E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Metamorfoza/ Pazari i Bajrit me killerin Dumani: Dua 1.2 mln € për Tafilaj. Bajri: Unë aq si jap sikur të më çohen ata që më kanë vdek 

Korrieri nga Korrieri
26.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Metamorfoza/ Pazari i Bajrit me killerin Dumani: Dua 1.2 mln € për Tafilaj. Bajri: Unë aq si jap sikur të më çohen ata që më kanë vdek 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dosja me Nr.9, apo siç njihet ndryshe në publik si “Metamorfoza” përmban një seri komunikimesh tronditëse që zhvillohen mes emrave të njohur të botës së krimit të organizuar në Shqipëri.

Mes protagonistë në këtë dosje, nuk kishte se si të mungonte dhe vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, i cili shfaqet në dhjetëra komunikime me Behar Bajrin dhe kushëririn e tij, Bardhyl Mavraj.

Tashmë SPAK ka finalizuar hetimin dhe çështje ditësh dosjen “Metamorfoza”, do e kalojë për gjykim në gjykatën e posaçme, duke shpalosur 234 prova shkresore, plus dëshmi.

“Ora News” ka mësuar se pazare për vrasje që kapin shifra astronomike, tregti kokaine, vjedhje pronash, hetime të mbyllura, influenca me faktorët kryesorë të politikës shqiptare, bixhoz e shumë punë të tjera të botës së erret të krimit, dalin në këtë dosje, që padyshim nuk mungon as protagonizmi dhe dëshmia e Nuredin Dumanit.

Vetëm për vrasjen e Genc Tafilaj, Dumani i ka kërkuar Behar Bajrit, një shifër prej 1.2 milion euro, shumë kjo që ka çorientuar totalisht Bajrin, i cili i ka thënë në “Sky” Dumanit: “…“ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro, nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek…”.

Në 22 shtator 2023, bashkëpuntori i SPAK është pyetur për llogari të dosjes Nr.9 apo “Metamorfozës”, me qëllim s’qarimin e marëdhënies që ka pasur me Behar Bajrin dhe pazarin që mbylli me të për të kryer vrasje.

Bashkëpuntori në këtë dosje është marë i pandehur për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal në dëm të Dorian Dulit dhe Genc Tafilaj nga Shkodra.

Ai ka treguar rrethanat e njohjes dhe bisedat në “SKY” që ka zhvilluar me Behar Brajoviq alias Bajri, personat që kërkonte Behar Brajoviq, të vriste si dhe pagesën që ofronte.

Ndër tjera Nuredin Dumani ka deklaruar para dy oficerëve të BKH se:

“… kam patur komunikime me përdorues “Sky EÇ” të cilët i përkisnin anëtarëve të fisit “Bajri” në Shkodër. Me anëtarët e fisit “Bajri”, në “SkyEÇ” më ka lidhur shoku im, Elton Basha. Në periudhën kohore në fillim të vitit 2021, periudhë në të cilën ndodhesha në Kosovë, që prej Tetorit 2020 dhe kam mbajtur takime me shokun tim. Eltoni vinte dhe më takonte herë pas here në Kosovë pasi mbante kontakte me familjen dhe persona të tjerë që unë kisha nevojë ose që doja të komunikoja. Rreth fillim vitit 2021, Elton Basha ka ardhur të më takojë vetëm në Kosovë dhe më ka shprehur faktin që ishte takuar me një shokun e tij i cili ishte kushuri i Behar Bajrit. Eltoni, më tha që ky kushuriri i Bajrave e kishte pyetur Eltonin nëse mbante komunikime me mua (Nuredin Dumani) pasi vetë Behari kërkonte të vinte kontakt me mua me qellim që tu takonim në Shkodër. Unë i kam thënë Eltonit që të shkonte ta takonte vetë Behar Bajrin dhe të ma kalonte mua në telefon pasi unë nuk shkoja në Shkodër, për ti takuar. Eltonin e orientova ti thoshte që do shkoja edhe unë me të në Shkodër me një “Audi Q3” të vitit 2018 me targa gjermane. Unë vetë nuk do shkoja, por doja të shihja reagimin e tyre se si do prisnin Eltonin duke menduar që isha edhe unë. Kështu u bë, Eltoni iku për në Shkodër bashkë me një shokun e tij Altinin që nuk ja di emrin…”.

Në dosjen “Metamorfoza” sqarohet dhe momenti se si miku i Dumanit pritet nga Behar Bajri, i armatosur dhe me njerëz të tjerë, jetë të cilën e bënte në geton e tij në Shkodër.

“…kur kanë mbërritur në Shkodër, disa persona i kanë dalë më makina të blinduara, e kanë marrë dhe e kanë dërguar tek shtëpia e Behar Bajrit. Në shtëpinë e Beharit, Eltoni ka gjetur persona të armatosur që rrinin me armë në dorë si dhe vetë Behar Bajri mbante automatik në dorë dhe cigare. Sapo kishte hyrë Eltoni, Behari i kishte bërtitur se kush ishte dhe Eltoni ishte prezantuar si kushuriri im dhe i ka dhënë telefonin e tij që të fliste me mua. Behari ka folur me mua nëpërmjet telefonit “SkyEÇ” të Elton Bashës. Me sa mbaj mend që biseda me Beharin qe tek interesi i tij për të sulmuar Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin. Behari kërkonte të më paguante mua që të sulmonte Dulin dhe Licin, ai më shumë ishte fokusuar tek Dorian Duli….. Pasi Behari më bëri ftesë në “SkyEÇ” pseudonimin nuk ja kujtoj, kemi komunikuar bashkë gati përditë. Behari ishte interesuar të vriste Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin, po ashtu për Genc Tafilin më thoshte se donte ta vriste por nuk ishte shumë i fokusuar tek ky. Fillimisht unë i kam kërkuar Beharit, një shumë prej 1,200,000 euro, për vrasjen e Genc Tafilit por Behari më tha që nuk pranonte të paguante aq për Genc Tafilin, madje pati reagim kur ja thashë dhe me sa kujtoj më pati thënë: “…ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek…”-thuhet në dosjen “Metamorfoza”.

Më tej në procedimin me Nr.9 tregohet se të dyja palët gjatë bisedës mes njëri-tjetrin, nuk kanë rënë dakord për fiksimin e një çmimi konkret për të kryer vrasjet.

Por gjatë kësaj bisede në “Sky”, Dumani, duke kuptuar që Bajrat nuk paguanin para për të kryer vrasjet, ka hedhur një ide, duke i propozuar Beharit të bënin një ndërrim vrasjesh mes dy grupeve.

Para

Zhduket i riu në Tiranë, babai ALARMON Policinë 

Pas

Pas Monikës, Meta sulmon dhe drejtorin e zyrës së shtypit të PL: Rini e plakur, u zgjove ti?! Shih ore flamurin e Tedit…!

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.