E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sherr te 313 mes Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli , prapaskenat e tritolit ndaj Xhovanës, një i pafajshëm po lufton me vdekjen në spital

Korrieri nga Korrieri
15.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Atentati me TRITOL në Elbasan, zbulohet kush ishte SHENJESTRA, e dashura e “SHKODRANIT” thirrje Nuredin Dumanit: Mbaje…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sherr te 313 mes Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli , prapaskenat e tritolit ndaj Xhovanës, një i pafajshëm po lufton me vdekjen në spital

Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.

Dhe gjithçka duket se ka ndoirhur siper “replika” pas një sherri në burgun 313 mes Nuredin Dumanit dhe të dashurit të Xhovanës, Amarildo Nikollit.

TRITOLI në Elbasan/ Përplasjet mes të dashurave të “PENTITOVE”, shkaktoi PLAGOSJEN e një të pafajshmi! (Xhovana kërkon të flasë vetëm me… SPAK) 

5 ditë më parë, aty ku vuan dënimin Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli, apo siç njihen ndryshe edhe si dy të penduarit e drejtësisë, ka pasur një sherr të dhunshëm. Sherri ka qenë tejet i dhunshëm. Me t’u dëgjuar ky lajm nga Xhovana Nikolli, që është edhe shumë aktive në Tik Tok, ajo ka dalë në të paktën dy deklarata publike në këtë aplikacion, ku në njërën i thotë Nuredin Dumanit që të mos merret me jetët e të tjerëve dhe në videom tjetër përmend edhe emrin e të dashurës së Dumanit, që ishte prezente në banesën ku u arrestua ky i fundit.

Sherr te 313 mes Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli , prapaskenat e tritolit ndaj Xhovanës, një i pafajshëm po lufton me vdekjen në spital


Kujtojmë se një ditë më parë, Xhovana Nikollit iu vu tritol në banesën e marrë me qera në qytetin e Elbasanit. Por për fat të keq, i dëmtuar mbeti një 26-vjeçar, i pafajshëm.

Nikolli, se bashku me nënën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi nje video diten e djeshme shkruan joq.

Nikolli në video përmend Nuredin Dumanindhe i bente thirrje që ta ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thenë se kishte probleme serioze me të.

Por kush është Xhovana?

Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen per jetën e saj luksoze.

Ndërsa i dashuri i sa Amarildo Nikolli (Xhanej) përpara autoriteteve ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit që i janë futur këtij aktiviteti kur ai ndoshta ka qenë vetëm 10 vjeç.

Nga deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u pjesë e kronikave në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë.

‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Por për ‘kokën’ e kujt ishte nisur Nikolli?

Dyshimet janë për Inez Hajrullën, i cili qëndron jeton pranë kompleksit Oslo, një zonë që dikur njihte për zot Edison Harizajn, ‘faqedjegurin’. Dhe personi që ka gjasa të qëndrojë pas këtij urdhri është Sokol Sinomataj, ‘buzëderri’, një prej emrave të vjetër të botës së krimit në Vlorë, anëtar i bandës së Gazmir Brakës, i njohur si ‘Gaxhai’.

Fakti që këtë fillim viti, iu ekzekutua djali me snajper teksa tymoste një cigare në ballkon, e përforcon më shumë këtë histori.

Siç duket, zërat që dikush ka mbërritur në Vlorë për ta eliminuar, kanë përfunduar dhe në veshët e Hajrullës, i cili dhe pse i dëmtuar në të dyja këmbët, vijon të jetë mjaft aktiv në qytetin bregdetar.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes Xhovanës dhe Nuredin Dumanit, të cilin ajo e ka permendur në video një ditë para atentatit me eksploziv.

Çfarë ndodhi në Elbasan:

Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të dielë në lagjen “Haxhias” të këtij qyteti, ku në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi një 59 vjeçari, ka shpërthyer një sasi tritoli. 

Në apartamentin ku jetonin me qira dy vajza, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen ishte fakti se nga ky shpërthim është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij 26-vjeçari Enea Themollari i cili banonte në hyrjen përballë.

Me lot në sy babai i të riut Artur Thomaraj tregon se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë.

‘Në hyrjen përballë jeton një grua me vajzën e saj 9 vjeçe. Djalit i ra dera në kokë teksa po shkonte në tualet, dua të gjenden autorët. Gruan që jetonte përballë me qira i flisnim si fqinje, nuk e njohim!’, tha Artur Thomaraj babai i të plagosurit.

Ndërkaq edhe fqinjët e tjerë flasin me shqetësim për shpërthimin e ndodhur në pallat, ku shprehen të tronditur për ngjarjen e ndodhur.

‘Shpërthimi na tronditi të gjithëve!’, tha një fqinje.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Etiketat: amarildo nikollinuredin dumaniSherrxhovana
Para

TRITOLI në Elbasan/ Përplasjet mes të dashurave të “PENTITOVE”, shkaktoi PLAGOSJEN e një të pafajshmi! (Xhovana kërkon të flasë vetëm me… SPAK) 

Pas

Dumani nxjerr “DOSJET”, por kush fshihet pas grupit të Gjirokastrës që nuk është “ndjerë” deri më tani?!

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.