E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Hetimi pasuror i bllokon “të fortit” të Kukësit, ‘Benzin’. Vëllai shiti me urgjencë policinë private “Orka Security”! 

Korrieri nga Korrieri
01.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Hetimi pasuror i bllokon “të fortit” të Kukësit, ‘Benzin’. Vëllai shiti me urgjencë policinë private “Orka Security”! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një hetim pasuror i nisur mbi aktivitetin tregtar ndaj disa prej emrave të arrestuar në dosjen penale të ish-drejtorit të policisë, Erzen Breçani dhe Ervin Matës që njihet ndryshe me nofkën “Boli”, ka çuar në shitjen e pronave nga familjarë dhe njerëz të afërm të të arrestuarve.

Shitjet në dukje janë fiktive, ku qëllimi i vetëm është shmangia nga verifikimet apo masave të sekuestrimit prenvetiv, që kohët e fundit kanë ndërmarë dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Vladimir Mara.

Një gjë e tillë ka ndodhur me policinë private “ORKA Security”, kompani kjo që disponohej 100 për qind nga vëllai i Bujar Gërmizit, por prej 15 prillit kjo polici private, i ka kaluar në pronësi shtetasit Adriatik Braha, shkruan Oranews.

Një makinacion noterial që kohët e fundit është parë shpesh të kryhet nga njerëzit dhe familjarët e personave të arrestuar nga SPAK dhe vënë nën hetim pasuror nga kjo strukturë. Në skaner të verifikimit pasuror është vendosur dhe Bujar Gjëemizi alias Ajeti, i cili akuzohet se së bashku me Besmir Mustafin, Ismail Zenelin dhe shefin e Krimeve në komisariatin Nr. 6, Dedan Gjonin, për të siguruar kushtet e vrasjes së 2 vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se disa aplikime janë adrresuar në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës në Kukës, QKB, banka të nivelit të dytë dhe jo vetëm, për të mësuar rreth pasurive që disponon Bujar Gërmizi, vëllai i tij Urim Germizi dhe njerëz të tjerë të familjes apo rrethit shoqëror.

Burimet konfirmuan se prej fillimit të muajit Nëntor 2023 e në vijim të gjithë personat e arrestuar në procedimin Nr.78, janë vendosur në verifikim pasuror.

 Bujar Gërmizit alias Ajetit, deri në këtë fazë të hetimit SPAK i ka sekuestruar një automjet tip ‘Mercedez Benz” ngjyrë të zezë me targë “AB586GO”.

Masës së sekuestrimit nuk i ka shpëtuar dhe Besmir Murati, të cilit SPAK në fund të muajit Nnëtor 2023 i sekuestroi një “Audi” të bardhë model RS Q8 ngjyrë të bardhë me targë “AB742DK”.

Valës së sekuestrimit prenventiv nuk i shpëtoi dhe ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani, të cilit SPAK i bllokoi aksionet e hidroçentralit “HEC Drita Energy” që po ndërton në Lumin e “Gashit” në Tropojë. Për të gjitha këto pasuri të bllokuara është ngarkuar si administrator Klodian Durmishi. Ndërkohë teksa hetimet vijojnë për Bujar Gjermizin, një lëvizje e çuditshme është kryer mbi të drejtat e pronësisë së policisë private në Kukës, “ORKA Security”.

Hija e Bujar Gërmizit alias Ajetit shfaqet pas kësaj kompanie që deri në muajin Prill është kontrolluar me të drejta juridike nga vëllai i tij, Urim Gërmizi. 

“ORKA” është një kompani private e cila ka krijuar monopolin e tenderave publikë në institucionet shtetërore në Kukës dhe Has.

Nga verifikimet e kryera janë plot 53 transaksione bankare me vlerë prej 156 milion lekë të vjetra që kanë kaluar nga institucionet shtetërore në llogarinë e policisë private “ORKA”.

 Nga spitali i Kukësit, gjykata e këtij qyteti e shumë institucione të tjera shtetërore kanë lidhur kontrata për sigurim fizik me “Orka Security” që kontrollohet nga Bujar dhe Urim Gërmizi.

Nga ana tjetër kjo kompani ka lidhur kontrata për sigurim fizik dhe me disa subjekte private në Kukës, përfshirë këtu dhe disa hidroçentrale private që ushtrojnë veprimtari në Kukës.

Rezulton se fillimisht kompania “Orka Security” është themeluar në 18 shtator 2015 dhe themelues i saj ka qënë Adriatik Braha. Në 6 Prill 2016 kjo kompani ka pezulluar aktivitetin tregtar për ta rihapur më pas sërisht në muajin Maj 2016.

Në 30 janar 2019 Adriatik Braha rezulton të ketë shitur kompaninë “ORKA” tek Urim Gërmizi, vëllai i Bujar Gërmizit. Shitja e 100 për qind të aksioneve është kryer kundrejt një pagese prej 1 milion lekëve.

Ndërkohë Adriatik Braha megjithëse ka shitur totalisht kompaninë ka vijuar të qëndrojë administrator ku afati i administrimit është shtuar deri në muajin Tetor 2025.

Por në datën 15 Prill 2024, administrator i policisë private “ORKA” vendos ti blerë kompaninë që themeloi 9 vite më parë, personit që ja shiti Urim Gërmizit.

Në kontratën noteriale të firmosur para noteres Çetina Hoxhaj pala shitëse Urim Gjermizi dhe pala blerëse Adriatik Braha, bien dakord që kundrejt një çmimi prej 97 milion lekë të vjetra të kalojnë 100 për qind të pronësisë.

Sipas kontratës noteriale kuotat do shlyhen me rezervë në favor të shitësit Urim Gjermizi, për një afat kohor 2 vjeçar. Këto veprime, sipas burimeve në SPAK dyshohet se janë manovra të qëllimshme që i shërbejnë tjetërsimit të pasurisë nga ana e familjarëve të të arrestuarit Bujar Gjermizi alias Ajeti.

Në skaner të veprimtarisë tregtare është vënë dhe Besmir Murati, Luan Mata, babai i Ervin Matës, Erzen Breçani, e të tjerë.

Në emër të Luan Mata, ndodhet e rregjistruar Hotel “Victoria” që ndodhet tek rruga e “Dibrës”, kompania e ndërtimit “Victoria Construction” që po ndërton kullën tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot” në Tiranë dhe një biznes parkimi “Parkim Ekspo” në garazhet e pallatit që po ndërtohet.

Dokumenta bashkëngjitur

https://www.cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/1719815629xkontrata-e-pare-e-vitit-2019-1719777630-497-1719816445.pdf#toolbar=0
Para

PROFIL: U nda sot nga jeta, Ismail Kadare dhe dashuria e tij për letërsinë! 

Pas

Biznesmenët dallaverexhinj, tmerr prej Altin Dumanit, anulohet tenderi për përgjuesit e BKH-së

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.