E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tre detaje nga SMS-të sekrete të SKY, paratë e krimit po pastrohen në kulla, pse u përmenden nga Berisha Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi ?

Korrieri nga Korrieri
10.09.2024
në Aktualitet, Investigim
A A
Tre detaje nga SMS-të sekrete të SKY, paratë e krimit po pastrohen në kulla, pse u përmenden nga Berisha Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi ?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tre detaje nga SMS-të sekrete të SKY, paratë e krimit po pastrohen në kulla, pse u përmenden nga Berisha Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi ?

Paratë e krimit të organizuar kanë hyrë thellë në industrinë e ndërtimit të kullave dhe resorteve turistike në Shqipëri.

Vetëm gjatë ditëve të fundit janë identifikuar dy raste, të paktën referuar dosjeve që janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), të cilat janë iniciuar nga komunikimet në platformën “Sky/ECC” dhe të vendosura në dispozicion të prokurorisë shqiptare nga autoritetet franceze e belge.

Në njërin rast, të premten e kaluar (30 gusht 2024), kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye dosjes “Toyota Yaris”, një episod ku, në Portin e Durrësit, u kapën 3.2 milionë euro në dy automjete që vinin nga Belgjika.

Për atë rast, së fundmi është arrestuar ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë me urdhër të SPAK-ut.

Berisha duket se ka siguruar të dhëna nga dosja, e cila, me vendim të Gjykatës së Posaçme, nuk është lejuar të bëhet publike.

Sipas kreut demokrat, “…Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë patur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia. Ky ndërtues i lidhur si mishi me thoin me Erion Veliajn është një nga pritësit të klanit të narko-eurove, sipas regjistrimeve të klanit Toyota Yaris, të cilat janë fshehur nga Prokuroria e krimit dhe gjykatësja kriminale…”.

Në foto: Deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha

Në deklaratën e tij, Berisha duket se i referohet kullës “Book Building”, e cila ka marrë leje në Shkurt 2018 nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, një strukturë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në foto: Leja e miratuar për kullën “Book Building” me zhvillues biznesmenët Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia

Leja është miratuar për shoqërinë “TDT & Partners”, me ortakë Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia (mbiemra të ngjashëm me atë që përmendi Berisha në deklaratën e tij të javës së kaluar).

Në një tjetër dosje, që po trajtohet së fundmi nga SPAK-u për ngjarjet kriminale të disa viteve më parë në Elbasan, shfaqet sërish një episode i dyshimeve për transferimin e parave të krimit të organizuar në industrisë e ndërtimit në Tiranë.

Pak javë ma parë, Prokuroria e Posaçme lëshoi mbi 30 urdhër-arreste për anëtarët e grupit të dyshuar kriminal “Çopja”, por vetëm pak prej tyre u ndaluan.

Agjencia “Birn”, në një artikull të publikuar në 30 gusht 2024, raportoi, ndër të tjera, për aktivitetin ekonomik të këtij grupi, duke iu referuar të dhënave të dosjes gjyqësore.

Ndër të tjera, në artikull thuhej se “gjatë vitit 2020, kohë së cilës i përkasin bisedat e zhvilluara në SKY ECC, (Franc) Çopja dokumentohet të ketë sjellë në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro të thata, të cilat u investuan në ndërtimin e një pallati pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në blerjen e apartamenteve të shtrenjta në disa prej kullave të Tiranës, si dhe dy vilave në kompleksin “Mandarine Drive” pas qendrës tregtare TEG, e ndërtuar nga kompania e themeluar nga (Klajdi) Merkaj.

Sërish në vendimin gjyqësor thuhet se “Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely (Çopja)…”.

Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë Merkaj 3 sh.p.k, ndërtuar në një nga zonat elitare të Tiranës, shumë pranë Qendrës Tregtare “TEG”.

Në foto: Pamje nga kompleksi i vilave, “Mandarine Drive”

Kompania ndërtuese është themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për mjetet e rënda të transportit.

Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij dhe kompania shënoi një ngjitje të beftë, duke u përfshirë në projektin e ndërtimit të kompleksit të vilave “Mandarine Drive”.

Dëshmitë e para thuajse-zyrtare për përfshirjen e parave të krimit në biznesin shpërthyes të ndërtimit në Tiranë janë dhënë disa vite më parë.

Dhe, si përherë, kur akuzat nga aktorë vendas përmbyten nga propaganda qeveritare, të dhënat që vijnë nga autoritetet e huaja janë gjithnjë “pilula” që kapërdihen më lehtë.

Në fund të janarit 2021, Prokuroria e Posaçme, SPAK, u detyrua nga opinioni publik të deklaronte nisjen e hetimeve për atë që konsiderohej si “afera e kullave të Ndrangheta-s” në Tiranë, pasi përgjimet e një hetimi të prokurorisë së anti-mafias së Katanzaros ngritën dyshime se klanin mafioz italian ishte përfshirë në ‘aferën” e lejeve të ndërtimit të kullave të larta në kryeqytetin shqiptar.

Tre detaje nga SMS-të sekrete të SKY, paratë e krimit po pastrohen në kulla, pse u përmenden nga Berisha Dajlan Avdia dhe Olsi Abdi ?

Antonio Gallo, një sipërmarrës Italian, i konsideruar në median e vendit të tij edhe si “Princi i Ndrangheta-s”, në komunikimet e përgjuara gjatë hetimit të anti-mafias, diskuton me një bashkëpunëtorin e tij, lidhur me mundësinë e përfshirjes në sektorin e ndërtimeve në Tiranë.

Në foto: Antonio Gallo

Ata janë të bindur se me rryshfet “20 përqind”, në kryeqytetin shqiptar mund të marrësh leje për pallate shumëkatëshe. Madje, ata flasin edhe për takime të kryera me njerëz “pranë” kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

Pas më shumë se 4 vitesh, nga prokuroria SPAK nuk ka asnjë sinjal mbi këtë hetim, për të cilin shumë skeptikë kanë besuar që herët se nuk do të përfundoj me asnjë rezultat konkret. –Boldnews.al

Etiketat: book buildingdajlan avdiaglendi abdisali berishaSPAK
Para

Vilë miliona euro në Nikël, RENEA fjeti në pyll për të arrestuar Maklen Hakën

Pas

Aksident në “Rrugën e Arbrit”/ Automjeti përfundon në lumë, plagosen rëndë dy të rinj

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.