E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Kel Kamami i ofroi 2 mln euro për kokën e Erion Alibejt, Nuredin Dumani i vuri kusht Talo Çelën: Do të vras njerëzit e afërt

Korrieri nga Korrieri
03.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
DOSJA/ Kel Kamami i ofroi 2 mln euro për kokën e Erion Alibejt,  Nuredin Dumani i vuri kusht Talo Çelën: Do të vras njerëzit e afërt
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të vëllezërve Çopja në Elbasan, që mediat kanë publikuar, personazhet e botës së krimit i druhen arrestimeve, por edhe dekonspirimeve nga  njëri-tjetri, aq sa bëjnë plane për të vrarë njerëz me të cilët kanë bashkëpunuar në ngjarje të rënda kriminale.

I tillë është dhe rasti i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, bashkëpunëtorë në disa ngjarje kriminale, të cilët më pas kanë bërë plane dhe për eleminimin e njëri tjetrit. Në një bisedë që ka pasur në SKY me shtetasin Kristal alias Elton Basha, Nuredin Dumani, shprehet se Talo Çela, gjatë një interviste televizive, i ka dhënë policisë indikacione se ku duhet të kërkojnë për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Në një moment gjatë bisedës me Bashën, Nuredin Dumani ka treguar për një pazar me shtetasin Mikael Qosja, i cili i kishte kërkuar që të vriste një person (i identifikuar më vonë si Erion Alibej) kundrejt shumës së 2 mln eurove. Mirëpo në këmbim Dumani i kishte kërkuar kokën e Talo Çelës, si dhe shumën prej 1.5 mln eurosh. Këtu ka nisur dhe krisja mes Dumanit dhe Qosjas, për shkak se ky i fundit nuk ka rënë dakord për marrëveshjen, që të vriste Talo Çelën, përkundrejt krimit që do të kryente i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

“Më datë 04.08.2020, poseduesi/përdoruesi i Kodit Pin Sky EÇ YR2N3M Nuredin Dumani, komunikon me përdoruesin/poseduesin e Kodit Pin Sky EÇ UTBPPE Elton Basha, të cilit i tregon se, Talo Çela nëpërmjet intervistës i ka dërguar mesazh policisë se ku duhet të kërkojnë. Më pas Nuredini shprehet se ka 4 muaj që po e kërkon Talo Çelën për ta vrarë, për këtë ka biseduar edhe me marokeninin (ku i referohet shtetasit Mikael Qosja, alias Kel Kamami), të cilit i ka treguar se vrasjen e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia i ka kryer Nuredini sepse Miri (Besmir Haxhia), Altin Ndoci bashkë me Talon do të vrisnin Nuredinin dhe vëllain e tij Dashin. 

Mikael Qosja i ka thënë Nuredinit të lumtë dora por na prishe punë se ato i kishim gjuajtës të mirë. Më pas, Nuredin Dumani i tregon Elton Bashës se, Mikael Qosja, i ka kërkuar një nder për një x person kundrejt shumës prej 2.000.000 Euro, ndërsa Nuredini i ka kërkuar 1.500.000 Euro dhe Talo Çelën të gjallë ose të vdekur. Mikaeli nuk ka pranuar dhe i ka thënë Nuredinit se do ia jepte Talon pasi Nuredini të kishte mbaruar punë me personin x. Nuredini shpjegon se nuk ka rënë dakord me Kelin të cilit i ka kërkuar Talo Çelën dhe 500.000 Euro kapar. Keli nuk ka pranuar dhe i është lutur Nuredinit që ta falë Talon dhe të bëhen sërish miq”, thuhet në dosje.

Si pasojë e krisjes, mes tyre, Dumani është hakmarrë ndaj Qoses, duke i vrarë dy nga njerëzit e tij më të afërt, Emiliano Ramazanin dhe Regis Runajn.

“Nuredini ka debatuar me marokenin (Mikael Qosen), të cilit në fund i ka thënë: “o Kel unë jam burrë dhe do ta mbaj fjalën meqë do luftë me mua do të vras njerëzit e tu më të afërt”. Keli i ka thënë “pushka top tu bëjtë”. Më pas Nuredini i tregon Eltonit se pas një muaji nga diskutimi me marokenin (Mikael Qosen), i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun me të ngushtë, në Elbasan, për të cilët sqaron se njëri është ekzekutuar me pistoletë ndërsa tjetri me thikë, ku i referohet shtetasve të ndjerë (Emiliano Ramazani dhe Regis Runaj”)”, vijon dosja.

Planet e Nuredin Dumanit, për të vrarë Talo Çelën, shpalosen dhe një një bisedë që ai ka pasur në SKY me të vëllanë e tij, Dashnorin. Nuredin Dumani paralajmëron të vëllanë, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media. Nuredin Dumani i tregon të vëllait për pazarin e prishur me Qosen, që çoi më pas në hakmarrjen e tij.

“Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin, Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri. Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është bukë shkelur dhe do ja marrë shpirtin.

Nuredini i shpjegoni Dashit se, policia mund ta arrestoj Dashin pas deklaratave që Talo Çela ka bërë në media. Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.

Në vijim Nuredini i shpjegon i shpjegon vëllait të tij se pas vrasjes së Besmir Haxhisë, Nuredin Dumani ka biseduar me Kelin (Mikael Qosen), të cilit i ka kërkuar ti japë Talo Çelën, ndërsa Keli-i-ka-ofruar-2-milion-Buro-dhe-Talon-në këmbim-të vrasjes së krymit (Erion Alibej) nga Nuredini. Nuredini ka pranuar duke i kërkuar 1 milion Euro dhe pasi të jepte prova që mund ta kapte krymin (Erion Alibej) Keli duhet ti jepet Talo Çelën në të kundërt nuk bëhej.

Nuk kanë rënë dakord dhe më pas Keli e ka pyetur Nuredinin se përse i ka vrarë njerëzit e tij. Nuredini i tregon vëllait të tij se Kelit (Mikael Qoses) i ka vrarë dy njerëz, djalin e hallës me 25 thika dhe shokun më të ngushtë Ilin që ka patur servis. Në vijim Nuredini e pyet vëllain e tij Dashnor Dumani nëse është i përfshirë në atentate në Elbasan. E pyet nëse është përfshirë te turku (vrasja e trefishtë e Bradasheshit). Nuredini shprehet se, për këtë ngjarje thonë se kanë gjuajtur dy veta dhe Talo ka qenë shofer. Nga natyra e bisedës që Nuredin Dumani zhvillon me vëllain e tij Dashnor Dumani, kuptohet se në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ku është vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, kanë marrë pjesë Talo Çela, shofer i automjetit të përdorur në atentat, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia të cilët kanë qëlluar si dhe Dashnor Dumani, i cili në këtë bisedë del që ka marrë pjesë por nuk ka qëlluar”, thuhet më tej në dosje.

Para

Plani i grupit ‘Çopja’! Erion Alibej do vritej me vaj të djegur në asfalt, Talo Çela: Ta nxjerrim nga rruga, ta godasim me automatik

Pas

Përplasje me armë në Tiranë, dy persona të plagosur (EMRAT)

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.