E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si Kremlini pagoi 10 milionë euro influencerët e famshëm amerikanë për të përhapur propagandë ruse në SHBA! Departamenti i Drejtësisë ngre akuzat 

Korrieri nga Korrieri
10.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Si Kremlini pagoi 10 milionë euro influencerët e famshëm amerikanë për të përhapur propagandë ruse në SHBA! Departamenti i Drejtësisë ngre akuzat 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një skandal i përmasave të mëdha është bërë i ditur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku disa infuencerë të djathtë akuzohen se kanë marrë 10 milionë dollarë në total nga Kremlini për të përhapur propagandën ruse te amerikanët.

Detajet e këtij operacioni me para të fshehta, persona inekzistentë, dhe me bashkëpunëtorët e tyre në SHBA, janë zbardhur nga padia e ngritur nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Ndonëse nuk përmenden emrat e influencerëve amerikanë, zbulimi i identiteteve të tyre është bërë i mundur përmes disa detajeve të tjera të deklaruara në dosjen e autoriteteve amerikane, si numri i ndjekësve në rrjetet sociale dhe emri i medias që do të përdorej për përhapjen e propagandës.

Si Kremlini pagoi 10 milionë euro influencerët e famshëm

Kostiantyn Kalashnikov dhe Elena Afanasyeva në dosjen e Departamentit të Drejtësisë

Dy rusët, të regjistruar si punonjës të Russia Today (RT), një agjenci mediatike e sponsorizuar dhe kontrolluar prej Kremlinit, Kostiantyn Kalashnikov dhe Elena Afanasyeva akuzohen se kanë financuar kompaninë mediatike amerikane me bazë në Tenesi, “Tenet Media”, me 10 milionë dollarë përmes transfertave bankare të fshehta me kompani offshore.

Tenet Media është një media e cila funksionon kryesisht në rrjetet sociale, dhe me një kanal në Youtube, dhe që shpesh fton zëra të njohur konservatorë si Lauren Southern, Tim Pool, Tayler Hansen, Matt Christiansen, Dave Rubin dhe Benny Johnson.

Si Kremlini pagoi 10 milionë euro influencerët e famshëm

Dave Rubin, Benny Johnson dhe Tim Pool, bashkëpunëtorë të Tenet Media 

Disa prej këtyre komentatorëve politikë kanë reaguar pas bërjes publike të çështjes duke thënë se janë “mashtruar” dhe se nuk e dinin origjinën e parave, apo se ishin duke përhapur propagandë ruse dhe anti-ukrainase.

Skema nisi parmes rusit Kalashnikov, i cili sipas hetuesve amerikanë mban detyrën për zhvillimin e operacioneve të fshehta në SHBA. Ai caktoi shtetasen ruse Afanasyeva për të kontrolluar dhe menaxhuar Tenet Media në SHBA, si dhe për t’u përcaktuar atyre linjën propagandistike që duhet të përhapnin.

Afanasyeva kontaktoi shtetasin Liam Donovan dhe kinezo-kanadezen Lauren Chen, duke u thënë se një bankier i quajtur Eduard Grigoriann (person inekzistent) dëshironte të financonte me 10 milionë dollarë median e tyre. Chen dhe Donovan shfaqën dyshime në fillim, por nuk i shkuan shumë pas kësaj çështjeje duke pranuar të bashkëpunonin me rusët. Në një moment Chen shprehu habinë se përse miliarderi që po i financonte nuk rezultonte si emër publik në internet. Afanasyeva iu përgjigj duke i dhënë një “CV” të falsifikuar me një person të shpikur prej saj me emrin Eduard Grigoriann dhe që nuk ekzistonte në të vërtetë.

Si Kremlini pagoi 10 milionë euro influencerët e famshëm

Themeluesit e Tenet Media / Liam Donovan dhe Lauren Chen 

Pasi Chen dhe Donovan pranuan të nisnin bashkëpunimin, nisën edhe pagesat. Në disa raste flitet se Tim Pool ka marrë plot 100 mijë dollarë për një video të vetme për të përhapur propagandë ruse.

Një rast është ai i sulmit terrorist në një qendër tregtare në Moskë, kur rusët i kërkuan themeluesve të Tenet Media që të përhapnin propagandë se pas sulmit qëndronin Ukraina dhe SHBA, e jo terroristët e ISIS. Themeluesja e Tenet Media, Chen i ktheu përgjigje rusëve duke u thënë se dy prej komentatorëve politikë të saj “ishin të gatshëm ta mbulonin këtë çështje”.

Kjo konvergon me një video ku Tim Pool shfaqet duke akuzuar hapur Ukrainën dhe SHBA si përgjegjëse për sulmin terrorist në Moskë.

Në një rast tjetër, rusët e RT kishin vonuar pagesat ndaj Tenet Media, dhe Chen i shkroi por nuk mori përgjigje. Ajo më pas kërkoi në Google “ora në Moskë”, për të konfirmuar se aty ishte natë, ndaj nuk po i kthehej përgjigje, raporton Voxnews.al.

Një nga ligjet që akuzohen se kanë shkelur influencerët amerikanë është “Akti i regjistrimit të agjentëve të huaj” (FARA), që detyron çdo agjent të huaj që punon në SHBA të regjistrohet me Departamentin e Drejtësisë. Qëllimi është transparenca pikërisht për të shmangur financimet e errëta të shteteve apo entiteteve të ndryshme në SHBA.

Prej disa ditësh, Lauren Chen dhe bashkëshorti i saj, themelues të Tenet Media janë zhdukur nga rrjetet sociale, ndërsa fati i tyre nuk dihet. Ata mund të jenë ndaluar në SHBA, ose mund të jenë arratisur drejt Rusisë.

Ndërsa komentatorët e tjerë konservatorë si Tim Pool dhe Tayler Hansen apo Benny Johnson po cilësohen nga publiku si “idiotë të dobishëm” që ranë në kurthin e kësaj influence të huaj.

Si Kremlini pagoi 10 milionë euro influencerët e famshëm

Tenet Media dhe stafi i saj

Kanali i Tenet Media me mijëra video dhe rreth 300 mijë abonentë, është fshirë tashmë nga Youtube. Ndërsa Blaze TV njoftoi dy ditë më parë se kishte pushuar nga puna Lauren Chen, e cila ishte kontributore te ky kanal televiziv.

Para

“Dosja Partizani”, Anila Hoxha: Hetimet për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin nuk mbyllen nesër

Pas

“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem”, çfarë i tha autori bashkëshortes pasi vrau dy vëllezërit 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.