E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Familja LALA, nga biznesi në politikë e fushën e krimit, dëshmia e të Luftar Reçit dhe përgjimet për ‘tërmetin’ e Dibrës, si u arrestua djali gardist i Ymer Lalës

Korrieri nga Korrieri
25.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Familja LALA, nga biznesi në politikë e fushën e krimit, dëshmia e të Luftar Reçit dhe përgjimet për ‘tërmetin’ e Dibrës, si u arrestua djali gardist i Ymer Lalës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ylard Lala 24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal, pasi është vënë në pranga bashkë me nipin e demokratit Flamur Noka, Rexhep Noka. Dyshja u kapën në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në lokalin që ishte në administrim të vetë Ylard Lalës, i cili është pjesë e Gradës së Republikës.

Por kush është familja Lala, nga kryefamiljari biznesmen, vajza deputete dhe djali gardist

Ymer Lala, një biznesmen kontrovers i lidhur ngushtë me politikën e jo vetëm, na sjell në mendje një sërë episodesh e akuzash që kanë të bëjnë me shit-blerjen e votave dhe krimin e organizuar.

Angazhimi i tij për shkak të miqësive me nivele të larta politike, daton shumë herët, por gjurmët e para të dukshme i ka lënë në vitin 2016, kur siç duket ka ndikuar shumë në fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë e Peshkopisë, por dhe në fitoren e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ky ishte i njëjti vit kur vajza e tij, Reme Lala, u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, si deputete.

Akuzat e para publike u bënë nga kryetari i Bashkisë në vitin 2018, Muharrem Rama, emër i zgjedhur pas shkarkimit të Shukri Xhelilit për video-skandalin seksual.

Akuzat erdhën pas përplasjes fizike që u zhvillua gjatë një mbledhjeje të administratës në ambientet e Bashkisë së Peshkopisë për shkak të punësimeve. Në polici në atë kohë u shoqërua kryebashkiaku Rama, drejtori i burimeve njerëzore, Dritan Mataj dhe disa persona të tjerë.

Në verën e vitit 2019, Ymer Lala u bë pjesë e përgjimeve të gazetës “Bild” që u publikuan nga gazetari Peter Tiede dhe nxorrën në pah ndikimin e tij në zgjedhje. Në 10 audiopërgjime që vërtetonin krimin zgjedhor në Dibër, Ymer Lala rezultonte ‘koka’ e fushatës së Partisë Socialiste. Nga këto përgjime ka dalë dhe biseda me Damian Gjiknurin dhe ‘tërmeti’ i shkaktuar në Dibër me rezultatet në zgjedhje.

Në vitin 2020, në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se Luftar Reçi, bashkëpunëtori i drejtësisë që zbardhi vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, ishte tentuar të helmohej në qeli. Shkak u dyshua se ishte bërë dëshmia e fortë e tij që kishte zbardhur krime të grupeve kriminale që operonin në Tiranë e Durrës, por edhe fakti që kishte përmendur emrin e Ymer Lalës.

Luftar Reçi rrëfeu se Ymer Lala e kishte kontraktuar për të vrarë Maks Lalën, i cili më parë kishte qenë bashkëpunëtor i Ymer Lalës në trafikun e drogës.

Sipas të penduarit të drejtësisë, Ymer Lala kërkonte ta eliminonte Maks Lalën, pasi më parë e kishte pasur ‘ushtar’ dhe e kishte urdhëruar të kryente krime të ndryshme. Në momentin që Maks Lala ishte distancuar dhe kishte vijuar me trafikun e lëndëve narkotike në Maqedoninë e Veriut, Ymer Lala vendosi që ai të heshtte përgjithmonë.

Në këmbim të vrasjes së Maks Lalës, Ymer Lala i kishte ofruar Luftar Reçit eliminimin e një prej armiqve të tij.

Luftar Reçi tregoi se Maks Lala ishte vrarë dhe djegur më pas me benzinë, për të mos lënë asnjë gjurmë, por kishte lënë një fjalë tek familja e tij: Nëse më vrasin një ditë, e ka bërë Ymer Lala!

Sot Ymer alias Korab Lala vijon aktivitetin e tij pa i hyrë ‘gjemb në këmbë’. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kërkoi të kandidonte të bijën për kryetare bashkie në Dibër, pas largimit të Dionis Imerajt, që u vu nën hetim nga Prokuroria e Dibrës për dosjen 184, shit-blerjen e votave.

Por, kjo gjë nuk ndodhi.

Megjithatë, ‘shpërblimi’ nuk i ka munguar.

Reme Lala sot është drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, e ndërsa djali i Ymer Lalës, Ylard Lala, është bërë pjesë e Gardës së Republikës, pavarësisht se kriteri kryesor është mospërfshirja në vepra penale. Ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit, tregon të kundërtën.

Etiketat: arrestohetgardistreme lalaylard lalaymer lala
Para

Aktori Laert Vasili injoron Janullatosin, merr bekimin në Kishën shqiptare të Shën Kozmait në Elbasan 

Pas

50 grabitje me vlerë 2 milionë euro në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë! (I vinin GPS makinave të…) 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.