E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDALI me abuzimet në ujësjellësin e Vlorës, Balluku i paralajmëron: Dosjet gati, do i çoj vetë në SPAK! 

Korrieri nga Korrieri
31.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
SKANDALI me abuzimet në ujësjellësin e Vlorës, Balluku i paralajmëron: Dosjet gati, do i çoj vetë në SPAK! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një tjetër dosje do të shkojë në SPAK…bëhet fjalë për institucionin Ujësjellës Kanalizime në Vlorë (UKV). Lajmin e ka dhënë zëvendësministrja Belinda Balluku, e cila u shpreh se ky institucion po abuzon në kurriz të qytetarëve. Kështu që personalisht është kujdesur për të “kopsitur” dosjen me shkeljet e gjetura në këtë ndërmarrje, e do ta dorëzojë po vetë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Sot kemi një përmirësim nivelesh të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet. E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorë, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtarë, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët. Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati,”- tha Balluku.

Por, po ashtu i dha edhe një mesazh publik punonjësve dhe zyrtarëve të këtij institucioni, duke i cilësuar “grup të strukturuar kriminal”. Në fjalën e saj, Balluku shtoi se do të ketë zero tolerancë për të gjithë ata që abuzojnë me detyrën. 

“I keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit,”- tha ajo.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Nuk kam dëshirë që të vij në Vlorë për të tërhequr vëmendjen apo për të zbuluar skema korruptive që shkojnë në kurriz të qytetarëve të Vlorës. Jeni në dijeni që nga qershori i 2021, qeveria duke vlerësuar performancën e dobët të UK, ndërmori një reformë të thellë të këtij sektori. ky është viti i parë që kemi rezultate të mirëfillta. Kemi tjetër nivel për mbledhjen e të ardhurave, kemi përmirësuar uljen e humbjes në rrjet, etj. E vetmja ndërmarrje që ka problem të jashtëzakonshëm financiar, është ndërmarrja e UK Vlorë. Do ta kuptoja paaftësinë e drejtuesëve, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, të jemi në rrisk që të mos ofrohet shërbimi sepse një grup njerëzish ka vendosur që të marrë paratë e kompanisë dhe ti keqpërdorë për qëllimet e veta, kjo është diçka që nuk do të ngelet nëpër dollapët e ministrisë por do të ndiqet penalisht. Për të gjithë aktorët, pa përjashtuar askënd. Që nga dizenjuesi i kësaj skeme deri tek drejtuesit lart. Do i shkojmë deri në fund. Mendova se do të ishte më mirë t’ua thoja vetë që mos ta kishit suprizë kur të më shikonit që do të shkoja të çoja dosjen në SPAK, sepse është mirë të përgatiteni, merrni masat, gjeni avokatët për t’ju mbrojtur tek skema korruptive. Kemi 2 muaj që i kemi shkuar deri në rrënjën e fundit. Kemi 2 muaj që punojmë për secilin prej dosjeve. 

Po iu informoj që dosjet janë gati, avokatët që keni përdorur për të marrë lekët popullit të Vlorës, përdorini tani për t’ju mbrojtur ju dhe veten e tyre. Që këtu juristët që përveç faktit që nuk kanë mbrojtur çështjen, e kanë çuar kompaninë në gjyq, njëri prej tyre madje edhe e ka mbyllur çështjen dhe ka marrë paratë sepse është futur përmbaruesi që në shkallë të parë. Vetë juristët, ata që duhet të mbronin shtetin nga ky ekspozim, ata që shkonin në gjyq për të mbrojtur UKV, e kishin hedhur vetë në gjyq madje kanë marrë edhe paratë. Nuk e di në cilin cep të botës ndodh edhe kjo histori. Nuk e di kush e ka pasur këtë siguri që shteti do të flinte gjumë dhe ju do të vazhdonit këtë rrugë dhe do iu çonte mjeshtri i madh që bëri zbulimin tek i njëjti grup. Keni dëgjuar ndonjëherë që të kërkosh vjetërsinë në punë dhe të kërkosh fitimin e munduar, e perceptoni juridikisht si parim. Ti çon shtetin në gjyq sepse pretendon se nuk të është paguar vjetërsia në punë, por nuk mjaftohesh sepse të kanë mësuar se është biznes.

Pra vjetërsia në punë që në të gjitha rastet e përllogaritura që shkojnë në 1-2 mln lekë të vjetra, me shtesat kanë arritur deri në 100 mln lekë të vjetra. Në Gjykatë i është marrë kësaj SHA-je, 100 milionë për një punonjës. është marrë sepse ka detyrim i padituri të paguajë shtesën në punë, kontributin shoqëror për këtë shtesë, fitimin e munguar dhe kamatë vonesat. Detyrimin që të paguhet shtesa nga paga e grupit të diplomës. SHA-të nuk përfshihen sepse definohet qartë që është për ata të administratës, ata që janë me DAP. Kjo nuk është vënë re fare, se është parashkuar, pasi me Kod Pune e kanë çështjen e parashkruar pasi kanë dalje në pension me vite. I keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve dhe do të përgjigjeni një për një. Do bëhet shembull Vlora. Do ktheheni në shembull se çfarë ndodh kur ka grup të strukturuar. Ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shtetit, taksapaguesëve dhe popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk që të mos paguajë shërbime në kulm të sezonit sepse ca patën qejf që të bënin ca para dhe menduan se zbuluan skemën e shekullit. Unë punët i nis dhe i bitis, nuk jam ata që kur iki i harroj. As ka ardhur njëri që t’ju kërcënojë do të keni kohë që të merreni me drejtësinë apo dhe me gjëra të tjera. Pensionistët e UKV që ikin dhe menduan të vidhnin edhe ca lekë. I keni bërë llogaritë gabim sepse qeveria nuk fle. 

Kjo do të jetë dosja e parë që dorëzohet në SPAK nga maxhoranca për një institucion, e vjen vetëm disa javë pasi kreu i SPAK, Altin Dumani tha se në vitin 2023 kishte pasur ulje të denoncimeve të bëra nga vetë institucionet që gjejnë shkelje në mesin e tyre.

Para

Detaje BOMBË nga divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensilës, këngëtarja kërkoi dy herë..

Pas

Konflikti në burg/ Rrëfehet Admir Tafili: Me Beharin u zumë për 20 mijë euro, negociova me Enver Bajrin, por… 

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.