E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si u mblodh urgjentisht Këshilli Bashkiak i Himarës 8 ditë pas zgjedhjeve për oligarkun Florenc Gjikuria , 2i hektarë tokë me një firmë

Korrieri nga Korrieri
29.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Si u mblodh urgjentisht Këshilli Bashkiak i Himarës 8 ditë pas zgjedhjeve për oligarkun Florenc Gjikuria , 2i hektarë tokë me një firmë

Si u mblodh urgjentisht Këshilli Bashkiak i Himarës 8 ditë pas zgjedhjeve për oligarkun Florenc Gjikuria , 2i hektarë tokë me një firmë

103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Si u mblodh urgjentisht Këshilli Bashkiak i Himarës 8 ditë pas zgjedhjeve për oligarkun Florenc Gjikuria, 2i hektarë tokë me një firmë

Vetëm tetë ditë pas zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, këshilli bashkiak i Himarës u mblodh në një takim jashtë radhe më 12 gusht për t’i hapur rrugë transferimit të mbi 21 mijë metrave kullotë në Gjilekë për llogari të projektit strategjik “White Roads Hotel” nën administrimin e Florenc Gjikurisë.

Vendimi i Këshillit Bashkiak, i propozuar nga kryetari në detyrë, Arqilea Bollano, e kalon sipërfaqen nga pronësia e bashkisë në pronësi të Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, FPPMIS, që më pas e jep atë me qira simbolike 1 euro te investitori i shpallur strategjik.

Videoja e mbledhjes, e postuar në faqen e Facebook-ut të Këshillit Bashkiak tregon se 14 pjesëmarrësit në mbledhje votuan pa shumë debate, ndërsa anëtarët e opozitës në këtë këshill nuk ishin të pranishëm.

Afrovita Dhimojani, kryetare e Partisë Demokratike në Himarë dhe drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës, pretendoi në një bisedë telefonike me BIRN se mbledhja jashtë radhe ishte bërë në shkelje të ligjit.

https://gazetakorieri.com/index.php/2023/08/02/bajlozet-e-rames-pushtojne-detin-nga-ekrem-lluka-te-gjikuaria-dhe-oligarket-samir-mane-e-geront-cela-qe-moren-leje-ndertimi/

Dhimojani tha se kalimi i pronës nuk kishte qenë në rendin e ditës dhe se ajo nuk e kuptonte se si ishte përfshirë.

“Ky projektvendim erdhi edhe në korrik dhe unë kundërshtova kalimin në rend dite, pasi nuk kishte informacion të mjaftueshëm,” tha Dhimojani. Ajo tha se ka paqartësi nëse toka ka apo jo konflikt gjyqësor dhe shtoi se nuk kishte dijeni që për të të ishin zhvilluar dëgjesa publike.

I pyetur në lidhje me kundërshtimet për këtë transferim, biznesmeni Florenc Gjikuria që administron “White Roads Hotel” e konsideroi vendimin një procedurë rutinë.

Ai tha se kundërshtimet dhe bojkoti nga opozita vinin për shkak të situatës së tensionuar paszgjedhore. Gjikuria pretendoi se për këtë kalim pronësie ishin bërë edhe dëgjesat publike.

“Shumica e sipërfaqes që përdor projekti është private,” tha Gjikuria.

Megjithatë, dokumentet bashkangjitur vendimit të Këshillit Bashkiak tregojnë se sipërfaqja e pronës publike është gjashtë herë më e madhe sesa prona private e investitorit prej 3297 metrash.

Shtesa 2 hektarë

Projekti “White Roads Hotel” u miratua si investim strategjik në vitin 2022, duke përfituar si masë mbështetëse edhe 9100 metra katrorë tokë shtet me qira 1 euro, pasi kjo pronë u hoq më herët nga fondi kullosor i zonës.

Por një vit më pas  “White Roads Hotel” i kërkoi Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS, një sipërfaqe shtesë prej 21 mijë e 900 metrash tokë shtet, duke e arsyetuar këtë me një kontratë me brandin ndërkombëtar Hyatt International LLC.

