E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kulisat e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe propaganda e ministrit Ervin Hoxha

Korrieri nga Korrieri
06.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kulisat e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe propaganda e ministrit Ervin Hoxha
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Muhamet Rrumbullaku u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit dy vite pasi mori këtë detyrë. Jozyrtarisht, dorëheqja e tij u njoftua mbrëmjen e së enjtes, një veprim që duket i detyruar, pasi në Fletoren Zyrtare ishte publikuar udhëzimi i Ministrit të Brendshëm për zgjedhjen e kandidatit të ri për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që Rrumbullaku ishte ende në detyrë, Ministri i Brendshëm hapi konkursin për emrin e ri, çka e detyroi atë të japë dorëheqjen.

Në vend të tij, përkohësisht u emërua Sokol Bizhga, një oficer me karrierë të gjatë në radhët e policisë. Bizhga do të jetë ushtruesi i detyrës deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi ndryshimet e mëdha në radhët e policisë, në daljen e tij të parë publike, duke përdorur gjuhën e një politikani që synon “segmentin e ri të rrugës sonë drejt Shqipërisë 2030.” Ai vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm të policisë në dekadën e fundit, ndërsa theksoi se në kohën kur demokratët ishin në pushtet, policia ishte në një pikë kritike, duke u përballur me mungesë mbështetjeje.

“Të papaguar, të paushqyer, të paveshur, të pambështetur me mjete dhe fuqi motorike dhe më e keqja, të tradhtuar në operacionet me rrezik jete,” tha Hoxha, i cili ka vetëm 30 ditë në krye të Ministrisë së Brendshme, periudhë gjatë së cilës nuk ka shënuar asnjë rezultat të rëndësishëm. Ai shtoi se ambicia e tij për “Policinë e Shtetit 2030” është ta shndërrojë atë në një trupë të denjë për Bashkimin Europian.

Megjithëse Hoxha përgëzoi punën e Rrumbullakut dhe deklaroi se stafeta do t’i kalojë një gjenerate të re drejtuesish, ai nuk dha arsye të qarta për largimin e tij. Ministri nuk përmendi as përfshirjen e elementeve të inkriminuar brenda policisë, as ndonjë strategji për eliminimin e të korruptuarve nga radhët e saj. Nuk adresoi as faktin se brenda policisë ekzistojnë klane të fuqishme që luftojnë njëri-tjetrin, disa të mbështetura nga politika, të tjerat nga krimi.

Në fund, Hoxha theksoi se drejtuesit e rinj do të zgjidhen me meritë dhe integritet, duke shtuar se asgjë tjetër nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes. Megjithatë, nuk dha asnjë garanci për emrin e ri që do të zërë vendin e Rrumbullakut, për të cilin flitet se u largua si rezultat i përplasjeve të brendshme të grupeve në polici.

Para

SUPER operacioni i RENEA, si u kap i shumëkërkuari Maklen Haka

Pas

U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 700 mijë paund, dy shqiptarët dënohen me burg

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.