E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Precedenti “Bami”! A do të “thyhet” miti Dubait dhe ku do të jetë parajsa tjeter e bosëve të krimit shqiptar? 

Korrieri nga Korrieri
18.07.2024
në Aktualitet
A A
Precedenti “Bami”! A do të “thyhet” miti Dubait dhe ku do të jetë parajsa tjeter e bosëve të krimit shqiptar? 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dubai ka qenë prej vitesh streha më e sigurtë e personave me precedent penalë. Të shumëkërkuar në Shqipëri dhe Evropë, krerët e grupeve kriminale kanë udhëtuar drejt parajsës sahariane ku dhe u është dhënë mundësia të investojnë paratë e tyre të përfituara nga aktivitetet e dyshimta.

Mirëpo, ngjarjet e viteve të fundit, kanë bërë që autoritetet në vendin më popullor dhe më të njohur në Emiratet e Bashkuara Arabe të vihen përpara një vendimi të vështirë, t’i dorëzojnë apo jo njerëzit që mbajnë mbi shpinë akuza të rënda kriminale në duart e shteteve që i kërkojnë për tu dhënë dënimin e merituar.

Një prej tyre është edhe Durim Bami, që është vendosur në pranga nga autoritetet në Dubai, pas shpalljes në kërkim nga Shqipëria. Përveç çështjeve të mëparshme, emri i Durim Bamit u bë kryefjalë në media kohët e fundit pasi ‘zbërthimi’ i aplikacioneve të enkriptuara, zbuloi se ai bashkë me të vëllanë Valter Bami, e anëtarët e klanit “Duka” me të cilët kishte lidhur aleancë, thurnin plane për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, Ervis Martinajt që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022 e ushtarëve të këtij të fundit.

Pas arrestimit të tij, qëllimi i autoriteteve shqiptare është ekstradimi i Bamit.

Por, a do të “thyhet” Dubai?

Deri më tani, shqiptari i vetëm që është ekstraduar nga Dubai, me dëshirën e tij, është Bruno Çobo. Të gjithë personazhët e tjerë, të vënë në pranga, pasi janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria e vende të tjera, janë liruar pas skadimit të afateve të paraburgimit.

Eldi Dizdari, i njohur ndryshe dhe si Denis Matoshi dhe i konsideruar si kreu i kartelit “Bello”, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, por ekstradimi i tij nuk u bë kurrë i mundur.

Në pranga në Dubai, më herët është vënë dhe Florenc Çapja, një nga drejtuesit e një bande famëkeqe kriminale në qytetin e Elbasanit, por as ai nuk është ekstraduar.

Plaurent Dervishaj, një nga anëatrët e ish-bandës së Durrësit gjithashtu u arrestua, por burgu për të zgjati vetëm 40 ditë.

Mikael Qosja i njohur ndryshe dhe si Kel Kamami, i cili u shpall në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Bradashesh ku mbetën të vrarë tre persona,Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranaj, u ndalua nga autoritetet arabe, por nuk u ekstradua në Shqipëri.

Dritan Shkëmbi i njohur dhe me emrin Amar u vu në pranga bashkë me Julian Meçen, pasi u akuzuan si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, por asnjëri prej tyre nuk shkeli në tokën shqiptare.

Tashmë rasti më i nxehtë është precedent Bami.

Praktikisht, pengesa më e madhe përsa i përket ekstradimit është mungesa e një traktati dypalësh ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por, pavarësisht mungesës së kësaj marrëveshjeje, Ministria e Drejtësisë Shqiptare duke shpresëplotë për ekstradimin e Bamit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh shpresëplotë për ekstradimin e tij, kur tha se i kanë të gjitha instrumentet për ta vendosur para drejtësisë shqiptare. nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shkresa është në duart e palës arabe dhe pritet shqyrtimi i saj për të parë nëse do të jetë Bami ai që do të thyejë ekstradimin e të shumëkërkuarve.

Para

Lajm i mirë për shqiptarët, laburistët anulojnë planin Ruanda, 90 mijë emigrantë do fitojnë azil. Në krye të listës ‘vendet e sigurta’ 

Pas

Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.