E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vilë miliona euro në Nikël, RENEA fjeti në pyll për të arrestuar Maklen Hakën

Korrieri nga Korrieri
10.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
SUPER operacioni i RENEA, si u kap i shumëkërkuari Maklen Haka
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth aktivitetit kriminal të Marklen Hakës dhe arrestimin e tij nga RENEA. 

Lala shpjegoi se RENEA e ka ruajtur prej ditësh madje kanë fjetur edhe në pyll për të arritur të kapin Hakën, një person i dyshuar për aktivitet të theksuar kriminal. 

“Marklen Haka është shpallur në kërkim kombëtar dhe më pas ndërkombëtar. Bashkë me të janë shpallur në kërkim disa emra të njohur si Ervis Martinaj, Durim Bami, ish deputeti Arben Ndoka, Xhelal Rraja, iu komunikua masë tjetër Shullzait. Bëhej fjalë për elitën e krimit në Shqipëri.

Marklen Haka ka humbur vëllain kur ishte i vogël, i është ekzekutuar. Jetonte me babain e tij në një vilë milionë euro në Nikël. Kam filmuar, është një ndër vilat më të shtrenjta, kam bërë një mini dokumentar për VOA dhe duhej kapur me dron sepse ishte me mure shumë të larta.

Është arrestuar fillimisht për vrasjen e një biznesmeni të kromit, u dyshua për hakmarrje por nuk u provua dhe u lirua. Marklen haka është dyshuar për një seri ngjarjesh por asnjëherë nuk është arrestuar dhe dënuar.

Sipas prokurorisë, po bënte plan bashkë me Arben Ndokën dhe persona të tjerë, për të ekzekutuar Durim Bamin. Policia e Tiranës, ka patur plan operacion, është menduar të shkojë RENEA. Ai është larguar maksimumi deri në Kosovë, është personazh shumë lokal.

Në 2 shtator e kanë identifikuar, nuk kanë patur mundësi për ndërhyrje. Në datën 6 është kthyer bashkë me disa miq dhe ishin bërë gati për të drekuar, kishin sjellë prodhime të detit dhe pije. Gjatë kësaj kohe RENEA bashkë me policinë e Tiranës, kanë fjetur në pyll dhe e kanë monitoruar banesën me dron, me dylbi gjatë natës. Kanë bllokuar daljen e automjeteve dhe kanë ndërhyrë.

Marklen Haka, po ashtu është person që u ka mbijetuar dy atentateve. Njëra ka ndodhur në derën e vilës.

Në dhjetor 2017 vritet vëllai i Arben Ndokës, dhe Ndoka dyshonte në përfshirjen e Marklen Hakës. Pas shumë bisedash ka pajtim dhe “besë” sipas kanunit, për këtë arsye ai merr afër vetes Marklen Hakën që e informonte për lëvizjet e Bamit.

Në tërmetin e parë në shtator 2019, pikërisht atë natë, tetë persona, ish komando u futën nga lumi dhe tentuan të marrin peng Marklen Hakën. Halla e tij, që kishte vajtur të takonte vëllain dhe nipin, doli para Marklenit dhe mbeti e vrarë. Markleni u plagos, autorët u larguan dhe u shoqërua në atë kohë Valter Bami në spitalin e traumës. Pastaj Marklen Haka bëri plane për të ekzekutuar Valter Bamin.

Ka ndodhur edhe atentat në vitin 2022 në kryqëzimin e Niklës, prokuroria i dha mundësinë të merrte statusin e të penduarit. Po të pendohej, ka shumë informacion të detajuar”, tha ndër të tjera Lala. 

Para

“U rrah me grushta me një person nga zona e ish-Parkut”, Artan Hoxha jep detaje nga arrestimi në Dubai i Plarent Dervishajt

Pas

Tre detaje nga SMS-të sekrete të SKY, paratë e krimit po pastrohen në kulla, pse u përmenden nga Berisha Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi ?

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.