E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Fidel Ylli dhe Gerian Kuka emra në skandalin e tokave në Vlorë , kush është “peshkaqeni” në hije dhe çfarë fshihet pas emrit Raimond Mëzi ?

Korrieri nga Korrieri
20.06.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Fidel Ylli dhe Gerian Kuka emra në skandalin e tokave në Vlorë , kush është “peshkaqeni” në hije dhe çfarë fshihet pas emrit Raimond Mëzi ?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Fidel Ylli dhe Gerian Kuka emra në skandalin e tokave në Vlorë , kush është “peshkaqeni” në hije dhe çfarë fshihet pas emrit Raimond Mëzi ?

Tjetërsimi dhe falsifikimi i dokumenteve për përfitimin e pronave në bregdet, është një fenomen i përhapur rëndom në vendin tonë, veçanërisht për shkak të rritjes së vlerës që vitet e fundit kanë marrë këto sipërfaqe toke. Një prej abuzimeve më të mëdha, është rikthyer në vëmendje nga INA media, dhe ka ndodhur pikërisht në Vlorë, ku varrmihësi i qytetit rezultoi pronar i më shumë se 300 hektarëve tokë!

Nga Ina Media

Dy faqe letër në formën e një vendimi të Gjykatës së Vlorës, të firmosur nga Thoma Nika, më 29 dhjetor të vitit 2000, shpallën pronar të 220 hektarëve në gadishullin e Karaburunit varrmihësin e qytetit të Vlorës, Raimond Mëzin. Në vendim argumentohet se në prill 1996 Agjencia e Kthimit të Pronave i ka refuzuar kthimin e pronës Raimond Mëzit, duke i mohuar kështu një të drejtë të tij, kushtetuese. Ky vendim u konservua 12 vite. Në vitin 2012, sipërfaqja prej 220 hektarësh është regjistruar në emër të Raimond Mëzit. 

“Artur Shehu pas manipulimeve me mijëra hektarë tokë në Vlorë”, një pjesë i bleu Fidel Ylli dhe Gerian Kuka , roli i Pëllumb Petritajt dhe Leonard Bishajt

Po në këtë periudhë në Zvërnec sërish në emër të varrmihësit, Hipoteka regjistron edhe 89 hektarë të tjerë. Këtë radhë si dokument për regjistrimin e pronës shërbente një vendim i gjyqtarit të ekzekutuar në mënyrë mafioze në Vlorë, Skerdilajd Konomi. 

Fidel Ylli dhe Gerian Kuka emra në skandalin e tokave në Vlorë , kush është “peshkaqeni” në hije dhe çfarë fshihet pas emrit Raimond Mëzi ?

Për dy vite me radhë asnjë transaksion nuk është kryer në emër të Raimond Mëzit.

Edhe pse pothuajse njeriu më i pasur në Vlorë, me qindra hektarë tokë në zonën më të bukur të vendit, INA Media mësoi se Mëzi jetonte në një banesë të varfër, në lagjen Partizani, në Vlorë.

Më 2 tetor 2014, në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, pasuria prej 220 hektarësh është ndarë në dy sipërfaqe. 90 hektarë dhe 130 hektarë. Një javë më pas, më 10 tetor 2014, përfaqësuesi me prokurë i Raimond Mëzit, avokati Enkes Hysendhima, iu ka shitur 90 hektarë kompanive House of Arts dhe Digitalnetëorks për 180.000 euro.

House of Arts është kompania e ish-deputetit socialist, Fidel Ylli, që administrohet nga Elida Heba dhe merret me organizim eventesh; ndërsa Digitalnetëorks zotërohet nga biznesmeni Gerian Kuka, njëherazi Konsull Nderi i El Salvadorit në Shqipëri.

Pjesa e mbetur prej 130 hektarësh në Karaburun shkëmbehet me Artur Shehun – një personazh kontrovers i viteve të tranzicionit në Vlorë, i cili jeton prej dy dekadash në Florida të SHBA.

Kontrata e shkëmbimit, e kryer më 4 dhjetor 2014, mban firmat e Enkes Hysendhimës, përfaqësues me prokurë i Raimond Mëzit, dhe Pëllumb Petritajt, përfaqësues i Artur Shehut. 

Petritaj e ka ndarë pronën në 4 pjesë përgjatë periudhës mars-tetor 2015. Në mars të vitit 2015, pesë hektarë i janë shitur për 9 milionë e 850 mijë lekë Arian Laçit, një tjetër biznesmen kontrovers, i dënuar në Itali për trafikimin e lëndëve narkotike; ndërsa në janar 2016, Pëllumb Petritaj ka shitur 20 hektarë te biznesmeni vlonjat, Thodhori Gjiknuri, për 39 milionë e 600 mijë lekë.

