E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Trafik droge, grup kriminal dhe kontrabandë, Sekuestrohet biznesi i Ago Gjolajt, pronari i “8S2” dhe Bavaria

Korrieri nga Korrieri
18.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Trafik droge, grup kriminal dhe kontrabandë, Sekuestrohet biznesi i Ago Gjolajt, pronari i “8S2” dhe Bavaria
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Trafik droge, grup kriminal dhe kontrabandë sipas prokurorisë, Sekuestrohet biznesi i Ago Gjolajt, pronari i “8S2” dhe Bavaria

Prokuroria e Shkodrës sekuestruar pasuritë e shtetasit Ago Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’ raporton Shqiptarja.

Sipas Prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se biznesmeni Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal ndaj Ago Gjolajt pas referimit nga DVP e Shkodrës, e cila ishte vënë në dijeni nga Interpol Tirana, për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

Kjo prokurori, ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Policinë e Shtetit rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit të administruar bazuar në ligjin nr.108 datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulton se shtetasi Ago Gjolaj, ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sonela Gjolaj, bashkëshortja e biznesmenit, më datë 12 prill 2018 ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti me vlerë 300 mijë euro prej një shtetasi malazez S.J., i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

…’pas referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila është vënë në dijeni nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare Sonela Gjolaj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash’, vijon më tej njoftimi.

Pasuritë e sekuestruar të Ago Gjolajt dhe të shtetasve të lidhur me të:

1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;

2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;

3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;

4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;

Para

Mot me shi dhe vranësira! Sa shkojnë temperaturat 

Pas

Në kërkim si kreu i bandës së trafikantëve shqiptarë, prokuroria e Ekuadorit lidh shkodranin Dritan Gjika me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.