Në këtë vendimin, KIS  miratoi edhe sipërfaqen shtesë dhe arsyetoi se ajo jepej “për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standardet më të mira të brand-it”.

Në vendim bëhet me dije se projekti synonte një resort turistik multidimensional.

“Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi”, thuhet në vendimin e KIS. Sipas vendimit, aty parashikohet një investim prej më shumë se 21 milionë eurosh.

Pas këtij vendimi dhe shtesës së dhënë, një sërë institucionesh u vunë në lëvizje për të realizuar kalimin e tokës shtesë te investitori.

Realacioni i Bashkisë Himarë, bashkëlidhur vendimit për transferimin e sipërfaqes shtesë prej mbi 2 hektarësh, detajon një sërë shkresash të shkëmbyera mes institucioneve që prej fillimit të vitit 2024, përfshi Kadastrën, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Megjithatë, këshilltarja demokrate Afrovita Dhimojani thotë se megjithë këtë angazhim, kur ky projekt- vendim iu paraqit këshillit në korrik, ajo pa se kishte mungesë të informacionit.

Dhimojani tha se kishte paqartësi për sipërfaqen, ndaj e kishte refuzuar kalimin në seancë për t’i kërkuar informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë për të verifikuar nëse mbi pronë kishte pretendime të tjera dhe nëse kishte apo jo procese gjyqësore.

Dhimojani tha se ky ishte një nga problemet më të mëdha të Himarës dhe se bashkia nuk duhej të bënte kalimin pa sqaruar këtë pjesë, pasi ishte arsye për konflikte.

Anëtarët e shumicës në Këshillin Bashkiak, janë po ashtu të ndërgjegjshëm për problemet e pronësisë. Gjatë diskutimeve në mbledhje, një këshilltare ngre pyetje nëse për pronën kishte apo jo konflikte gjyqësore dhe nëse kishte qytetarë që e pretendonin atë.

“A ka mbivendosje?”, dëgjohet të pyesë dikush nga diskutuesit.

Por diskutimet këtu u prenë shkurt. Një prej këshilltarëve të shumicës, i ulur në fund të tavolinës ku zhvillohej mbledhja, këmbëngul disa herë që projekt vendimi të hidhej për votim. “O Dhimo, ne nuk jemi gjykatë. Kaloje”, thotë një nga anëtarët e këshillit që është me shpinë nga kamera, pasi bën disa herë gjeste të ngritjes së dorës në shenjë aprovimi dhe nxitimi.

Dhimojani i tha BIRN se mbledhja e Këshillit Bashkiak për këtë çështje ishte e paligjshme, pasi nuk ndiqte procedurën e përcaktuar për mbledhje të jashtëzakonshme. Po ashtu, sipas saj kalimi i pronësisë nuk ka qenë i parashikuar në rendin e ditës.

“Unë jam anëtare e kryesisë dhe unë e pashë rendin e ditës, kishte dy pika: Ndryshimet në buxhet dhe të ndryshme”, thotë ajo. Kryetarja e PD-së për Himarën shpjegoi se te pika të ndryshme futen zakonisht shqetësime që vijnë nga banorët, por projekt vendimi i miratuar nga shumica është propozuar nga kryetari i bashkisë. Ajo tha se ata do të informoheshin për vendimin në mbledhjen e rradhës në këshill.

Të ashtuquajturit investitorë strategjikë janë ndër përfituesit më të mëdhej të pronave publike në vend. Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Ata po ashtu marrin një sërë lehtësirash fiskale bazuar në një ligj i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, afatet e të cilit janë shtyrë herë pas here. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ligji ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale./reporter.al

Etiketat: 21 hektareflorenc gjikuriakeshilli bashkiak himarewhite roads
Para

Vrasja e Gentian Bejtjas në sy të fëmijëve, Roan Brahimi i ka prerë biletën Florian Plakut në Lezhë. Si u zbulua VLONJATI

Pas

Po trafikonin drejt Romës 3 kg kokainë “Gamel”, arrestohen 2 korrierët shqiptarë!

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.