Të njëjtin fat pësoi edhe sipërfaqja prej 89 hektarësh. Të gjitha kontratat janë nënshkruar në një periudhë të shkurtër, kohore dhe tek i njëjti noter. Po kaq e shkurtër ka qenë edhe koha e regjistrimit të tyre te personat e tretë. 

Kur ka përfunduar operacioni i parë i tjetërsimit të kësaj sipërfaqeje, familja Bodo, pretendente për një sipërfaqe toke në Karaburun, në janar 2016 dorëzon në prokurori denoncimin për tjetërsim pronash.

Në shkurt të vitit 2016, prokurori i Vlorës, Albert Kuliçaj, urdhëron arrestimin e Raimond Mëzit, në emër të së cilit është regjistruar prona, të avokatit të tij, Enkes Hysendhima, të ish-punonjëses së Hipotekës së Vlorës, Blerina Dhrami, të noteres që kishte kryer transaksionet e shitblerjes, Belona Seraj, si dhe të Donika Besimajt, përgjegjëse e Arshivës në Gjykatën e Vlorës; të gjithë të përfshirë në skemën e falsifikimit të dokumenteve.

Në qershor 2016, Prokuroria e Vlorës shpalli në kërkim edhe biznesmenin Pëllumb Petritaj, përfaqësuesi i Artur Shehut, si i përfshirë në këtë skemë falsifikimi. Por, në korrik 2017, kur prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesën për gjykim, Petritaj dhe një notere u përjashtuan nga akuzat.

Zanafilla e falsifikimeve të njëpasnjëshme ngrihet mbi një vendim të vitit 1996 të Komisionit të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave në Vlorë, sipas të cilit Jakup Mëzit, babai i Raimond Mëzit, i njihet një sipërfaqe prej 6.600 metrash katrorë tokë. Mbi këtë dokument është prodhuar një tjetër dokument fals, që njeh familjen Mëzi si zotëruese të sipërfaqes prej 220 hektarësh.

Dokumentet tregojnë se sipërfaqja e pronës, e përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, është tjetërsuar te të tretët nëpërmjet kontratave fiktive të shitjes. Pronari, në emër të së cilit është regjistruar prona 309 ha, Raimond Mëzi, e kthyer, në Karaburun dhe në Zvërnec, nuk ka aplikuar kurrë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive apo në gjykatë për këtë pronë. Para prokurorëve ka deklaruar se, te noteri ka firmosur fletë të bardha.

Emri i Raimond Mëzit është përdorur vetëm për sigurimin e pronës, e cila më pas është shitur nga Enkes Hysendhima, falë një prokure përfaqësimi.

Varrmihësi i qytetit të Vlorës, jetim, është birësuar nga Jakup Mëzi, kur ishte vetëm 1 vjeç.

Në vitin 1994 ai ka kërkuar në Agjencinë e Kompensimit dhe Kthimit të Pronave pronësinë e sipërfaqes 61.400 m2 tokë në qytetin e Vlorës. Gjyqtari Thoma Nika ka deklaruar se kurrë nuk ka zhvilluar një proces të tillë, gjyqësor. Vendimi i gjyqtarit të ndjerë, Konomi, sipas prokurorisë, është i falsifikuar. Madje, prokuroria dyshon se e gjithë dosja gjyqësore është falsifikuar. 

Dosja penale është në Gjykatën e Apelit, sepse Prokuroria e Vlorës mbeti e pakënaqur nga Gjykata e Faktit, e cila, në mars 2018, shpalli fajtorë katër nga pesë të akuzuarit për falsifikimin e pronës në Karaburun.

Trupi gjykues, i përbërë nga Albert Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fuçia, shpalli përgjegjës kryesor Raimond Mëzin dhe vendosi dënimin e tij me 18 vjet burg. Avokati i tij, Enkes Hysendhima, i cili akuzohej nga Prokuroria e Vlorës si një ndër protagonistët e falsifikimit të tokës, u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg. /Marrë nga Ina Media 

Etiketat: artur shehufidel ylligerian kukaina mediaraimond mezi
Para

New York Times: Kjo është Shqipëria e çmendur, po i bën rivalët e “Grupit të vdekjes” të djersiten 

Pas

Meta ndan Kryemadhin, zbulohet kërkesa e divorcit

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.