E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova?

Korrieri nga Korrieri
20.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova?

Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe njëdyzinë me përmbarues privatë.

Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë.

Arlinda Muja nuk tha të vërtetën, Kredo dhe IUTE pjesë e skemës së zhvatjes së shqiptarëve nga MCA , kërkohet zgjerim i hetimeve

Të pyetur nga mediat për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen tërezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”.

Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”.

E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri.

SKANDALI/ Shoqata e zhvatësve IUTE Credit dhe Kredo distancohen nga mashtruesit e MCA dhe FINAL
Në foto: Tarmo Sild

“Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhëtërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumenta tëpublikuar në media tregojnë se ajo ka shitur “kredi të këqija” nëmënyrë të dyshimtë tek “MCA”.

Në foto: Allar Ninepuu

Këtyre veprimeve të dyshimta u shtohen edhe denoncime, kryesisht në rrjete sociale, për aplikimin nga ana e saj të kredive me interesa shumë të larta, deri në800 përqind.

Pronare e “Final”

Shoqëria e mikrokreditit, “Final”, e vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Tiranës në korrik të vitit 2024, ështëkrijuar në vitin 2008. Gjatë viteve, pronësinë e saj e kanëpasur emra që dikur kanë qenë tejet publikë apo edhe tëtjerë biznesmenë të njohur.

Në periudhën 2016-2018, një ndër 4 aksionerët e “Final” ka qenë grupi “Balfin” i biznesmenit Samir Mane.

Në 17 Prill 2018, ortakët ia shesin të gjithë aksionet e tyre kompanisë së mikrokreditit “Iute Albania”, për njëshifër prej 192 milionë lekë të reja. Prej këtij momenti, “Final” ishte e gjitha në pronësi të “Iute Albania”.

Në foto: “Iute Albania” blen “Final” në vitin 2018 për 192 milionë lekë

Vetëm një vit më vonë, në Maj 2019, “Iute Albania” ia shet tëgjithë aksionet e “Final”, Arben Maksutit, një i arrestuar së fundmi për skandalin e mikrokredive. Shuma në kontratë është 100 milionë lekë të reja.

Pra, brenda një viti, “Iute Albania” e blen dhe e shet kompaninë “Final”, duke dalë me humbje plot 92 milionë lekë të reja.

Në foto: Në vitin 2019, “Iute Albania” shet aksionet e “Final” tek Arben Maksuti, për 100 milionë lekë

Një pazar që nuk duket aspak i mirë, aq më tepër për një kompani si “Iute” që duhet të ketë treguar efikasitet në treg, përsa kohë portofoli i saj financiar llogarit miliona e miliona euro.

Bashkëpunimi Iute- MCA

Ndërkohë që merrej me transaksionin e “Final”, shoqëria “Iute Albania” vijonte aktivitetin e saj primar, atë tëdhënies sëkredive të shpejta. Duket se, gjatë këtij aktiviteti, “Iute” kishte krijuar një portofol kredish tëkëqija.

Në një dokument të publikuar së fundmi në media, shihet njëkontratë mes “Iute Albania” dhe “MCA”. Nëbazë të këtij dokumenti, “Iute Albania” cedon nga kreditëe këqija që kishte mbledhur në një vlerë totale rreth 500 mijë euro dhe këtëportofol ia shet kompanisë sëmikrokreditit, “MCA”, për vetëm 72 mijë euro.

Në foto: Kontrata mes “Iute Albania” dhe “MCA” për kreditë e këqija

Kontrata mes “Iute Albania” dhe “MCA” është e shoqëruar me listën e rrethj 400 “kreditorëve të këqinj” të Iute, të cilët nga ai moment do të përballeshin me “morsën” e “MCA”-së.

Transaksioni mes dy shoqërive të mikrokreditit është i dyshimtëdhe duket se ka kaluar në heshtje ose symbylltasi nga Banka e Shqipërisë.

Për të kuptuar më mirë, duhen parë kuadri ligjor dhe sqarimet qëka dhënë publikisht Banka e Shqipërisë për çështjen e “blerjes sëkredive të këqija” dhe aktorët qëduhet të përfshiheshin në këtë proces.

Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë konstatoi se një portofol shumë i madh “kredish të këqija”, të mbledhura ndër vite nëbankat e nivelit të dytë, rrezikonte seriozisht veprimtarinëbankare dhe, rrjedhimisht, edhe ekuilibrat makro-ekonomikë të vendit.

Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisëmiratuan “Planin Kombëtar për reduktimin e kredive me probleme”.

Bazuar në këtë Plan, Banka e Shqipërisë miratoi në vitin 2016 ndryshimet në një rregullore të mëhershme “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”.

Në bazë të ndryshimeve në Rregullore, tashmëinstitucioneve financiare të mikrokreditit u lejohen që tëblinin kreditë e këqija të bankave të nivelit të dytë dhe, në këtë mënyrë, i lironin ato nga barra e rëndëadministrative dhe gjyqësore.

DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova?

Një sqarim të detajuar për mënyrën e funksionimit dhe “blerjes së kredive të këqija” ka dhënë Banka e Shqipërisë në 8 Maj 2024, pas shpërthimit të skandalit të mikrokredive, e cila u shoqërua më pas me arrestimine disa personave.

“Niveli i kredive me probleme në atë kohë ishte tepër i lartë, duke e kaluar vlerën 25% të kredisë totale. Ky nivel, në kushtet edhe të kulmimit të pasojave të krizës financiare në Greqi dhe efekteve të saj në sistemin financiar shqiptar, përbënte një skenar tejet të rrezikshëm që mund të thellohej më tej, duke cenuar drejtpërdrejt parametrat kryesorë të shëndetit bankar dhe duke u kthyer në një kërcënim serioz të kursimeve të qytetarëve të depozituara pranë bankave të nivelit të dytë”, thotë ndër të tjera Banka e Shqipërisë në atësqarim.

Pra, në çdo rast, qëllimi kryesor dhe i vetëm i Bankës sëShqipërisë ishte lejimi i institucioneve të mikrokreditit të blinin kredi të këqija nga bankat e nivelit të dytë për t’i dhënëfrymëmarrje sistemit bankar.

Askund nuk thuhej që shoqëritë e mikrokreditit t’i shisnin njëra-tjetrës kredi të këqija, siç ndodhi në vitin 2021 mes “Iute Albania” dhe “MCA”.

Në foto: “Iute Albania” vepron në Shqipëri prej vitit 2014

Por, mesa duket, ky boshllëk legjislativ u ka dhënëmundësi dy kompanive institucioneve financiare jo-bankare që të kryejnëtransaksion mes tyre, nën dyshimet për shkelje të ligjshmërisë.

Historia problematike e Iute në Kosovë

Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.

“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janëedhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.

Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.

Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit.

Në foto: Njoftimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e licensës së “Iute Credit Kosovo”

Iute Credit dhe “Monego” kishin paraqitur në planin e biznesit norma efektive interesit, respektivisht 34 dhe 26 për qind. Por, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore tëKosovës, ato kanë zbatuar norma efektive të interesit nga 80 deri në 236 për qind.

Pas vendimit të Bankës së Kosovës, “Iute Credit” e dërgoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare tëArbitrazhit.

Në nëntor të vitit 2022, Banka e Kosovës njoftoi se e kishte fituar çështjen në Arbitrazh.

Për këtë vendim reagoi në atë kohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në foto: Postimi i kryeministrit Albin Kurti për vendimin e Arbitrazhit për çështjen “Iute”

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti deklaroi se “Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhën poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit”.

Historia problematike e Iute në Kosovë

Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.

“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janëedhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.

Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.

Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit. /boldnews

DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova? DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova?

Etiketat: arlinda mujaiute creditkredo.alSPAK
Para

SPAK dërgon shkresën urgjente Ilirjan Celibashit, çfarë kërkon Altin Dumani

Pas

Mbi 50 milion kosto zgjedhjesh, SPAK i shtrëngon rripin Ilirjan Celibashit

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.