E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do të vr*s djalin”, Policia e Beratit pezullon nga detyra EFEKTIVIN që shantazhoi qytetarin! 

Korrieri nga Korrieri
03.05.2024
në Aktualitet
A A
“Do të vr*s djalin”, Policia e Beratit pezullon nga detyra EFEKTIVIN që shantazhoi qytetarin! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia, ky i fundit është pezulluar nga detyra.

“Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks-Fare”, në Top Channel, ku një qytetar pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar nga një punonjës Policie në Stacionin e Policisë Dimal, ju bëjmë me dije se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë Inspektor Dh.M., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij.

Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprime për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.

Kastriot Hoxha tregoi për Fiks Fare se para 7 vitesh ka blerë një shtëpi, për të cilën disponon certifikatë pronësie, por sapo e ka blerë, një polic i Komisariatit të Policisë së Urës Vajgurore, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i komshies së zotërisë, e kërcënon se do ja shembin shtëpinë.

Qytetari i përlotur tregoi se nuk po rri rehat në një banesë që mezi e bleu, madje djali i tij nuk vjen në shtëpi prej më shumë se 6 vitesh vetëm për shkak të këtyre konflikteve.

Fiksi solli takimin e qytetarit me policin ky i fundit i thotë se ai nuk duhet të bëjë asnjë punim në shtëpi nuk duhet të preki asgjë sepse do dali nga aty.

Kur qytetari i thotë se më ke kërkuar 3 milion lekë ai i thotë se ka kaluar ajo punë.

“Ti nuk u more vesh kur ishte për të marrë, tani unë pres të vijnë nga Tirana dhe ta shembin shtëpinë”– thotë punonjësi i policisë. Edhe pse qytetari disponon certifikatën e pronësisë, polici i thotë se e ka false.

Meqë në Shqipëri ka më mijëra të tilla false. Fiksi solli edhe takimin e qytetarit me Specialistin e policisë së zonës, Pëllumb Matën, ky i fundit i di problemet e qytetarit me kolegun, madje i thotë qytetarit që të ankohet për policin. Gjithashtu ai e këshillon të mos bie pre e provokimeve të tyre.

“Kastriot ata duan të të nxjerrin nga vetja, por të provokojnë, tie ja ankohu për Mitin”, thotë Pëllumbi.

Ndërkohë shefi i krimeve në komisariatin e Urës Vajgurore, Ardit Çela i thotë qytetarit që duhet të regjistrojë kërcënimet që i bëjnë në mënyrë që ti çojnë në gjykatë, përndryshe nuk kanë çfarë bëjnë.

Qytetari i tregon shefit se polici e ka kërcënuar se do ti shembi shtëpinë, e cila është me dokumente të rregullta pronësie, por në këtë rast titullari i institucionit thotë se nuk kanë çfarë i bëjnë kolegut./Tch

Para

Makina e policisë përfundon në lumin Lana, dërgohen drejt spitalit dy efektivët

Pas

‘Çmontohet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës në Spanjë! Të përfshirë edhe shqiptarë, 14 të arrestuar që transportonin tonelata me drogë në Europë

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.