E premte, 20 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Bandat kriminale, burim lajmesh për gazetarët?” 

Korrieri nga Korrieri
09.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Bandat kriminale, burim lajmesh për gazetarët?” 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, bandat kriminale janë bërë një burim i rëndësishëm informacioni për gazetarët.

Aktivitetet e tyre të jashtëligjshme, shpesh të dhunshme dhe të përfshira në krime të rënda, tërheqin vëmendjen e medias dhe ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Megjithatë, raportimi për këto grupe sjell sfida dhe përgjegjësi të veçanta që kërkojnë kujdes nga gazetarët.

Në Shqipëri në rastin e fundit shohim se gazetarët nxitojnë në bërjen e lajmit duke mos e konfirmuar por thjesht duke i besuar “burimit” i cili gjithashtu po e përdor.

I tillë ishte lajmi për arrestimin e Marklen Hakës në (Dubai më 31 korrik 2024), ndërkohë që 33 vjeçari ndodhej në Fushë-Krujë dhe ndiqte nga kolltuku lajmet e arrestimit të tij.

"Bandat kriminale, burim lajmesh për gazetarët?"

Lajmi fake i arrestimit në Dubai

Diçka ndryshoi më 6 shtator që solli arrestimin e Marklen Hakës. Në dëshminë e tij ai tha se nuk ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria. Por një marrëveshje duket se është prishur prandaj kjo solli aksionin “blic” që zuri mat Marklen Hakën, i cili shfaqej i irrituar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Lajmi i arrestimit në Nikël

Gazetari Dritan Laçi në një studio televizive mbi lajmin për arrestimin e Marklen Hakës në Dubai, tha që gazetarët ose janë përdorur nga policia, ose janë përdorur nga krimi.

Sipas gazetarit Laçi burimet e informacionit ose janë nga Policia e Shtetit te gazetar të veçantë, ose bandat janë të interesuara të japin lajme të tilla.

A kanë ndikim bandat kriminale në Raportimin e Lajmeve:

Bandat kriminale shpesh janë të lidhura me krime të rënda si trafikimi i drogës, prostitucioni, vjedhjet e armatosura, dhe dhunë.

Këto aktivitete krijojnë ngjarje të jashtëzakonshme që janë tërheqëse për mediat dhe publikun.

 Gazetarët shpesh ndjekin këto ngjarje për të raportuar për krimet, për të dhënë informacione mbi hetimet dhe për të ndihmuar në informimin e publikut mbi kërcënimet që paraqesin bandat kriminale.

Rreziku dhe Siguria e gazetarëve të kronikës

Gazetarët që raportojnë për bandat kriminale shpesh janë në rrezik të madh.

Aktivitetet e këtyre grupeve mund të përfshijnë kërcënime dhe aktet e dhunshme ndaj atyre që i shqetësojnë, përfshirë gazetarët.

Rreziku për sigurinë e gazetarëve është një shqetësim i rëndësishëm dhe shpesh kërkon masa të veçanta mbrojtjeje dhe strategji për të mbajtur të sigurt ata që janë në terren.

Përgjegjësia dhe Etika e gazetarit të kronikës:

Një çështje etike e rëndësishme është se si gazetarët raportojnë për bandat kriminale.

Për shembull, ekziston rreziku që mediat të nxjerrin në pah detaje të panevojshme që mund të nxisin frikë dhe panik në publik, ose të bëjnë glorifikimin e bandave dhe veprimeve të tyre.

Gazetarët duhet të balancojnë ndërmjet nevojës për të informuar dhe përgjegjësisë për të mos kontribuar në përhapjen e propagandës kriminale.

Si bien mediat në grackën e krimit

Në disa raste, mediat mund të bien në grackën e sensacionalizmit, duke e ekzagjeruar ose përshkruar në mënyrë të tepruar natyrën e krimeve për të tërhequr vëmendjen e lexuesve.

 Kjo mund të ketë pasoja të rënda për të prekurit nga këto krime, si dhe për sigurinë e përgjithshme të komunitetit.

Sensacionalizmi gjithashtu mund të ndihmojë në ndërtimin e një imazhi të frikshëm për bandat, duke i bërë ato më të fuqishme në perceptimin publik.

Roli i Gazetarisë Investigative në media dhe komunitet

Gazetaria investigative luan një rol të rëndësishëm në hetimin e aktiviteteteve të bandave kriminale. Duke zbuluar dhe ndriçuar lidhjet dhe aktivitetet e këtyre grupeve, gazetarët mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve dhe të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë publike.

 Megjithatë, ky lloj raportimi kërkon kujdes të madh dhe burime të konsiderueshme për të siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe të mbrohet nga çdo ndëshkim i mundshëm.

Në përfundim, lidhja midis bandave kriminale dhe gazetarisë është komplekse dhe shpesh e rrezikshme.

Gazetarët që raportojnë për këto grupe duhet të kenë një ndjeshmëri të veçantë për etikën dhe rrezikshmërinë e punës së tyre, ndërsa sigurojnë që informacioni i ofruar të jetë i saktë dhe i dobishëm për publikun, pa kontribuar në rritjen e frikës dhe pasigurisë në shoqëri. /voxnews

Etiketat: SPAK
Para

Pritet përkeqësim i motit, drejtoria Detare Vlorë: Mjetet e vogla lundruese të marrin masa! 

Pas

Droni i zi në BURGUN e Burrelit, kontrollohen listat e të burgosurve që kanë kërkuar ajrim! (Ja për çfarë dyshohet) 

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Veliaj kërkon të marrë pjesë në proces, por justifikon mungesën me gjendjen shëndetësore. SPAK: Kërkoi të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

18.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.