E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz 

Korrieri nga Korrieri
27.04.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz 

Sigurimi i pronave të ndërmarrjeve publike është kthyer prej kohësh në një skemë të mirëfilltë zhvatjeje dhe korrupsioni duke marrë në konsideratë faktin se çfarë risku marrin përsipër kompanitë e sigurimit dhe për çfarë të ashtuquajtura “prona” bëhet fjalë.

Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz 

Rasti më i fundit që kërkon hetim të thelluar, nisur nga personazhet e përfshirë në të, është tenderi gjigant i sigurimit të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, nën drejtimin e Spartak Kovaçit. 

Gazeta Korrieri ka siguruar detajet e këtij tenderi që kutërbon korrupsion abuzim me fondet publike. 

Tenderi i është dhënë pa asnjë konkurrencë dhe me 99% të fondit limit biznesmenit të përfolur në media për lidhje të dyshimta, Dritan Çelaj. 

Çelaj është pronari i kompanisë së sigurimeve “Atlantik” sha dhe është shpallur fitues i tenderit në fjalë duke ofruar thuajse fiks çmimin sa fondi limit. 

Tenderi

Spartak Kovaçi shpalli në dhjetor 2023 tenderin me objekt “Sigurimi i aseteve” me fond limit 29 800 000 lekë pa TVSH. 

Çuditërisht, i vetmi ofertues në këtë tender është pikërisht  kompania “Atlantik Shoqëri Sigurimesh” në pronësi të Dritan Çelajt. Sërish, shumë çuditërisht, Çelaj bën një ofertë 29 219 017 lekë ose rreth 99% të fondit limit. Dhe sërish çuditërisht, kjo ofertë shpallet fituese e këtij tenderi pa asnjë konkurrent tjetër në garë. Dhe me të drejtë, platforma e specializuar për evidentimin e tenderëve problematikë, OpenProcurementAlbania e shpall këtë tender me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence. 

Por çfarë ka marrë përsipër të sigurojë Çelaj, pra çfarë risku ka blerë nga UKD?

Në listën e publikuar nga i famshmi Spartak Kovaçi, Çelaj merr përsipër të sigurojë ca depozita uji të para 50-60 viteve, zyra të ndërtuara gjatë komunizmit, puse uji të hapura po ashtu gjatë komunizmit.

Mos e besoni po deshët, por Dritan Çelaj paguhet nga Spartak Kovaçi për të siguruar disa depo uji të ndërtuara në vitin 1936! 

Ndoshta kur SPAK të kthejë vëmendjen nga Ujësjellës Kanalizime Durrës, Çelaj do të duhet të shpjegojë se çfarë e shtyu të jepte një ofertë të tillë të çmendur thuajse sa fondi limit dhe të shpallej fitues? 

Nga e dinte ai që nuk kishte ofertues të tjerë? A kishte një marrëveshje kartel me kompanitë e tjera të sigurimit apo Spartak Kovaçi ia dha tenderin në “pjatancë floriri” biznesmenit artist?! 

Të gjitha këto, nëse vërtetohen, janë vepra të rënda penale dhe Kovaçi e Çelaj duhet të djersinë shumë përballë prokurorëve nëse ndodh të merren në pyetje një ditë. /Gazeta Korrieri

Etiketat: atlantikdritan celajspartak kovacitender
Para

4 vjet ishin shumë pak, 31-vjeçarit shqiptar Ergest Tarja i shtohet dënimi në burg (EMRI) 

Pas

“Me dhoma dashurie dhe pako ushqimore”, gazeta britanike: Shqiptarët e dënuar nga Anglia që do transferohen në atdhe do kenë kushte të rehatshme

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
ANALIZA: Putini ka “zgjuar” Gjermaninë. Një ditë Rusia do të pendohet për NATO-n 

Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman dhe i kujton Luftën e Dytë Botërore

27.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

27.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.