E diel, 18 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Hati dhe Jashari reklamë me helikopter, cila është argjendaria Izmiri Shop që goditi policia në fundjavë

Korrieri nga Korrieri
23.09.2024
në Aktualitet
A A
Hati dhe Jashari reklamë me helikopter, cila është argjendaria Izmiri Shop që goditi policia në fundjavë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Izmiri Shop”, një ndër argjendaritë më të njohura në kryeqytet ra nën kontrollin e policisë së Tiranës pas një hetimi ku u zbulua se bizhuteritë që tregtonin ishin mall kontrabandë.

Pas kontrollit në dy pikat, në rrugën “Myslym Shyr” dhe në qendrën tregtare “QTU”, policia sekuestroi 9830 gram argjend ndërsa shpalli në kërkim pronarin Izmir Bengaj, 28 vjeç si dhe është vënë nën hetim nëna e tij, Donika Begaj50-vjeç.

Megjithatë, “Izmiri Shop” nuk është një biznes familjar i zakonshëm si shumë të tjerë në kryeqytet.

Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku, dy emra të njohur në rrjetet sociale, janë reklamuesit kryesorë të argjendarisë.

19-vjeçarja Hatixhe Brika shfaqet në video të ndryshme duke promovuar bizhuteritë e “Izmiri Shop”, përfshirë një rast ku udhëton me helikopter drejt pikës së tyre në QTU.

Në një video tjetër, ajo shkruan se ka marrë dhurata në vlerën e 7,000 eurove nga kjo argjendari.

Hati dhe Jashari e promovojnë me helikopter, cila është

Ndërkohë, personazhe të tjerë të njohur si Sara Gjordeni, Fation Kuqari, Sara Kolemi dhe Niko Komani, së bashku me shumë emra të tjerë VIP kanë reklamuar aksesorë dhe bizhuteri nga kjo argjendari.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tregtonin bizhuteri të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduar, procedohet penalisht një shtetase dhe punohet për kapjen një shtetasi tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silver”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.

Etiketat: Argjendari izmirihatijashari
Para

Ortaku i tij humbi jetën nga shpërthimi me tritol, Apeli lë në qeli Muhon! Zbulohet plani i Nelajt për djegien e anijes

Pas

Gruaja nga Fieri i bën “GROPËN” burrit, i tregoi policisë për 34 PAKO me drogë!

Nga Kategoria

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor
Aktualitet

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.4k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!
Aktualitet

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

17.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve
Aktualitet

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Këshilltari socialist sulmon protestuesit: Fundërrina që kërkojnë destabilitetin e vendit

14.10.2026
10.4k
8 orë përballje me policinë, zbardhet bilanci i protestës së studentëve

Media greke komenton protestat në Shqipëri: Tirana prej tre ditësh është kthyer në fushëbetejë

15.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k
Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë (VIDEO)

Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë (VIDEO)

16.10.2026
10.4k
E rëndë në Fushë-Krujë! E shtyu…16-vjeçari humb jetën pasi iu shkëput ashensori, pranga kamarierit dhe pronarit të lokalit

E rëndë në Fushë-Krujë! E shtyu…16-vjeçari humb jetën pasi iu shkëput ashensori, pranga kamarierit dhe pronarit të lokalit

12.10.2026
10.4k
Skandalet e Ahmetaj, Veliaj, Agasi, Hyseni, Beqaj e deri tek Balluku – Arsyet pse protestohet sot, por Rama ende nuk ofron një zgjidhje

Skandalet e Ahmetaj, Veliaj, Agasi, Hyseni, Beqaj e deri tek Balluku – Arsyet pse protestohet sot, por Rama ende nuk ofron një zgjidhje

15.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.