E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë

Korrieri nga Korrieri
04.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, dhe ka paraqitur më datë 26.04.2024, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:

1. I pandehuri Pëllumb Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
? “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
? “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

2. I pandehuri Behar Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
? “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
? “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

3. I pandehuri Edmond Preka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
? “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
? “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.

4. I pandehuri Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
? “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.
5. I pandehuri Ardrit Hasanbegaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
? “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.
6. I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
? “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259, 295/a dhe 287/2, të Kodit Penal.
7. I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
? “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 295/a, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1. 3 (tre) pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2, si më poshtë :
1.1. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.2. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.3. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh,Velipojë, Shkodër;

2. 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë blerje sipas kontratave
980 300 Euro, si më poshtë :

2.1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.3. Njësia dyqan, me sipërfaqe ndërtimore 125 m2, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 m2, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro (pesëdhjetë mijë e treqind) Euro, e ndodhur në Tiranë.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

Para

“Hajdut me çizme!” Gazetari nxjerr “letrat”, Taulant Tusha pronar i Rapos Resort në Himarë dhe një ferme

Pas

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane 2025, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Nga Kategoria

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”
Aktualitet

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit
Aktualitet

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë
Aktualitet

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?
Aktualitet

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.