E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tiranë, sekuestrohen 50 milionë Euro pasuri të 7 personave, të dënuar në Belgjikë për drogë

Korrieri nga Korrieri
28.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Tiranë, sekuestrohen 50 milionë Euro pasuri të 7 personave, të dënuar në Belgjikë për drogë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria Tiranë sekuestron 50 milionë euro pasuritë shtatë personave,të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhenë këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A.rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K.B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K.B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregtare;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:

– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2,me adresë Fshati Vrinë;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen emasës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan”me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh”me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh”me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen emasës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë

Para

Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve në Bruksel, raportohet për masakër me dy viktima dhe tre të plagosur (Detajet) 

Pas

50 milion euro pasuri, Kristian Boci pastronte paratë e drogës, prokuroria i zbulon pronat

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.