si të përzjera, të vjella, rrahje zemre jonormale dhe të çrregullta, paranojë.

Droga e arrestuar nga polica e ardhur nga SHBA

Veçanërisht në adoleshencë, kur truri është në zhvillim, ai mund të dëmtojë lidhjet nervore, duke reduktuar kapacitetin e të mësuarit dhe kujtesës, duke shkaktuar depresion dhe çrregullime psikotike.

Burime kanë pohuar se postat private janë shëndërruar në problematike për policinë për shkak të mungesës së kontrollit të kutive që transportojnë. Ndërsa zonat ku do shpërndahej kjo lloj droge janë qytetet si Tirana, Kamza dhe Fieri.

Para

Marrëveshja PS-PD “QOKË” për ish-zyrtarët e korruptuar, si përfitojnë ulje dënimi të arrestuarit për korrupsion e tendera! 

Pas

Vrasja e biznesmenit në Greqi, dënohet me burg përjetë 36-vjeçari shqiptar, zbulohen detajet dhe si ra policia në gjurmët e tij

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.