E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Tempulli 3’/ Operacion antidrogë në Tiranë, 19 persona në pranga, 5 në kërkim, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

Korrieri nga Korrieri
12.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
‘Tempulli 3’/ Operacion antidrogë në Tiranë, 19 persona në pranga, 5 në kërkim, sekuestrohen 1.2 kg kokainë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një operacion antidrogë për ekzekutimin e 24 urdhërarresteve është ndërmarrë nga policia e Tiranës e cila ka sekuestruar mbi 1.2 kgkokainë.

Bëhet fjalë për një grup kriminal që merrej me shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve të forta narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës. 

Gjykata ka caktuar ‘Arrest me burg’ për 19 persona. Vijon puna për  kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Mes të arrestuarve është Armando Xheladini, alias Jetnor Cenallari, alias, Armando Tarushllari i arrestuar në maj të këtij viti për vrasje me dashje për një vrasje të ndodhur në Greqi. Janë sekuestruar qindra doza me kanabis e droga të tjera.  Operacioni u kodua “Tempulli 3”

Deklarata e Drejtorit Tonin Vocaj

Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente fazën e dytë operacionale të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”, ku në funksion të 2 procedimeve penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndjekur për një periudhë hetimore tremujore, gjatë së cilës janë aplikuar metoda speciale të hetimit, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria kriminale e disa shtetasve që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë së Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementet dhe grupet kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale ku marrin pjesë të rinjtë. 

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim të dy megaoperacioneve mbarëkombëtare “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale të vitit 2024.  

Pas një hetimi tremujor të kryer me metoda speciale të hetimit nga specialistët për Hetimin e  Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:  

  1. H., 26 vjeç, D. K., 39 vjeç, O. V., 21 vjeç, H. F., 20 vjeç, F. Gj., 32 vjeç, V. Xh., 42 vjeç, A. Xh., 52 vjeç, O. I., 62 vjeç, L. K., 26 vjeç, M. K., 32 vjeç, K. H., 24 vjeç, R. M., 25 vjeç, M. S., 18 vjeç, R. Sh., 33 vjeç, D. G., 21 vjeç, R. D. (S.), 52 vjeçe, E. B., 37 vjeçe, A. Sh., 33 vjeç, B. K., 34 vjeçe (arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve). 

Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.

Giithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 shtetasve të tjerë. 

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

➢ 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 

➢ qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis; 

➢ 12 celularë; 

➢ 5 automjete;

➢ shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.  

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë.  

Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,  gjej rastin të falenderojmë prokurorët z. Drini Pali dhe z. Adriano Dyrmishi, si dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të dy procedimeve të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli 3”.   

Njëkohësisht, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët, për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale, të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve. 

Duke përfituar nga rasti, dua të garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin e sigurinë, parandalminin, evidentimin dhe goditjen e cdo paligjshmërie, dhe në këtë kuadër i ftoj përsëri që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi së bashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

Para

Vrasja në Tropojë, kush është autori 40-vjeçar që ndodhet në arrati. Dy prej të plagosurve në gjendje kritike 

Pas

Arrestohet Edmond Arra , Besnik Zekthi dhe Dorjan Meshi në Angli, i kërkon Shqipëria dhe Italia

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.