E diel, 18 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gruaja nga Fieri i bën “GROPËN” burrit, i tregoi policisë për 34 PAKO me drogë!

Korrieri nga Korrieri
23.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Gruaja nga Fieri i bën “GROPËN” burrit, i tregoi policisë për 34 PAKO me drogë!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gruaja nga Fieri i bën gropën burrit, i tregoi policisë për 34 pako me drogë!

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 20 vjet burg në total tre persona nga fshati Cakran, pasi në banesën e dy prej tyreve policia zbuloi dhe sekuestroi 34 pako të presuara me kanabis stativa dhe 500 gramë me kokainë.

Lënda narkotike u sekuestrua në një automjet tip “Volvo” dhe për këtë ngjarje në muajin shtator 2023 në Cakran u arrestuan Panajot Shahaj dhe Osmën Mehmetaj, ndërsa djali i tij, Eduart Mehmetaj, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është shpallur në kërkim, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia, shkruan Ora.

Të tre të ndaluarit akuzoheshin nga prokuroria për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtjës, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”.

Eduart Mehmetaj gjykata e Fierit vendosi ta dënojë me 8 vite burgim, ndërsa për babain e tij Osmën Mehmetaj dhe komshiun e tyre Panajot Shehaj, gjykata ka vendosur një dënim prej 6 vjet burgim secilit.

Ndërkohë njeriu që ka ndihmuar policinë për identifikimin në kohë rekord të pronarit të drogës, Eduart Mehmetaj është gruaja e tij, Elsa Mehmetaj.

Gruaja ka deklaruar në polici se automjeti tip “Volvo” ku është gjetur sasia e lëndës narkotike, është i rregjistruar në emër të burrit të saj, Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë.

Sipas saj makinën e kanë blerë shokët e tij, për të cilët nuk ka dijeni se si quhen dhe nga janë.

“…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar. Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë…”, ka deklaruar në polici, Elsa Mehmetaj.

Sipas saj me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes ku banojnë.

Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia.

Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj.

Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

Kjo dosje penale që mban Nr. 1142, tregon një hetim që po ndiqej nga policia dhe prokuroria e Fierit për trafikimin e një sasie droge nga Shqipëria në Greqi.

Por rrishtazi në bisedat telefonike ka nxjerë disa persona të tjerë që bisedonin për paketimin e disa kilogram hashash në fshatin Cakran të Fierit.

Duke qenë se njëri nga personat që fliste në telefon nuk ishte pjesë e këtij hetimi për trafikim të drogës në Greqi, prokurori i Fierit Petrit Vukaj, vendosi të nisë çështjen kryesisht duke hapur një dosje tjetër penale.

Përmes ndjekjes së përgjimeve telefonike është mësuar se Eduard Mehmetaj nga fshati Cakran i Fierit mbante të paketuar në banesën e tij, disa kilogram drogë.

Nisur nga kjo e dhënë prokurori Vukaj, ka autorizuar policinë të lokalizojë banesën e Mehmetaj dhe ushtrojë kontroll fizik në të. Pas kontrolleve të kryera, policia gjeti brenda makinës tip “Volvo” sasinë prej 34 pako me 30 kg cannabis dhe 500 gramë kokainë.

Dënimi i gjykatës:

Eduard Mehmetaj, 8 vjet burgim

Panajot Shahaj, 6 vjet burgim

Osmën Mehmetaj, 6 vjet burgim.

Para

Hati dhe Jashari reklamë me helikopter, cila është argjendaria Izmiri Shop që goditi policia në fundjavë

Pas

Ministri Hoxha paralajmëron shkrirjen e krerëve të Policisë në qarqe dhe komisariate: I pakënaqur me punën e tyre

Nga Kategoria

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor
Aktualitet

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.4k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!
Aktualitet

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

17.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve
Aktualitet

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
“New York Times”: Studentët nuk ndalen deri në largimin e Ramës

“New York Times”: Studentët nuk ndalen deri në largimin e Ramës

16.10.2026
10.4k
ULTIMATUMI/ Protestuesit-Ramës: Dorëhiqu deri sot në drekë, ose….!

ULTIMATUMI/ Protestuesit-Ramës: Dorëhiqu deri sot në drekë, ose….!

15.10.2026
10.4k
Kod i ri Etike në arsim: Jo veshje ekstravagante dhe makeup-i i tepërt, fikni telefonat në takim me ministren Kumbaro

Kod i ri Etike në arsim: Jo veshje ekstravagante dhe makeup-i i tepërt, fikni telefonat në takim me ministren Kumbaro

12.10.2026
10.4k
U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

17.10.2026
10.4k
“Policia, e çakorduar!” – Ish- drejtori Gledis Nano: E papranueshme që policia të ndjekë njerëzit me shkop gome…

“Policia, e çakorduar!” – Ish- drejtori Gledis Nano: E papranueshme që policia të ndjekë njerëzit me shkop gome…

16.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.