E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

GJKKO urdhëron SPAK : Të hetohet Guvernatori Gent Sejko . Pse hesht opozita? Kush e bleu Berishën, Metën dhe Bashën?

Korrieri nga Korrieri
13.07.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
INVESTIGIMI/ Banka e Shqipërisë dhe Gent Sejko shërbëtorë të bandës së kredive MCA dhe FINAL , si u hodhën 100 mijë shqiptarë në kthetrat e mafias, ndërhyn SPAK
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

GJKKO urdhëron SPAK : Të hetohet Guvernatori Gent Sejko . Pse hesht opozita? Kush e bleu Berishën, Metën dhe Bashën?

Vna publikoi një investigim ekskluziv ku zbuloheshin fijet që lidhnin interesat që shkaktuan skandalin e mikrokredive në Shqipëri.

Këto fije të lidhura mes Guvernatorit të Bankës Gent Sejko, Ministrit të Drejtesisë Ulsi Manja dhe prokurorit Arben Kraja dëshmonin qartë mungesën e përgjegjësisë, neglizhencën dhe lidhjet nepotike që bënë të mundur që skandali i mikrokredive të zvarritej sa në zyrat e SPAK, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Tiranës. Këto vonesa të qëllimshme ose jo, zgjatën agoninë e mijëra shqiptarëve që ishin peng i një skeme të kredive të këqija dhe që u detyruan të paguanin shumëfish, tu sekuestrohej prona, apo dhe më rëndë si vetëvrasja tragjike e Pal Trashaj.

GJKKO urdhëron SPAK : Të hetohet Guvernatori Gent Sejko . Pse hesht opozita? Kush e bleu Berishën, Metën dhe Bashën?

Disa ditë më parë Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë me themel skandalin e zhvatjes me mikrokreditë duke e vënë para përgjegjësisë institucionin hetimor ta hetojë me seriozitet.

Fakt është që veç trajtimit sipërfaqesor të këtij skandali pakkush nga politika apo media është ndalur të flasë hapur dhe të thotë të vërtetën. Arsyet dhe interesat pse e vërteta fshihet nuk kanë nevojë për shumë shpjegime. Skema nepotike me të cilën është ndërtuar dhe funksionon administrata e Bankës së Shqipërisë (jo vetëm në epokën e Sejkos) tregon qartë “qokat” që bëhen për politikën nga një institucion që duhet të jetë i pavarur. Kjo duket të jetë dhe arsyeja pse sot nuk gjen deklarata as nga opozitarët për skandalin e mikrokredive.

E deri sa opozita të kuptojë se morali është rruga e vetme që të çon tek mbështetja popullore, po ripublikojmë në FB investigimin për rrjetën nepotike përgjegjëse për skandalin e mikrokredive.

Investigimi

Hetimi për abuzimet e mbi 30 mijë qytetarëve me skemat e mikrokredive ka nisur që më shkurt të vitit 2020, por Prokuroria e Tiranës ka vendosur të lëshojë masat e arrestit 4 vjet më pas. Në një kallzim që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë në Prokurorinë e Tiranës, thuhet se gjatë kohës së hetimeve zhvatja ndaj qytetarëve është zgjeruar dhe sofistikuar, duke arritur deri në marrjen e pronave të qytetarëve që kishin mbetur debitorë për vlera qesharake.

Një investigim i BIRN një ditë më parë tregoi rrugën që kishte bërë hetimi i kallzuar fillimisht nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj:

* Në shkurt të vitit 2020 dërgohet kallëzimi nga Etilda Gjonaj;

* Në vitin 2021 çështja dërgohet për kompetencë të SPAK nga dy prokurorët Arben Agovi dhe Ndini Tavani;

* Po këtë vit SPAK e kthen sërish në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë. Në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në atë kohë ishte prokurori Arben Kraja.

* Në prill 2024 një kallzim i bërë nga qyetarët disa muaj më parë për çështjen e mikrokredive pranë prokurorit Leonard Filopati dërgohet për hetime në SPAK i cili tashmë ka drejtues Altin Dumanin. Hetimi kërkon të verifikohen nëse ka shpërdorim detyre nga ana e guvernatorit Gent Sejko.

* Këtë herë dosja nuk kthehet më mbrapsht dhe SPAK deklaron zyrtarisht se është në fazën e hetimeve paraprake.

* Pas kësaj lëvizjeje, dy prokurorët që mbanin prej vitesh çështjen në sirtar dalin me një vendim dhe kërkojnë masa sigurie për 9 persona të përfshirë në skemën MCA-Final.

* Dy javë më pas ministri Ulsi Manja kallzon në prokurorinë e Tiranës 14 persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, mes të cilëve administratorë dhe përmbarues.

Disa pyetje që lindin natyrshëm janë se si ka mundësi që Ministria e Drejtësisë të presë që përmbaruesit të tjetërsojnë mijëra prona dhe të mos marrë masa për t’i hequr licencën, por pasi MCA dhe Final sekuestrohen vendos të bëjë kallzimin penal?

Si ka mundësi që disa përmbaruesve të kallzuar iu është hequr licenca 1 vit më parë për shkelje të natyrës penale, por kallzohen penalisht pas 1 viti?

Si ka mundësi që SPAK njëherë deklaron mos kompetencë për të hetuar aferën, qoftë dhe si grup i strukturuar kriminal apo si korrupsion dhe kur ka në krye një tjetër drejtues nis hetimet dhe e merr në shqyrtim çështjen?

Çfarë kanë të përbashkët Ulsi Manja dhe Arben Kraja? Sepse në bazë të deklaratave të pasurisë së të dy zyrtarëve të lartë, vihet re se të dy kanë bashkëshortet të punësuara si përgjegjëse sektori në Bankën e Shqipërisë.

Të gjitha këto pikëpyetje meritojnë një përgjigje që e vërteta të dalë në shesh, përgjegjësit para drejtësisë dhe fatkeqësia e mijëra familjeve shqiptare me këtë skemë gllabëruese të marrë fund. Rasti i Pal Trashaj duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë ata që mbyllën sytë e veshët para tragjedisë që luhej live në kurriz të shqiptarëve.

Etiketat: Gent sejkoSPAK
Para

Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Ja sa do shënojë termometri 

Pas

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon arrestimin e Ilir Dedjës, biznesmeni që i paguan qiranë Ahmetajt në Zvicër

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

27.09.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.