E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

KURUM International i shiti 816 ton mbetje toksike kompanisë Sokolaj shpk si “oksid hekuri”, dogana hesht

Korrieri nga Korrieri
21.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
KURUM International i shiti 816 ton mbetje toksike kompanisë Sokolaj shpk si “oksid hekuri”, dogana hesht
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

816 tonët, mbetje e rrezikshme që u nisën drejt Tajlandës dhe ngritën në këmbë autoritetet vendase dhe të huaja, dolën nga KURUM në Elbasan si “oksid hekuri”. Report Tv ka mësuar se në doganë është paraqitur si dokument fatura e shitjes e cila shënonte ‘oksid hekuri’ eksporti i të cilës është i lejuar pasi nuk konsiderohet i rrezikshëm.

Mbetjet janë transportuar nga KURUM në Elbasan drejt Durrësit nga firma “Sokolaj SHPK”, e cila ka deklaruar edhe dokumentacionin e blerjes.

Mësohet gjithashtu se firma turke, KURUM, e cila më herët mohoi që të kishte bërë transport lëndësh të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë Sokolaj 40.800 dollarë vetëm njërën prej ngarkesave, e cila është deklaruar sikur të jetë rreth 2.8 mln kg oksid hekuri dhe jo pluhur i furrave të çelikut që është lëndë shumë e rrezikshme, e cila u konstatua më vonë nga autoritetet ndërkombëtare.

Në deklarimin që është bërë në doganë më 4 korrik thuhej se destinacioni final ishte Tajlanda ndërsa kompania që e ka marrë sasinë është GS MINERALS e regjistruar në Rijeka në Kroaci. E gjithë sasia nuk ka kaluar në kontrollin me skaner pasi është lëndë rifuxho dhe përjashtohet nga ky kontroll.

Për të gjitha shkeljet e dyshuara dhe gjithë procesin e lëndës nga KURUM, ku është origjina e mbetjeve të rrezikshme, transporti dhe kalimi në port, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet që prej 16 gushtit për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

Lajmi është konfirmuar vetë nga organi i akuzës i cili thotë e regjistrimi i procedimit penal, hetimet në kuadër të të cilit po bëhen në bashkëpunim të ngushtë me OLAF dhe institucione të tjera ndërkombëtare, është bërë pas materialeve të dorëzuara dhe referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndërkohë që edhe policia e Durrësit ka dorëzuar në prokurori dosjen pasi ka kryer hetimet e para për veprat “Transportimi i mbetjeve” për firmën ‘Sokolaj’ dhe “Shpërdorimi i detyrës” për disa zyrtarë të Portit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Report Tv kontaktoi me pronaren e firmës transportuese, Gjovana Sokolaj, e cila konfirmoi bashkëpunimin dhe kontratën me KURUM International.

Një ditë më parë ishte Ministria e Mjedisit e cila konfirmoi ekskluzivisht për Report TV se sasia e lëndës është sjellë në Port nga KURUMI në Elbasan, dhe u ngarkua në Durrës në kontejnerët në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC.

Dy anijet “Campton” dhe “Candor’ që po transportojnë, një 41 kontejnerë dhe tjetra 61 konteinjerë, janë operatorit të ndërkombëtar Maersk, që përmes kësaj deklarate ka thënë se e gjithë sasia do të rikthehet në Shqipëri

Para

Sulmohet me armë policia në Shkodër

Pas

SMS-të sekrete, Kamami: Do ekzekutoj një e nga një të gjithë ata që vranë Regisin dhe Emiljanon

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.